POLITIKANET NEN PETKUN E POLITIKES/ Lulzim Basha, një rrëfim ndryshe për pasionet, familjen dhe ëndërrat

Në një rrëfim jashtë petkut të një politikani dhe kandidati që garon për postin e kryeministrit, Lulzim Basha ka treguar për jetën si prind i dy vajzave por dhe bashkëshort i përkushtuar jashtë politikës.

Edhe pse kjo kohë e ka gjetur në fushatë, e cila zë pjesën më të madhe të ditës, sërish kryeopozitari gjen kohë për dy vajzat, por që gjithmonë krahu i tij i djathtë, Aurela, qëndron më shumë dhe kujdeset për të bijat.

Ai ka rrëfyer lidhjen me bashkëshorten që në bankat shkollës, studimet së bashku në Holandë si dhe ëndrrat për t’i shërbyer gjithmonë vendit të tij.

‘Njohja me Aurelën ka qenë shumë e hershme që në shkollë të mesme. Me pas të dy u larguam për studime jashtë, në Holandë. Vitin e dyte punoja part time , pagova vetë një pjesë të studimeve të mia.  E mendoja veten si prokuror në Shqipëri, sepse i përkas brezit që përjetoi ndryshimin e madh. Kam pas gjithmonë interes për zhvillimet politike në Shqipëri.  Punoja në call center gjat ë kohës që  isha student.”, tha Basha. i ftuar në emisionin ‘Rudina” në tv Klan.

Pjesë nga intervista

Sa kohë kaloni me familjen tashmë që jeni edhe në fushatë? 

Mundohem ta kompensojë kohë sa është e mundur kryesisht në orët e mëngjesit. Por në darkë unë i gjej në gjumi.

Aurela, pse ka zgjedhur të jetë kaq në hije? 

Pavarësisht se unë jam kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër mundohemi të jetojmë jetën sa më normale. Dhe pjese e kësaj është që nuk e shfrytëzojmë statusin për protagonizëm. Kjo është arsyeja pse Aurela mban një profil të një nëne, gruaje dhe bashkëshorte sa më normale dhe jo një personi që është pjesë e paketë politike.

Është një ndihmë e jashtëzakonshme pa ndihmën e të cilës nuk mund t’ia dalë. Vetë ka zgjedhur një profil të tillë. Aurela u qëndron gjatë gjithë kohës vajzave.

Politika ndan apo bashkon?

Politika e ka të dyja. Edhe të bardhën dhe të zezën dhe varet komplet nga politikani se çfarë interesi do të mbajë. Të pushtet, të tij apo të popullit.

A është ndopak argëtuese? 

Ka njerëz që e shikojnë si profesion. Por unë e nuk e shikoj si të tillë, pasi unë më profesion jam jurist. Politika është mision, dhe jo profesion për gjithë jetën. Janë njerëzit ata që të japin besimin dhe që ti duhet tua kthesh në shërbim.

Mesazhi juaji politik…

Të gjithë ata që do të votojnë të votojnë numrin 6. Unë jam i vetmi që kam një plan ekonomik.