Precipiton situata-Tensione në Shkodër, qytetarët i vëndosin flakën një KZAZ

Fillojnë djegiet e KZAZ-ve. Vendimi i kryeministrit Rama për të shkuar me 30 qershor në zgjedhje pa datë zgjedhje, pasi presidenti e ka shfuqizuar këtë datë për të mos patur përplasje civile, po sjell që policia të pushtojë KZAZ-të dhe të rrethojë zonat përreth tyre si në shtetrrethim.

Orët e mbrëmjes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër. Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti. Burimet bëjnë me dije se në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës.

Më pas rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët u futën me forcë brenda shkollës.

Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.

“Meqënëse objektet e shkollës janë asete në pronësi të Bashkisë Shlkodër dhe administrohen si territore nga bashkia Shkodër këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga  Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte.”

Bashkia e mbyll kërkesën për të cilën ka vënë në dijeni dhe drejtorinë rajonale arsimore në Lezhë (nga varet arsimi në Shkodër) duke nënvizuar: “Përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëorganizmi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit”

Kërkesa mban firmën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi.

Po kështu dhe në Lezhë, kryebashkiaku Fran Frroku ka dërguar shkresë për lirimin e mjediseve që po përdoren si KZAZ. Por thirrjes së kryebashiakut, policia i është përgjigjur duke e futur krejt zonën në shtetrrethim të plotë.