PERSONAZH/ Shtjefën Ivezaj, rilindasi shqiptar i kohës moderne, pasionanti i ruajtjes së vlerave historike

101_2921Kadri Ujkaj * – Kujtdo që i ka takuar të vizitojë Muzeun etnografik në lagjen Lekaj , Tuz, Mali i Zi, është befasuar nga një punë jo e zakonshme e një njeriu të thjeshtë, rreth të 80-tave, Shtjefën Ivezajt . Falë këtij investimi , së paku, prej 12 vitesh drejtori i këtij muzeu, z. Shtjefën Ivezaj nderohet në një mënyrë krejt të veçantë nga vizitorë të ndryshëm dhe mbarë Malesia përballë shpërfilljes, së plotë, deri në absurd ndaj veprës së tij, nga qeverisja lokale dhe qendrore në Mal të Zi, mjerisht edhe aty ku “qeverisin”shqiptarët.

Qytetërimet, që në gjenezën e tyre, kanë nderuar investimet cilësiore, në dobi të emancipimit të vet, kurse nderimi në fjalë, vjen disi ndryshe, sui-generis, jo thjesht, për ato që përmban, por, shumë më tepër se kaq, për motivin që e ka sjellur në jetë një vepër të tillë, si i pari i këtij lloji në tërë hapësirën natyrore të Malësisë së Madhe”Nderi i kombit”.E, pra, aspak, thjesht për atë që na ofron si vlerë dhe pasuri me ineteres kombëtar, ajo thelbësorja, ardhja e tij në jetë, në kontekstin e një vetësakrilegji deri në absurd, falë shpirtit të madh prej atdhetari, ndryshe sjelljes prej patrioti iluminist në postiluminizëm , të arkitektit dhe menaxherit të kësaj pasurie sa lokale, po aq kombëtare, Shtjefën Ivezajt, sot kemi këtë arritje brilante, Muzeun etnografik në trevën tonë,në Malësi të Madhe.

Kaq ,natyrisht, do të ishte e pamjaftueshme për të deshifruar vlerat dhe motivin e një përkushtimi të tillë, precedent në Shqipëri dhe shumë më gjërë nga z.Ivezaj, pa një shpalosje dhe njohje, larg frymës së provincializmit banal apo sentimentalizmit të sëmurë , të jetës së tij. Si mbaron shkollën fillore dhe atë 7- vjeçare në lagjen e tij , Lekaj , të Tuzit, Shtjefni i ri vazhdon shkollën profesionale 3- vjeçare, për tornitor, në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Nga viti 1954 ushtron profesionin e bukur të fotografit, si amator, duke arritur të anëtarësohet në klubin e fotografëve dhe kinoamatorëve të Malit të Zi. Spiralaja e suksesit tek ky djalosh nuk do të mjaftohej me kaq.

Si përfundon suksesshëm provimin para komisionit të ngritur nga Komuna e Podgoricës, arrin të marre licensën për hapjen e dyqanit, si fotograf, në Tuz afro 49 vite më parë.

Në vitin 1969 kalon suksesshëm provimin diferencial për fotograf, me rezultatin shkëlqyeshëm , në Podgoricë. Falë pasionit dhe përkushtimit profesional ndaj fiksimit në celuloid, artit të mrekullueshëm të fotografisë, fotgrafi i parë malësor në M.Madhe,në Mal të Zi, në vitin 1970 përgatit kartolinën e parë, brendësinë e së cilës do ta përbënin: Portreti i Flamurit tonë Kombëtar, portreti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, si dhe portreti i “Heroit të Popullit”Ded’ Gjo’Luli.

