Piktura në Krishterimin shqiptar. në më të hershmen traditë të komunikimit shpirtëror dhe estetik

Dihet qe Shqiperia eshte nga vatrat me te hershme te krishterimit boteror. Sipas dijetarit Milan Shuflai, Durresi dhe Salona kane qene dy cerdhet me te medha te krishterimit ne Gadishullin Ballkanik. Ne mund te flasim per krishterimin iliro-shqiptar ne nje veshtrim konvencional, por edhe konkret. Gjate ekspeditave te shumta te ndermarra prej meje si arkeolog ne Karaburun te Vlores kam gjetur disa nga deshmite me te hershme te krishterimit te skalitura ne gur. Nje nga keto deshmi eshte ne formen e nje amfore, ene te madhe me dy vegje, qe eshte skalitur ne nje hapesire te sheshte dhe vertikale prej guri ne Gjirin e Gramates ne Jug te Karaburunit. Kjo amfore perfaqeson nje motiv te ungjijve te subjektit te Dasmes ne Kane, kur Krishti beri ritin e mrekullueshem te kthimit te ujit ne vere. Te krishteret e hershem kane ravizuar keshtu te skalitur simbolin e amfores ku ndodhi shnderrimi mrekulliberes i ujit ne vere. Gjithashtu ne anen lindore te Karaburunit, ne nje nga guroret e tij kam gjetur te skalitur dy fytyra njerezore te nje burri dhe te nje gruaje prane njera-tjetres. Ne nje botim me te hershem nga revista “Monumentet” kam shkruar se keto dy figura te skalitura mund te ishiun deshmi e portreteve te sklleverve te guroreve te Karaburunit. Me vone duke u thelluar ne literaturen shkencore arkeologjike, qe lidhet me krishterimin e hershem kam zbuluar se te dy figurat, te burrit dhe te gruas, perfaqesojne ndoshta ikonografine me te hershme te krishterimit ne Evrope e konkretisht ne figuren e burrit eshte fytyra e Krishtit, kurse ne te gruas eshte fytyra e Kishes, sipas konceptit teologjik te Marteses Mistike. Keto deshmi si ajo e amfores dhe ajo e dy portreteve jane nga me te vjetrat te ikonografise primitive te krishtere ne krejt kontinentin evropian.

Me vone ne monumentet arkeologjike te Shqiperise fillon dhe shtjellohet ikonografia e krishtere ndermjet simbolizmit te hyjnive pagane, konkretisht Krishti paraqitet ne formen e hyjnise Diell te Heliosit, ose dhe te fytyres se Orfeut. Te dy keto ravizime jane gjetur ne qytetin e Durresit. Krishti deri ne shek. V eshte paraqitur edhe me figuren e Apolonit, pas ketij caku kohor ikonografia e Krishtit merr tipare klasike, jupiteriane te nje burri te fuqishem me mjeker. Deshmite e Karaburunit dhe Durresit i takojne shek.II-III te eres sone. Ato jane deshmi substanciale me rendesi te jashtezakonshme. Ne shek.V-VI te eres sone ikonografia e krishtere shtjellohet mozaiket e mrekullueshem te Antikitetit te Vone. Keshtu mozaiku i gjetur ne fshatin Arapaj, prane Durresit, mozaiku i Kapeles Bizantine ne amfiteatrin e Durresit, mozaiket e Baptisterit te rrumbulaket te Butrintit, ato te bazilikave te Bylisit si dhe te Linit, permbajne skena kryesisht te mjediseve baritore te fese se re dhe triumfuese te krishterimit. Niveli artistik shume i larte i tyre perben nje nga thesaret me te medhenj kulturore te krishterimit shqiptar. Ato perbejne temen e nje studimi kryesor ne historine tone te artit. Ne shek.VI-XII zhvillohet arti i miniaturave te kodikeve si dhe arti i afreskave. Edhe kjo periudhe e dyte eshte pak e studiuar, por ne vetvete paraqet nje hallke te pashkeputur. Ne shek. XIV driteson ikonografia mesjetare e krishtere e stilit paleolog, sidomos ne artin e afreskave te trapezerise se kishes se Shen Marise ne Apoloni. Artisti apo ceta e artisteve qe ka realizuar keto afreska, jane karakterizuar nga nje talent shume i madh pikturik dhe me vizione te medha humaniste per krishterimin. Ne shek.XVI shkelqen me i madhi ikonograf shqiptar i te gjithe koherave Onufri, qe krijoi nje shkolle te mevehteshme ne historine e artit boteror. Ne shek.XVIII, shkelqejne gjithashtu dy gjeni te medhenj te ikonografise shqiptare David Selenica nga Vlora dhe Konstandin Shpataraku nga Elbasani.

Per kryeveprat e tyre eshte folur shpesh ne shtyp dhe nje pjese e tyre jane ekspozuar edhe ne Muzeun Historik Kombetar. Eshte lene jashte vemendjes dhe nje fushe me vete e ilustrimit te librave me gravura, qe lidhen me krishterimin shqiptar. Ketu sidomos spikat koleksioni prej 11 germash gravura te librit te Gjon Buzukut me 1555.

