PRAGSEZONI TURISTIK/ Kryeministri Edi Rama prezanton “Shqipëria ime”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video të veçantë, promovuese e turizmit në vendin tonë. Protagonistë të videos janë jo vetëm resurset dhe bukuritë natyrore, por edhe fëmijë të talentuar të Qendrës Kombëtare Kulturore.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë”, shkruan Rama.

Kjo sipërmarrje, ky promovim, ky manifestim vlerash dhe vetëdijeje për atdheun, bukuritë e vendit tonë, mbetet sa e veçantë, aq dhe profesionalisht e arrirë.

Shqiperia historike, kulturore, arkitekturore e turistike eshte ajo qe gjenerata tjeter sjell me ajrin e femijeve, buzeqeshjes, syve plot drite nga e ardhmja. Çdo shqiptar ndjehet krenar per udheheqjen e ketij projekti te pare cilesor e elegant qe i ve femijet ne qender te promovimit te vlerave dhe hapjes se sezonit te ri turistik. Faleminderit kujtdo qe u be pjese e kesaj iniciative madheshtore!

“Shqipëria ime” është kjo! Shqipëria e fëmijëve,e të ardhmes,Shqipëria e vëndeve historike,muzeve ,urave e shtëpive qindra vjecare. Shqipëria e kulturës,traditës,maleve ,fushave e brigjeve që të lënë pa frymë.
Kështu e shoh unë Shqipërinë time dhe faleminderit Lubonja Monika që më dhe mundësinë ta tregoja Shqipërinë sipas syve dhe mendjes time dhe të bëja punën që dua kaq shumë në ditët më të ëmbla për mua, shkruan regjisorja e këtij projekti.

MIRËMËNGJES ?dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë ??❤??

Posted by Edi Rama on Samstag, 20. Mai 2017