Këto kartolina u shpërndanë në tërë botën shqiptare, çka nga UDB-ja jugosllave u përjetua si një kërcënim serioz i “Vëllazërim-Bashkimit”, kësaj farse politike kobzezë, të mirënjohur nga shqiptarët, duke sjellë paraburgimin e Ivezajt, gjithë vullnet dhe ëndrra të shëndetshme për të iluminuar dhe trashëguar vlerat tona kombëtare, pa i hyrë në hak askujt në pjesën e tij të diellit…

Fati sjell që kjo situatë paraburgimi të ketë një fund të shpejtë, falë faktit që asokohe në Beograd ishte botuar , në gjuhën shqipe, libri i Nolit, kushtuar Skënderbeut. Reagimi intelegjent dhe fatlum i Ivezajt në qelitë e UDB-së ”Unë nuk e kam ditur që Skënderbeu është i ndaluar në gjuhën shqipe”, bëri që i ndaluari të lirohet nga paraburgosja, pasi ‘‘sqarohet” se Dedë Gjo’Luli është i ndaluar, por kartolina e tij, që sot ruhet në Muzeun Etnografik, pranë “Marubëve”, do të “sistemohej” në fondin e librave të zinj të UDB-së, shërbimit të fshehtë jugosllav.

”Në këtë kontekst dhimbjeje, survejimi dhe persekutimi, i detyruar të mbijetoj, shpeshherë më ka qëlluar të nxjerrë jashtë ekzistencës tituj librash shumë të rëndësishëm, në emër të mbijetesës sa ekonomike, sa fizike”, – mësojmë nga Ivezaj. Nga sa përcollëm më lart nuk është e vështrë të lexohet se rruga e këtij investimi shembullor prej atdhetari dhe intelektuali do të ishte një rrugë tejet e mundimshme: Përndjekje, përbuzje, diferencim diskriminues në të gjithna format nga politika zyrtare, antishqiptare, ndryshe sulme që do ta ndjeknin kudo, aq keqas sa do ta detyronin të shesë, me gjithë tokën, dyqanin e tij dhe ç’kish për të mbijetuar si familje dhe ruajtur, si të shenjta, vlerat muzeale kombëtare, të mbledhura me aq mundim, në një mjedis ku identiteti ynë kombëtar rrezikohej rëndëshëm. Dhe ,padyshim, në rrugëtimin e çdo arritjeje, do të thonin psikologët, patjetër që duhet lexuar edhe ajo , e padukshmja, influenca e instinkteve të fjetura:

Kështu nëna e tij, Drane Turmalaj nga Vrithi, Shkrel-Malësi eMadhe, do të shquhej si koleksioniste e sapunit, e pullave të xhaketave dhe të këmishave, veprimtari që trashëgohet edhe nga djali dhe vajza e Ivezajt, Martini dhe Drita, të dy banues aktualisht në SHBA, koleksione që sot ruhen pranë muzeut. Ndryshimet Demokratike , si tek cilido mes nesh sollën shpresën e një të ardhmeje plot zgjidhje në kontekstin demokratik sa lokal, sa kombëtar, të shqetësimeve prej atdhetari dhe intelektuali të Ivezajt, njëherazi anëtar i Lidhjen Demokratike në Malësi, me kryetar z.Nikollë Camaj,që në 1989-ën.          .           Forumi i Intelektualëve në Ulqin, me kryetar Bahri Briskun, me kërkesën e e Forumit intelektual shqiptar,Tiranë, në vitin 2011, mbi bazën e propozimit të Klubit të Shkrimtarëve në Ulqin,me kryetar z.Nail Draga , e nderon me titullin”Ambasador i paqës i Koresë së Jugut”, verifikuar nga ana e koreanëve jugorë. Në muajin maj të 2002-it , kur bindet se, jo vetëm qeverisja qëndrore në Podgoricë, por as partitë politike shqiptare nuk po e ngrinin zërin, përjashtuar ndonjë sponsorizim modest, me efekt elektoral, pra jo me gjoks, as mes vedi, në mbështetje të një vlerë të tillë kombëtare si Muzeu etnografik,”shembulli i shkëlqyer i një rilindësi në kohën tonë”, i inicuar që në moshën 12 vjeçare, me koleksionimin e pullave postale, Ivezaj vendos të sakrifikojë banesën e tij, shtëpinë.

Gjithç’kishte, mobilje, orendi i largoi duke i zëvendësuar me mobilje në funksion të muzeut. 4 dhomat , korridori dhe ballkoni impromvizohen enkas për sistemimin e materialit muzeal.Nga fosili i kërmillit të gurëzuar, kosat ilire, shpatat, gurët e gjakut, veshjet e ndryshme për burra e gra, etj.etj përbëjnë atë pasuri që, normalisht, do të kërkonte një sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë, ‘’normalizohen’’ nga ana Ivezaj në shtëpinë e tij; Sakrilegj deri në absurd i një atdhetari të vërtetë.

