PERSHKRIM UDHETIMI/ Ndue BACAJ: Nëpër magjitë e Athinës së Lashtë

Udhetimi me autobuz nga Shkodra per në piken doganore të Kakavijes ,megjithse komod, nuk i mungonte entuziazmi, jo vetem se po shkonim të shihnim e takonim njerzit tanë të dashur që punojnë e jetojnë atje prej vitesh , por edhe sepse do të vizitonim (edhe pse jo per here të parë) një ndër qytetrimin më të lashta në botë dhe simbolin e ketij qytetrimi Akropolin. Nuk mund të rri pa e thënë se duke pasur parasysh “klimen propogandistike” të krijuar para fundvitit 2014 nga disa media shqiptare , tek unë ekzistonte frika e kalimit të kufirit grek ,megjithse ( ishte hera e pestë që udhëtoja per në Greqi) dhe ishim të paisur me të gjitha dokumentet që kerkonte marrveshja e heqjes së vizave me vendet antare të BE-së dhe vetë shtetit Grek. Kontrolli në piken doganore Shqiptare ishte një kontroll serioz dhe pa asnjë problem ,ndaj kalimi në piken doganore greke na ktheu “emocionet” ,të cilat u shuan pa as më të voglin dyshim ,pasi ishte një kontroll i shpejt ,i sakt dhe korrekt nga doganieret grek.. Valixhet apo çantat u kontrolluan me një aparat ,por pa i levizuar nga bagazhi i autobuzit ,ndersa pasaportat nuk vonuan veçse pak minuta per të na i kontrolluar dhe vulosur ,pa na kerkuar asnjë dokumentë shtesë ,se ku shkonim apo shumen e eurove që disponim. Per ta thënë troçë ,kontrolli doganore në piken greke ishte më i shpejt dhe më i lehtë se në doganen tonë… Megjithse udhetimin nga kakavija per në Athinë na takojë t’a bëjmë naten ,”aroma” e tokes , fshatrave apo qyteteve na zgjonte enderrat se keto troje dikur ishin safi shqiptare ,të banuar po nga shqiptare autokton ,të cilet tashma ose i kishin lëshuar keto troje ,ose janë “ambjentuar” me shtetësinë Greke… Udhetimi në një pjesë të madhe të rruges i takonte një autostrade moderne ,ndersa mbërritja në Athinë ,ndonse në oret pas mesnates ,nuk dallonte shumë me diten nga prania e dritave , që ndriçonin çdo cep të qytetit me një siperfaqe prej 476 km2 , dhe me mbi 3.5 milion banorë vendas e një milion të huaj…Mbas kenaqësisë së takimit me njerzit tonë ,dhe rehatimit në shtepin e tyre (në një lagje te qytetit) ,ne kishim menduar që në ditet e ardheshme jo vetem të mesojmë diçka më shumë dhe më konkrete nga historia e qytetrimit grek , por edhe të “preknim” ketë qytetrim , ketu në zemren e tij ,në Athinen antike..Qyteti i Athines është ndër qytetet më vjetra , jo vetem të Europes ,por edhe i Botes , si nga historia e qytetrimit ,dhe ajo e ndertimit. Ndertimi i Athines zë fill në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit.. Simboli i pavdekshem i ketij qytetrimi që qendron në kembë mrekullisht edhe sot,dhe vizitohet çdo ditë nga qindra e mijëra turist , studiues , arkeolog, historian e tjerë është padyshim qendra historike , me emrin e njohur në të gjithë boten ; AKROPOLI i Athines, që edhe nga larg pamja e tij të mahnit duke të “terhequr” t’a vizitosh…

Pershtypja e parë e takimit me Akropolin

Rruga per ketu ishte mjaft e këndëshme nepermjet tramvait , e veçanarisht udhetimi në metron e Athines ( me tren të nendheshem)…
Sapo arritëm në kodren ku ishte Akropoli i famshem ,mua më beri pershtypje gjendja mjaft e mire e murieve dhe ambienteve të tjera të ketij qyteti e qytetrimi të lashte, por që perseri disa pjesë të Akropolit po rikonstruktoheshin.. Pershtypja e parë e ”takimit” tim me Akropolin ,më zgjoi kujtesen per ato çfarë kisha lexuar e mesuar per ketë mrekulli të qytetrimit e zhvillimit mijëravjeçarë te Greqise e Botës.. Në keto momente filluam të filmojmë , si dhe bëmë fotografi me “Akropolin”. Akropoli ishte i permasave ; 280 meter i gjatë dhe 140 metra i gjerë. Kodra mbi të cilen ishte ndertuar Akropoli shenonte lartesin 156 mbi nivelin e detit…Duke qenë se Akropoli është zemra e qytetit të Athines ,këtu “ruhet” historia mijera vjeçare jo vetem e Greqisë ,por edhe historia më e lashtë e njerzimit të civilizuar.. Çdo gurë ,çdo rrasë , çdo pjesë e murieve dhe dyshemeve ,çdo matrial arkeologjik ,i ruajtur mirë apo i demtuar mbanë brenda pjesë të historise dhe qytetrimit më antik të planit Tokë , në të cilen jetojmë ne shembelltyrat e vetë Krijuesit…Emri Akropoli sipas studiuesve rrjellë nga bashkimi “fjaleve” greke ;
Akro = i larte ,siper dhe Polis = qytet ,pra qytet i larte ,apo qyteti siper..
