Plot dhjetë vite pa At Zef Pllumin, publikohen fotot e rralla te varri i At Gjergj Fishtës

Më 25 shtator 2007, në spitalin Gemelli-Romë, pushoi së rrahuri zemra e At Zef Pllumit, fratit françeskan, publicistit dhe rrëmtarit penëhollë, atij që “rrnoi për me tregue” ferrin komunist, dikaturën më të egër në Shqipëri.

Në foto, Ismail Kadare, At Zef Pllumi dhe Agron Gjekmarkaj ne Kuvendin Françeskan në Gjuhadol (Shkodër) në vitin 2006. Ismail Kadare, i shoqëruar nga e shoqja Helena, vizitonte varrin simbolik të At Gjergj Fishtës.

At Zef Pllumi është nga mendjet e ndritura të kombit, njeriu që duroi mbi trupin dhe shpirtin e vet kalvarin e mundimshëm, mbi 26 vite në burgjet më të egra të komunizmit.
Vëmendja ndaj Atit u shtua më shumë pas botimit të trilogjisë së tij “Rrno për me tregue”. Persekutimi i klerit në Shqipëri, dhe veçanërisht i atij katolik ishte i tmerrshëm. Si një nga dëshmitarët okularë, falë Zotit, jetoi dhe mbijetoi e gjithçka e bëri në shërbim të jetës, duke duruar torturat, fyerjet më çnjerëzore, për t’i lënë Shqipërisë një dëshmi nga Ferri komunist.

Ky prelat i Kishës katolike, ky shërbestar i devotshëm i fjalës së shenjtë dhe dijes së hyjshme, do të ishte i fundit i një dinastie zelltarësh të pashoq, mendjesh të shumëdijshme dhe vullnetmirë që mundi me mbajtë në gjinin e vet Urdhni Françeskan, shkolla prej nga u ngjizën themelet e vetëdijes tonë kombëtare. Miqësia me shkrimtarin Ismail Kadare, në vitit e fundit të jetës së tij, erdhi si një bekim dhe vullnet dypalësh. “At Zef Pllumi ka qenë një nga ata personazhe, që pati fatin e keq të binte në ato hulli, e që pati fatin e mirë të
dilte që andej”, ka kumtuar Ismail Kadare në parathënien e veprës monumentale “Rrno për me tregue”, parathënie që Kadare e bëri me gjithë fuqinë e penës së tij, i tronditur dhe i frymëzuar nga rrëmi i pashoq i At Zef Pllumit. Bisedat dhe vizitat e ndërsjellta mes dy personaliteteve kanë qenë të shpeshta.

Në foto, Ismail Kadare, At Zef Pllumi dhe Agron Gjekmarkaj ne Kuvendin Françeskan në Gjuhadol (Shkodër) në vitin 2006. Ismail Kadare, i shoqëruar nga e shoqja Helena, vizitonte varrin simbolik të At Gjergj Fishtës.

Në foto, Ismail Kadare, At Zef Pllumi dhe Agron Gjekmarkaj ne Kuvendin Françeskan në Gjuhadol (Shkodër) në vitin 2006. Ismail Kadare, i shoqëruar nga e shoqja Helena, vizitonte varrin simbolik të At Gjergj Fishtës.

At Zef Pllumi u vlerësua dhe nderua, sa ishte gjallë, maksimalisht. Presidenti Moisiu e vlerësoi me urdhrin “Nderi i Kombit” në vitin 2006. Po në atë vit, Atë Zef Pllumi mori nga Ministria e Kulturës çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno për me tregue”. Komuna Shëngjin akordoi për disa vjet çmimin letrar kombëtar ‘At Zef Pllumi’.

Shënim: Në foto, Ismail Kadare, At Zef Pllumi dhe Agron Gjekmarkaj ne Kuvendin Françeskan në Gjuhadol (Shkodër) në vitin 2006. Ismail Kadare, i shoqëruar nga e shoqja Helena, vizitonte varrin simbolik të At Gjergj Fishtës.

politiko.al