Shume pak te studiuara ose aspak jane koleksionet e gravurave ne librat e Pjeter Budit, te Pjeter Bogdanit dhe te Frang Bardhit. Te gjitha keto gravura perbejne nje fushe studimore si dhe mund te krijojne botime grafike te posacme ne disa albume, qe lidhen me artin figurative dhe krishterimin tek shqiptaret. Subjektet jane kryesisht ikonografike, por kane edhe motive laike me rendesi te madhe madje edhe stema heraldike qe lidhen me shqiptaret. Eshte e domosdoshme te krijohet nje pinakoteke me grafikat e krishtera ne Muzeun Historik Kombetar. Ketu nuk duhet harruar sidomos koleksioni i rralle dhe i jashtezakonshem, qe mbartin kodiket mesjetare te Shqiperise, qe ruhen ne Arkivin e Shtetit ne Tirane.

Me kembenguljen tone, here pas here jane futur ne Arkivin e Muzeut Historik Kombetar libra te lashte, kryesisht permbledhje ungjijsh qe kane gravura me cilesi te larte. Keshtu kohet e fundit ne kete arkiv jane futur edhe dy kodike njeri i shek.XV dhe qe permban ungjillin e Shen Markut dhe Shen Lukes. Ato kane dhe dy gravura qe i tregojne shkrimtaret ungjillore, Lluken dhe Markun, ne formen e dijetareve, te ulur ne tavolinen e shkrimit dhe duke shkruar ungjijte. Keshtu fjala vjen Luka eshte ulur dhe shkruan me doren e djathte, kurse me doren e majte mban veglat e shkrimit te kohes. Para tij eshte muri me nje dritare te hapur. Afersisht e njejta menyre vizatimi eshte dhe shkrimtari tjeter ungjillor Marku. Te dy keto gravura paraqiten ne menyre rilindase, shkrimtaret ungjillore ngjajne si dijetare te tipit te Leonard da Vincit.

Ne nje tjeter kodik qe permban 4 ungjijt e Testamentit te Ri, qe i takon viti 1857, jane dhe 4 gravura mjeshterore. Njera paraqet Markun duke medituar, ulur ne nje fron para nje tryeze te ulet me veglat e shkrimit dhe tek kembet e tij figura e nje luani madheshtor. Gravura qe paraqet Mateun eshte akoma me e bukur dhe me artistike. Mateu eshte duke shkruar ungjillin e tij, i ulur ne fron, mbrapa ka figuren e nje engjelli, kurse ne sfond duket nje dritare me dy shtylla dhe kapitele klasike ku duket nje peizash detar me nje anije te lashte me vela, nje peizazh arkitektonik si dhe malet. Eshte ne te vertete nje gravure kryeveper. Gravura e Lukes paraqet shkrimtarin ungjillor ne nje poze meditimi, gjithashtu te ulur dhe qe ka prane vetes figuiren e kaut totemistik, prapa tij eshte nje dritare e hapur, ku duket nje peizazh malor dhe struktura e nje keshtjelle dhe me tej deti. Gravura e Gjonit eshte gjithashtu teper interesante. Gjoni i ulur ne nje fron me shpine rrethore eshte perkulur duke shkruar. Para tij qendron figura e nje shqiponje dhe ne mur duket nje dritare gjysme rrethore nga ku duken rete e bardha ne qiell. Keto gravura perfaqesojne nje mjeshteri te larte artistike. Te dy kodiket qe fola me siper jane me origjine nga biblioteka e Manastirit te Gjon Vladimirit ne Elbasan. Eshte e vertete qe kodiket me ungjij jane ne gjuhen greke, por kodiket jane shtypur ne Venedik dhe ato duhen marre te nderlidhura me mjedisin e klerikeve dhe besimtareve te krishtere te Shqiperise. Ato perfaqesojne parapelqimin dhe shijen artistike te shqiptareve te nje arti te tille gravurist me nje nivel kaq te spikatur. Dihet se manastiri i Gjon Vladimirit ka pasur nje koleksion te madh ikonash te Konstandin Shpatarakut, midis tyre dhe nje ikone qe paraqet princin e famshem shqiptar te shek.XIV Karl Topia. Manastiri i Gjon Vladimirit eshte djegur me 1943 duke humbur keshtu biblioteken e tij fetare te famshme ne rrafshin ballkanik. Per fatin e mire, Portali me tri mbishkrime dhe stemen heraldike te Karl Topise jane ekspozuar mrekullisht ne Muzeun Historik Kombetar.

Qellimi i ketyre rrjeshtave eshte per te terhequr vemendjen e te gjitheve, sidomos studiuesve per trashegimine e artit grafik te librave kishtare, qe kane qarkulluar ne shekuj ne Shqiperi. Pa kete trashegimi nuk mund te kuptohen veprat e famshme te ikonografeve shqiptare. Niveli i larte artistik i tyre flet per nje kulture te larte humanistike te krishterimit shqiptar.

Moikom Zeqo