Akropoli është perfaqesuesi më tipik i ndertimit të fortifikuar të qendres së qytet-shtetit , me tempullin kushtuar perendisë mbrojtese. Fortifikimi është bërë me mure rrethuese dhe gurë të mëdhenj.. Akropoli duket se është berthama e ndertimit të vetë Athines ,ku per rrjellojë (Akropoli) ka një moshë ,po aq sa vetë Athina , por edhe një histori rindertimesh të më vonshme , kryesisht per aresye të fatkeqsive natyrore dhe të luftrave me pasoja shkatërrimtare..

Athina , në mes miteve , legjendave dhe qytetrimeve të lashta
Edhe per Athinen dhe qendren e saj historike, Akropolin ekzistojne legjenda e mite , që trashigohen e njihen edhe sot tek banoret vendas e më gjërë. Mjaft interesante na u duken (mitet apo legjendat) si ato të mbretit legjendar – athinas Çekrope që thuhet se ishte gjysem burrë e gjysem gjarper (madje shpesh edhe emri i Akropolit lidhet me emrin Çekrope)…Per te vijuar me legjenden e “duelit” në sytë e të gjithë popullit të mbledhur në Akropol në mes Perendeshes Atena (Athena) dhe Zotit detit Poseidonit. Dueli (nëse mund të quhet keshtu) me ketë rast behet me dhurata. Poseidoni bënë dhurat një kalë të shkelqyer e të bardh , emblemë e forces ,fuqisë dhe kurajos duke pretenduar mbeshtetjen në beteja. Ndersa Atena (Athena) bënë një dhuratë Ulliri me premtimin se do të jap urtesi , maturi ,inteligjenc e paqe..Gjë që duket se e pelqyen më shumë athinasit.. Ketu në Athinen historike ende janë të “pashlyera” mjaftë gjurme të qytetrimeve të saj dhe qytetrimeve të tjera të Greqisë së Lashtë ,pasi siç dihet në ato kohë si i gjithë kontinenti Europian e më gjërë edhe Greqia (nëse mund ta quajmë keshtu) ishte e ndarë në disa qytetrime (e per rrjellojë në qytet-shtete) dhe kultura , ku më të njohurat ishin ato të Kretes (shpesh monoike sipas mbretit mitologjik të Kretes, Minos), si dhe kultura e Mikenes e cila ishte kryeqendra e Peloponezit dhe ndërlidhte Korintin me Argosin. Per të vijuar me shtetin e Spartes me një organizim të veçant me karakter mbrojtes, dhe duke qeverisur me ligjet e famëshme të Likurgut ,që njihet si ligjëvënesi legjendar e tjer…Por ketu që në shek.XIII para Krishtit sipas një tradite të vjetër u bë bashkimi i 12 bashkesive të Atikes (krahinë në Greqin e mesme e njohur në kultivimin e ullinjeve dhe vreshtave ,në nxjerrjen e argjendit dhe mermerit) dhe kryeqytet u shpall qyteti i Athines…Mbreti i parë legjendar i Atikes ka qenë Tezeu , i cili i perket gjenerates që ka jetuar para luftes së Trojes.. Vlen të shenohet se mbreti i Mikenes Agamenoni në shekullin e XII para Krishtit ndermori ekspediten e famshme të Akejve kunder Trojes…Rreth viteve 800 para Krishtit ketu fillon epoka e madhe e qytetrimit grek, e njohur si epoka helenike… Natyrisht keto gjurmë “të lexueshme dhe të palexueshme” ruhen më mire se kudo në Akropolin e Athines…Ketu (në Akropol) “gjenden” disa tempuj , si tempulli Efesto ,tempulli Atena Nike (kushtuar perendeshës të fitores së Athines), tempulli Elensinon kushtuar Demetres , apo tempulli i EREKTEONIT , ( Eretteo i Drejtesisë) Joniko-Grek (shek.V para Krishtit), e tjer tempuj sinjifikativ ,por një ndër më të veçantit është tempulli gjigand i Partenones , i ndertuar ngjitur me Akropolin gjate viteve të qeverisjes së reformatorit të madh