Vasel Gilaj

Duke e falenderuare Kadri Ujken per vleresimin qe i bene Muzeut te vetem te Malesise se Madhe dhe personalishte.Shtjefen Ivezajt,si dhe per problematiken qe ngre para se te jete teper vone,dua te them tre gjera ,e para me sa di une ky Muze eshte i regjistruare ne Ministrin e Kultures se Malit te Zi c ka do te thote se si pushteti jo vendore i Tuzit ashtu edhe shtetaret e Shqiperise nuk munde te bejne azgje,pa e ditur me detaje se si eshte bere regjistrimi i objekteve pasi eshte tentuare qe te levize edhe per ekspozit pore Malazezet nuk kane lejuare,e dyta ndoshta Malazezet presin vdekjen e Ivezajt dhe pastaj ata te marrin te gjitha objektet duke thene me pase se edhe jane te atyre,dhe jo Shqiptare,e treta sapo te jete sqaruare situata mendoj se shoqatat Malesia ne Micigen dhe New York duhet te mbledhin fonde per ndertimin e nje shtepie Muze ne qender te Tuzit duke e pasuruare edhe me objekte nga Malesia ne teriritorin e Shqiperise.

E vetmja mbështetje e përhershme dhe e sinqertë e tij qe bashkëshortja 76 vjeçare, invalide, pa pension, pa asistencë, kurse i vetmi stimulim moral “ Për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare” qe nga ish-kryetari i komunës urbane të Tuzit, zoti Maliq Çun Mulaj. Përballë kësaj gjendjeje Ivezaj pronari, drejtori dhe roja 24 orëshe e këtij objekti , kundrejt një pensioni prej 96 evrosh, kur një pension nacional , minimal, në Mal të Zi paguhet me 800 evro në muaj.

Më 24.03.2014 Shoqata patriotike”Malësia e Madhe”Nderi i kombit”, përmes kryetarit të saj z.Sytki Ndreca , në rrjetin social facebook, iu drejtua me një letër sensibilizuese Presidentit tonë të Republikës, z.Nishani, Kryeparlamentarit z.Meta , Kryeministrit z.Rama si dhe Ministrit të Jashtëm z.Bushati lidhur me këtë status absurd të drejtorit të Muzeut etnografik të Malësisë, z. Shtjefën Ivezaj, megjithatë, deri tani, asnjë reagim. Dhe ky trajtim vazhdon, edhe pse nga z.Ivezaj, si atdhetar i klasit të parë, në një kontekst sakrilegji deri në absurd, ndryshe me një përkushtim iluminist në postiluminizëm, sukseset e këtij muzeu janë të habitshme.Filatelia me 35000 pulla postale, fototeka me filmat,negativët e 40 viteve, si dhe biblioteka me 3800 tituj ku ka edhe shumë libra muzealë në 4 gjuhë: shqip, serbisht,anglisht dhe gjermanisht, krahas vlerave dominuese etnografike, shënojnë një pasuri të shtuar kombëtare.Falë një sakrilegji të llojit të vet, sa personal, sa familjar duke na bërë krenarë për substancën tonë atdhetare, kur nën ethet e kultpragmatizmit të egër, po harrojmë, jo rrrallëherë të shkuarën tonë të vyer, hipotezën e së ardhmes sonë dinjitoze. Me statusin e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Malësisë së Madhe”Nderi I kombit” personalisht, precedentin e krijuar me Muzeun etnografik shqiptar , më 13.01.2015 e kam rIngritur si problem serioz edhe pranë Ministrisë sonë të Kulturës, tek z.Zef Çuni, Zëvendëministri i Kulturës, njëherësh edhe deputet i qarkut të Shkodrës mora premtimin se, në bashkërendim veprimesh me faktorin shqiptar dhe qeverinë malazeze, homologët tanë , do të investohemi seriozisht për zgjidhjen e kësaj situate absurde, një precedent që kompromenton edhe seriozitetin e angazhimeve integruese në BE të vetë Malit të Zi, çka nënkupton, mes tjerash, respektimin e trashëgimisë kulturore të pakicave. Një shpërfillje e tillë, e pafalshme, ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare në Mal të Zi, bëhet akoma më absurde , përballë heshtjes sistematike, në të gjitha nivelet e pushtetit , kur, atje funksionon edhe një ministri e pakicaver e drejtuar gjithnjë nga shqiptarët, krahas përfaqësuesve shqiptarë në parlamentin malazez, apo atë lokal në Tuz dhe Ulqin.

