Pezulloi mësimin nga frika e koronavirusit, ministria e Arsimit i heq licencën shkollës private në Tiranë!

Ministria e Arsimit ka vendosur t’i heqë licencën e një shkolle private në Tiranë që vendosi që të ndërpresë procesin mësimor nga frika e koronavirusit.

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. 

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë” njofton ministrja e Arsimit,Besa Shahini.