Petro Nini Luarasi, veprimtari i madh i i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, martiri i gjuhës shqipe

Më 17 gusht 1911 Ersekë vdes Petro Nini Luarasi, 47 vjeç, prift, shkrimtar, mësues. Iku i helmuar. Petro punoi si drejtor dhe mësues i shkollës së parë shqipe të motrave Gjerazi në Korçë më 1887. Në vitin 1904, emigroi në Shtetet e Bashkuara ku qëndroi disa vite – si anëtar aktiv i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Petro Nini Luarasi ishte delegatë në Kongresin e Manastirit që sanksionoi krijimin e alfabetit shqip më 1908.  Për atdhetarizëm, mësimin e gjuhës shqipe dhe veprimtari shoqërore, Petro Nini u përndoq si nga turqit e rinj ashtu edhe nga Patriarku Ekumenik ortodoks i Konstandinopojës.

Shkolla e Negovanit me 1909 me Petro Nini Luarasin ,,
Pas Shpalljes se Hyrrjetit ( Kushtetutes se re) me 1908 dhe shqipetaret me shpejtesi filluan ta hapnin shkollat e tyre shqip karshi atyre turke dhe greke

Petro Nino Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës dhe vdiq më 17 gusht të vitit 1911, ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit drejtuar nga Koto Hoxhi.

Jeta

Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911).Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante “Vëllazëria e Shqipërisë”. Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgu”, i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.

Ne ditet e para te janarit 1906, 111 vjet me pare, themelohej ne Buffalo N.Y., e para shoqeri shqiptare kombetare ne SHBA, “Malli i Memedheut”.
Nese lexojme emrat e themeluesve qe shfaqen ne foto, Petro Nini Luarasi, Mina Grameno, Llambi Bimbli, Thanas Visso Mborja, Dhimitraq Negovani, etj., te gjithe shqiptare te shquar, nuk kemi pse habitemi per suksesin e diaspores shqiptare ne Amerike ne vitet qe do te pasojne.

Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.

Bashkëpunoi në organet “Bashkimi i kombit” (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në “Drita” (Sofje, 1907-1908), në “Kombi” (Boston, 1908), në “Liria” (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike “[Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit”] (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes:

Bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.

Tituj të veprave

Drita (Sofje, 1907 – 1908 – redaktor i gazetës)

Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit (Manastir, 1911 – politike)

Mirënjohje për Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi më 13 janar 2012 i akordoi Petro Nini Luarasit (pas vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes Kombëtare, luftëtar i paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, për çlirimin nga zgjedha osmane dhe formimin e shtetit komb të shqiptarëve, luftëtarit të madh të krijimit të arsimit kombëtar si një nga shtyllat e çështjes kombëtare, vepër për të cilën dha edhe jetën.” Wikipedia