Koha e kësaj zgjidhjeje, koha e braktisjes së kësaj shpërfilljeje absurde ka ardhur, nëse si komb, konceptin rilindje, sikur atë të integrimit së pari brenda vetes, ne dhe fqinj ynë i parë, Mali I Zi e kemi secili nesh seriozisht me vetveten.Pikërisht këtij misioni, rivlerësimit dhe mbështetjes reale, si një vlerë kombëtare e shtuar, të Muzeut etnografik në Malësi, Mali i Zi ,kam bindje se do t’i shërbejë edhe vizita që së shpejti pritet të zhvillojë në Tuz Zëvendësministri i Kulturës z.Zef Çuni.

Le të shpresojmë se dikur dhe dikush ,vërtet, do të vërë dorë përballë kësaj shpërfilljeje zyrtare ndaj Muzeut etnografik shqiptar në Malësi,Tuz, Mali i Zi duke hijeshuar staturën e vetvetes sonë të munguar si komb, në mirëruajtjen dhe funksionimin normal të kësaj pasurie kombëtare, në trojet tona, me koshiencën se të gjitha lëvizjet tona politike do të kthehen në iluzione të rreme brenda vetvetes, nëse nuk arrijmë të kuptojmë se integrimi real në Bashkimin Evopian, aq më pak bashkimi ynë kombëtar, nuk mund të arrihen pa bashkimin tonë shpirtëror, në funksion të të cilit vihen me aq shumë dinjitet dhe efiçiencë vepra të tilla si Muzeu etnografik në fjalë.

Koplik, më 14 janar 2015Kadri Ujkaj, studiues

”Mirënjohja e M. Madhe“Nderi i kombit”, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve -M.Madhe.

Mark Gjonaj

Duke lexuar kete shkrim dhe pare ata burra qe kane dale perpara muzeumit qe duhet “denuar” se e ka nxjerre jashte shpie te zotin, nuk m’u nejt pa i shkrue dy fjale:

Mendoj se nuk ka akt ma patriotik per nje shqiptare duke qene i gjalle, qe duke krijuar nje muzeum dhe kethyer shtepine e tij ne nje objekt sulmi e terrorizmi ne cdo kohe nese e planifikon ndokush te veje dore ne ate pasuri. Dhe ato kane filluar ne Ulqin simbas nje shkrimi te shkruar te Frank Shkrelit ne Gazeten Iliria. Por te nderuar bashkombas, ai nuk na e ka me borgj qe edhe te sakrifikoje me gjithe grue dhe te grabitet qe e dini mire se ajo shoqerohet gjithmone me dhune kur dikush e kundershton ate!

A ka histori ma bindese ce cdo relike e saje etregon dhe u jep mundesi, guxim, zgjuarsi per te treguar se kush kane qene banoret e atyre trojeve dhe a jane shqiptare pasardhes te Ilirve. Kush me shume se kjo pasuri muzeale e mbledhur me thonje sakrifica nga vendbanimet e atyre fiseve, u jep te drejte kombetare e nderkombetare ta ngrejne zerin qytetaret e malsise per shtypjen nacionale dhe braktisjen e tyre si banore te kategorise se trete. Kur e bisedojme me aktivist kete teme, ka nga ata qe thone nuk jane ne gjendje ta kuptojne malsoret vikamen e Shefqet Ivezajt! Gjithnje me ka shqetsuar mendimi qe te jete e vertete kjo. . .?!