Perikliut (443-428 para Krishtit). Sapo hyhet në ketë tempull (Partenone) ,në murin e siperm të pullazit të nderteses gjendet paraqitja e skenes ,që i kushtohet lindjes së perendeshes Atena (Athena).Ndersa në pjesen e sprapme është paraqitur grindja ndërmjet Atenes dhe zotit të detit Poseidonit. Vetë shtatorja e Atenes është punuar prej fildishi e ari. Në mes të helmetes saj duket sfinksi ,kurse anash janë paraqitur grifonë (luanë me kokë dhe me krahë shqiponjash). Shtatorja e Atenes ka të veçant veshjen me Kiton (veshje grash deri te këmbët). Ajo në njeren dorë mban fytyren e Nikës (perendeshes së fitores) ,kurse në tjetren shtizen . Afer këmbës ka mburojen ,kurse rreth shtizes gjarprin. Në rrezet e shtatores është paraqitur lindja e Pandores . Hesiodi dhe këngëtarë të tjerë thonë se , Pandora ka qenë gruaja e parë, dhe se para lindjes saj nuk ka ekzistuar gjinia femërore…

AKROPOLI DHE PELLAZGËT 
Historia e fqinjësisë mijëra-vjeçare të popujve të gadishullit Ballkanik e veçanarisht të atyre Pellazgo-Ilire ,me ato Greko-Helene , na tregon se ndër shekuj kanë ekzituar kufijë të tjer ,por edhe levizje të lira popullsie që i kanë sherbyer edhe zhvillimit ,ndertimit , qytetrimit e paqtimit.Duke ditur se pellazget kanë qenë puntorë dhe mjeshtra të mrekullueshem shpesh është shkruar e thenë se pellazget kanë kontributin e tyre në shume vepra e monumente qytetrimi e zhvillimi që shohim sot në trojet greke ,ku një ndër më sinjifikativit është Akropoli i Athines. Gjithsesi per të “argumenuar” diçka nga kjo histori po i drejtohemi studiuesit dhe histrorianit amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) , cili ne librin “SHQIPTARET”… në faqen 67,duke ju referuar historianit të lashtesisë greke TUQIDIDI-t ,shkruan : “Tuqididi (historian grek i lindur në Athinë rreth vitit 460 para Krishtit N.B.) na siguron se Akropoli ,më i njohuri në botë ai i Athines fqinje , nuk u ndertua nga Grekët ,por nga ata Pellazgë. Banoret e parë (Pellazgë) u vendosen aty 2000 vite para Krishtit. Më vonë Akropoli u shenderrua në një fortesë. Një autoritet i sotem per Greqinë e lashtë ka vrejtur : Kanë mbetur ende pjesë të murit prej guri gelqeror gri në blu ,me të cilet zotrit Pellazgë të kalasë (Akropolit ..N.B.) siguronin caqet e kodres së tyre të pjerrtë.Muri i vjeter quhej Pelasgjikon.. Arkopoli është i bashkuar me Aeropagun , kurse muret ishin ndertuar në menyrë të tillë , që hyrja kryesore perendimore e kalasë të kalonte permes nëntë portave, njera pas tjetres. Veper kjo e pellazgëve , e trashiguar më vonë nga “pasardhesit” e tyre grekë. Kulti i Athinasë i dha emrin qytetit, ndersa të gjithë banoret në afersi të tij , ndër ta edhe Pellazget u quajten Athinas”. Ndersa Herodoti   ( i lindur në vitin 484 para Krishtit i quajtur edhe babai historisë) ,duke shkruar per historinë e Athines tregon se murin rrethues të Akropolit e kishin ndertuar Pellazget ,të cilet per ketë ndertim ishin shperblyer me disa toka ,per te cilat athinasit ishin penduar, dhe per ketë shkruan : “Athinasit duke parë se toka që ata u kishin leshuar Pellazgëve në këmbët e malit Hymet , si shperblim per ndertimin e murit që rrethon Akropolin , ishte punuar mire ,megjithse më parë kishte qenë e keqe dhe e pavlefshme , i dëbuan ata (Pellazget) pa asnjë shkak vetem prej lakmisë e deshires per ta marrë token perseri…”. Gjithsesi duke ditur se Akropoli si çdo veper monumentale e ndertuar me qindra e mijëra vite më perpara, ka perballuar po kaq rrënime, shkaterrime, por edhe rindertime, gjurmet ndertimore të duarve të arta pellazgjike thuajse janë mohuar e“harruar” aq shumë sa sot mundet të gjinden vetem në themelet e kesajë mrekullie me identitet grekë…

