Prek Cali sipas kelmendasit Zef Naçaj

Prek Cali eshte lindur ne vitin 1878 ne Malin e Jushit. Ne zonen e nenshkodres, ku kelmendasit gjate muajve te ftohte te dimrit uleshin per dimrim ne zonat e ulta fushore e ne breg te detit. Preka ishte femija i pare ne konakun e Cal Alise. Cali me Ruden paten tre femije. Preka, Toma dhe nje vajze me emrin Lule. Toma humbi jeten ne moshe te re ne ujnat e Torovices. Preka ishte nga fisi i njohur i Hasanajve te Selces. Ishte shtatlarte 2. 16 m dhe dukej sikur konkuronte me lisat e bjeshkeve. I pashem e i paperkulshem, trim dhe luftetar i papajtueshem ndaj kujtdo qe kerkonte te cenonte interresat e trojeve te tij e te Kelmendit. Prek Cali nuk ishte as bajraktar as vojvode, ishte thjeshte Prek Cali. Nje prijes popullor, qe u be legjende e atyre maleve. Prek Cali luftoi me turq, serbe e malazes dhe u interrnua ne kalan e Gjirokastres nga mbreti Zog. Nuk qe dakord qe te bahej lufte midis Shqiptaresh ne luften e Tamares, por ai nuk u ndoll aspak aty ate dite. Ai nuk hodhi as edhe nje plumb kunder partizaneve. Njihej si antisllav dhe antikomunist, por gjithmone mbronte dhe respektonte mendimin se kush merr kalane e Shkodres ai edhe qeveris. Ne situaten absurde dhe te nderlikueme qe u krijue me luften e Tamares, ai preferoi te qenderonte larg ngjarjeve dhe vajti e u mbyll ne nji shpelle. Ne Shpellen e Tartashices, qe sot quhet Shpella e Prek Calit. Me vete kishte edhe nji grup burrash qe e shoqeronin. Ai u dorzue per te mos demtue trimat qe ishin me te, sepse shume prej tyre ishin mjafte te rinje ne moshe. Ai u dorzue ne bese te Zotit se iu premtue qe edhe do t’i falej jeta. Per kete u perdor edhe prifti. Por besa nuk mund te mbahet nga te pabeset.

Marr: Nga libri ‘’Forca e Kelmendit’’
Autor: Zef Nacaj