Polotikania, Nathalia Fernandez, dekoron gratë e Organizatës “Hope & Peace”

Me rastin e festave të fundvitit anëtaret e Organizatës “Hope & Peace” u mblodhën për të festuar së bashku në një nga lokalet shqiptare në New York. Nderoi me pjesëmarrjen e saj Assamblywomen Nathalia Fernandez, e cila duke njohur nga afer veprimtarinë e kësaj organizate që kontribon vullnetarisht për të drejtat e grave e fëmijëve, vlerësoi me Çertifikata “Mirënjohje” zonjat Rita Saliu, Cynthia Arzu, Janulla Rrapi, Maria Rexhaj dhe Moza Boletini.

Gjithashtu mysafire të festës Gratë e “Hope & Peace” patën edhe anëtaret e Shoqatës “Marigona” nga New Jersey, kryesuar nga shkrimtarja Sabije Veseli, të cilat kishin sjellë edhe dhurata të bukura për të gjitha gratë. Fllonxa Sela Pollozhani kishte pregatitur si gjithmonë ëmbëlsira, që u pëlqyen nga gratë dhe e falenderuan miken e tyre të dashur.

Edhe “Hope & Peace” shpërndau dhurata me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2020. Takimin e hapi Moza, një nga themelueset e kësaj organizate, e cila pasi i uroi mirëseardhjen pjesëmarreseve, paraqiti një video film të grupit muzikor të vajzave nga Kili “Las Teses” të cilat shfaqeshin duke performuar këngën “Një dhunues në rrugën tënde” që flet kundër dhunës e përdhunimeve ndaj femrave dhe që ka gjetur përkrahje në shumë vende të botës. “Ne tha Moza, e mbështesim tekstin e kësaj kënge, marshimin e këtyre grave dhe vajzave në botë si dhe kauzën e tyre të drejtë për të drejtat humane dhe pavarësi social ekonomike”.

Kënga -Hit u ndoq me vëmendje nga pjesëmarrëset të cilat treguan interes për të rënë në kontakt me grupin “Las Teses” si dhe autoren e tekstit brazilianen Rita Segato.

Përshëndetën festën Assamblywomen Nathalia Fernandes, poetja dhe humanistja Rita Saliu, në emër të Shoqatës “Marigona” këngëtarja e njohur Sebahate Berlajolli, Janulla Rrapi, Maria Rexhaj, Sanije Vojka, punonjësja e shëndetësisë pranë Montefiore Hospital në Bronx Angjelina Deda, etj. Dreka u sponsorizua nga biznesmeni shqiptar Kujtim Funiqi, pijet u sollën e servirën nga biznesmenia Tina Musaj.

Me këtë rast nuk munguan fotot dhe mirënjohjet falenderuese për Assamblywomen Nathalia Fernandez dhe sponsorizuesit e festës….

Nga: Elca Bodani

Foto: Vera Kola

New York, Dhjetor 2019