Ja zoterinje malsore te emigruar se ku e keni statusin e juaj te atoktonise, por nuk eshte vepra juaj,por e te parve tuaj qe vetem nje arkeolog familiar si Shtjefen Ivezaj mund ta kuptoje dhe asnje njeri tjeter se sa vlere ka per te ardhmen tuaj. Po a e dini more shqiptare se as bota perparimtare e emancipuese nuk ka se cfare t’ju ndihmoje neser se ju nuk keni asnje dokumet te shtroni ne tavoline. Po kujt i duhen ato historira e folklorizma kur ju ne vend qe te vendosni e cimentoni guret e themeleve, i nxirrni jashte, i mohoni dhe perdhosni ata, i hedhni ne rruge, duke demtuar rende te vecanten dhe te pergjithshmen kombetare. Pse o njerez te uruar nuk e doni veten tuaj, vendin tuaj, kush jua ka fut ne gjak kete krenari qorre pa gje perdore!

Sa mbledhje e zbritje jane bere, takime e angazhime per te bere vepra per Malsine dhe ku jane ato. Po cilat jane ato vepra qe barazohen me kete muzeum, me figura popullore, heronje, deshmore e martire, pika e vende historike te atyre trevave. Ja komisaret e drites se pashtershme ne shkallet e jashtme si 5 heronje te gjalle, por te deshperuar qe duket se na therrasin, keshtu do ta lame qe njerzit e huaj te na shkelin me kambe qe kete ndricim e percjellin ne galerine e pafund te atij muzeumi familjare qe jo nje here por disa here na bejne thirrje mjaft me fjale soditje, por me veprime e masa te forta organizative qe ta fusim ne konak te ri kete “nuse” te vjeter me duvak te bardhe. Cohuni malsore prej gjumit cohuni dhe jo si sot, por dikur ne nje bese bashkohuni dhe mos shikoni kisha e xhamija, se e ardhjma juaj eshte tek Malsia! Vlersoni titullin e kryeeksplorimit qe “Malsia eshte Pellembe e Thesare” qe pat konstatuar TV i shqiptarve te Amerikes, se nuk ishte thjeshte nje sllogan, por nje tufan per te shkundur pluhrin e harreses dhe te koherave qe asnjehere nuk punuan per ate kurore. I ndaloni mburrjet, xhelozite dhe te parllekun e bajrakjtarve, mos shikoni dhe mos ju bindeni percarjeve fetare, se ata jane vetem urate ne qafe dhe tespi ne dore se punojne per veten e tyre dhe per ngrehinat nga drejtohen.

Duke e mbyllur idene time te perseritur ne te gjitha mediat ku shkruaj, disa here ne kete forum dhe ne Tv, i bej thirrje gjithe komunitetit emigrant qe ta vlersoje kete shkrim te ardhur ne kete medie se eshte vetem e vetem per te miren e tij, te ardhmen e femijeve dhe brezave te mevonshem. Dhe me kjete rast dhe si ma i shquari atdhetare, bamires dhe shume popullore me fjale dhe vepra te dukshme dhe bindese zotit Ndue Ftoni, qe te shikoje te tera mundesite qe ky problem te fokusohet thelle ne mdian e tij televizive dhe gazetareske dhe te pakten per fillim te gjeje mundesine e nje takimi te gjere pa dallim, qe ti degjojme se bashku subjektet kostatues dhe vezhgues te muzeumit Ivezaj, per te dale me nje perfundim dhe ndoshta dhe me nje plane ku shume shpejt mund te futet ne rrugen e zgjidhjes.

Une keshtu mendoj per shkrimin qe na percjelle ne Albdreams.net i nderuar studjues Kadri Ujka me gjithe grupin ma aktiv shoqerues dhe shkrues, jo nje here,por disa here , dhe nuk dua asnje gje per kohen e harxhuar, pervec se nje gazetare ku ta lexoje me ze te larte sic pat vepruar R. Floqi ne Tv. te shqiptarve te Amerikes para disa koheve. Faleminderit!

