PERVJETORI I LINDJES-Aleksandër Moisiu: Njeriu është fenomeni më i lartë dhe më i rëndësishëm i botës

Kush i ka filluar me të fillimet e punës së tij, si i kam jetuar unë, kush ka patur përpara pengesë mbi pengesa, ai duhet të admirojë për së tepërmi energjinë e Moisiut. Ai e di se çfarë do të thotë të mos dorëzosh armët në rrethana të tilla
A. Baserman

Edipi i Moisiut ai Edipi monumental që njohim ne nga tragjeditë e lashta… Ai krijoi jo figurën e Edipit mitologjik por figurën e Edipit me vlerën e përgjithshme njerëzore.
A. Lunaçarski

Fausti i Moisiut është nga krijimtaritë më të mëdha të tij, ai është një apotezë e inteligjencës, e njerëzve të mendjes dhe ndjenjës së mprehtë

Asnjëherë deri më sot s’jam gëzuar sa këtë natë… Sa frymëzohet zemra e shqiptarit që sheh përpara tij kaq të rinj shqiptarë të ndritur… Simboli juaj le të jetë puna!
Duke jua falenderuar edhe një herë për dashurinë tuaj ndaj meje, ju ftoj të ngrini këtë gotë për djalërinë shqiptare.
Rroftë djalëria shqiptarë
Aleksandër Moisiu
(Vjenë, më 29 qershor, 1920)

Moisiu kishte një fytyrë me një plasticitet të mahnitshëm. Ajo është fytyra e një artisti të madh, që çdo gjë njerëzore, qoftë atë më të lartën, më fisniken, qoftë edhe atë më të ulëtën, di ta rrokë thellë me intuitën e tij, di ta jetojë, ta transformojë në një personazh të gjallë. Moisiu i manovronte maskat shprehëse të fytyrës me një shpejtësi dhe forcë të çuditshme.

Unë luftoj me të mirë dhe me këmbëngulje, me të butë dhe me forcë për rolin tim të dashur, derisa krijesa ime të jetë mbushur me gjakun dhe me frymën time
Aleksandër Moisiu

Me forcën gjeniale të interpretimit, me individualitetin e tij të pakrahasueshëm Aleksandër Moisiu u dha heronjve që krijoi tiparet e temperamentit të tij, u dha shpirtin e tij, u dha mall dhe afsh dashurie, përbuzje dhe dëshpërim, forcë dhe melankoli, duke iu larguar shablloneve, dhe të gjithë këto i dha me një intensitet shprehës të furishëm.

Në qoftë se në përsonazhin që interpretoj nuk rrah zemra ime, në qoftëse në të nuk rreh krahërori im, në qoftë se në të nuk ka vend për gëzimin tim, vuajtjet e mia, botëkuptimi im, marrëzia ime në qoftë se nuk gjej thelbin e qënies sime, atëherë unë duhet të kem durim dhe të kërkoj më tej për të gjetur njeriun në të cilin do të isha unë me të vërtetë dhe jo vetëm në dukje.
Aleksandër Moisiu

Zëri i Moisiut i ngjante një orkestre me të gjithë modulacionet dhe intensitetet, që nga notat më të ulëta e deri tek shpërthimet tronditëse. Një zë i kumbueshëm, i ashpër, i mprehtë, një zë tipik shqiptar nga timbri i tij, tonaliteti, melodia dhe shqiptimi.

Duke zbukuruar dobësitë e karakterit dhe kontadiktat e Fedias, dialektikën e shpirtit të tij, Mosiu ngrihet me personazhin e tij si një akuzues i pabarazisë shoqërore duke iu kundërvënë ligjeve trashanike dhe mizorisë së shoqërisë së attëhershme.

Pasqyrimi i njeriut, ja ku fshihet fenomeni më i madhërishëm, përjetësisht më i ri, tronditës. Dhe një gjë të tillë mund ta japë një teatër i ri. Për këtë arsye, spektakli duhet ndërtuar jo sipas modës së ekspresionizmit dhe as të konstruktivizmit ose të ndonjë “izme” tjetër, po në forcën e fjalës.
Aleksandër Moisiu

Kur bisedoj me të, kuptojmë përherë, diçka të re mbi thelbin e së vërtetës së kësaj bote
Stefan Cvajg

 

Pergatiti: Albert Vataj