Ndue Bacaj

Pse e ke marre me kaq ngut o miku im Kadri Ujkaj ,kur ky muze me daten 01 maj te keti viti bene 13 vite jete ,jete te veshtire si vete banoret e ketyre troje nder shekuj e sot nen hyqmin e Malit Zi . Muzeu Etnografik ne Lekaj te Tuzit i krijuar dhe ruajtur mrekullisht nga malesori me trup te vogel ,por me zemer te madhe shqiptarie Shtjefen Ivezaj ,ka qene dhe eshte objekt i vizitave ,objekt i promovimeve te pervitshme ,objekt i shkrimeve dhe kumtesave ,objekt i analizave dhe opinioneve te risive qe sjelle ky muze ne trashigimin dhe autoktonin qindra e mijera-vjecare te ketyre trojeve etnike shqiptare. Ky muze sjelle edhe pika kontakti ne kultur ,veshje e “qytetrim” me banoret e vone malazez qe na rane per hise tash qindra vite. Te pakten tash tete vite une jam pjesmarres dhe promovues i vlerave te muzeut me kumtesat dhe shkrimet e mia te publikuara neper media te ndryshme te shkruara dhe vizive ,duke perfshire edhe Albdreamsin. Ku ne shumicen e ketyre promovimeve te muzeut kemi qene se bashku me njohesin dhe vlersuesin e vlerave kulturore-atdhetare zotin Sytki Ndrecaj (ish N/Prefekt i Malesise Madhe dhe tani si kryetar i shoqates Atdhetare M.Madhe) ku zotin Shtjefen e ka nderuar me “medaljen” Mirnjohja e Malesise se Madhe ,si edhe ty zoti Kadri dhe mua. Pervec televizioneve lokale edheTelevizioni Top Chenel ka realizur nje kronike me permasa dokumentari ,ku teksti dhe skenari jane marre nga kumtesat apo shkrimet e mia te arkivuara ne Muze nga z. Shtjefen Ivezaj. Ka disa kohe qe gazetari i Tv-Koplikut (ky edhe kjo medie Tv-Kopliku ka promovuar vlerat e muzeut dhe zotit Shtjefen), ka kontaktuar me Z/ministrin e Kultures z. Zef Cuni , i cili i ka premtuar nje vizite (zyrtare) ne Muzeun Etnografik te Malesise ne Lekaj Tuz. Per realizimi i kesaj vizite zyrtare ka kohe qe punohet ,ku me daten 15 janar 2015 ,zoti Gezim Vucaj sebashku me nje person tjeter te letrave kane kontaktuar se pari me kryetarin e komunes te Tuzit dhe autoritete te tjera lokale ,per te mundesuar nje takim me Z/ministrin e kultures se Malit Zi ,per te siguruar ftesen zyrtare per homologun shqiptar z. Cuni ,dhe me pas nje vizite zyrtare te perbashket te dy Z/ministrave te kultures ne Muzeun e Malesise. Sepse vizita private si qytetar kemi bere dhjetra ,gje qe mundet ta realizoj edhe z. Zef Cuni ,por kjo nuk ka vlere para asaj zyrtare. Pra sic shihet negociatat kane filluar dhe pritet pergjigja nga pala malazeze. Veshtirsia momentale ishte se ish Ministri i kultures te Malit Zi kishte shkuar ambasador ,dhe vendi i tij aktualisht eshte vakant. Me gjithe besimin dhe deshirat tona per nje vizite zyrtare te Z/ministrit tone te kultures inxhinierit te talentuar z. Zef Cuni ,kjo ende nuk eshte e konfirmuar akoma nga pala malazeze ,ky nga ky “konfirmim” mund te pritet nga pala malazeze aprovimi ,shtyrja apo me e keqja mosaprovimi ,ndaj per kete i them mikut tim Kadri Ujka ,pse me kaq ngut e bene njoftimin per nje vizite zyrtare te Z/Ministrit tone te kultures ,kur kjo vizit ende eshte deshire.Me kete rast dua te falnderoj edhe zotin Rush Dragu i cili eshte nje nder promovuesit e vlerave te muzeut etnografik te Malesise ,nepermjet publikimit te shkrimeve apo kumtesave ,si dhe fotografive qe i ka realizuar ai gjate vizitave qe ka bere ne muzeu etnografik te Malesise , ku edhe fotografite qe shoqerojne shkrimit e z. Kadri jane te realizuara nga z. Dragu kur kemi vizituar muzeun sebashku para disa koheve . Me respekt e vlersim te madhe per ju miku ime Kadri Ujkaj