Djepi i demokracisë
Ketu në Athinë ( me qender Akropolin) është “mbjellur” per herë të parë “Fara” e DEMOKRACISË. Ajo filloi të lindë në shekullin e VII-të (para Krishtit) ,kur pushteti i mbretit u zevendesua prej nëntë të moshuarve ,që quheshin Arkondë ,të cilet beheshin antarë të Aeropagut (Këshilli i pleqve) . Ky këshill mori emrin nga vendi ku ai mblidhej në qytetin e Athines , në kodren kushtuar perendisë Ares.. Ndersa në shekullin e VI-të para Krishtit një athinas i quajtur Kilon ishte perpjekur të organizonte një kryengritje në Athinë ,por deshtoi sepse nuk u perkrah nga shumica e demosit (popullit). Per të parandaluar shperthime të tjera nga shtresat e ulta ne vitin 621 (p.K.) arkondet thirren Drakonin i cili zbatoi me rreptesi e korrektësi ligjet e qytet-shtetit. Jehona e kësaj kohe edhe pse kanë kaluar më shumë se 26 shekuj , degjohet edhe sot me “shprehjet” ; masa drakoniane ,ligje drakoniane e tjer… Rreth vitit 594 (p.K.) filloi të hell shtat një reformë me emrin e Solonit ,arkondit të ditur e të ndershem që u ngarkua per organizimin e qeverisjes…Ai bëri anulimin e skllavrisë per huatë dhe forcoi lirinë e trashigimisë…Soloni bëri edhe reformen e Timokracisë ose reformen e Censit (që i ngjan Censusit të sotem të regjistrimit të popullsise e pasurise) që klasifikonte qytetaret e Athines në kater kategori… Kjo reform krijoi edhe një organ të ri , Këshillin e 400-ve, që merrej me problemet e perditshme të qeverisjes me mjaft vlera demokratike..Me emrin e Solonit lidhet edhe krijimi në Athinë i Gjyqit Popullorë të quajtur , Heliea. Keto reforma demokratike do ti avanconte reformatori i tretë ,që erdhi në pushtet rreth vitit 510 (p.K.) me emrin KLISTENI, dhe u mbeshtet më shumë te njerzit e thjeshtë. Klisteni ndau Atiken sipas parimit toksor në 30 rrethe , dhe krijoi këshillin e 500-ve … shprehje e qeverisjes demokratike ,duke sjellur faktin që per herë të parë ,të gjithë qytetaret e lirë-burra mund të votonin dhe të zgjidheshin pavaresisht nga pasuritë e tokes. Per të mbrojtur sistemin e ri ai futi praktiken e Ostrakizmit , ku athinasit mund të votonin per të dëbuar nga qytet-shteti per një periullë kohe persona të cilet quheshin të rrezikshem. Me reformat e Klistenit në Athinë u hollen bazat e demokracisë së drejtperdrejtë ,gjë që do të thoshte se qytetaret merrnin pjesë vetë në qeverisje … Me keto reforma mbaron edhe periulla e luftes që zgjati më shumë se një shekull ndermjet aristokracisë dhe demosit (popullit). Në vitin 443(p.K.) shfaqet një reformator tjeter me vlera të mëdha demokratike , Perikliu, i cili per 15 vite rresht u zgjodh çdo vit në postin e lartë të strategut të Athines (Ai deshtoi vetem një herë në rizgjedhjen e tij). Perikliu ndërmori reformat per demokratizimin e thellë të shoqerisë Athinase ,duke mbrojtur interesat e shumices së qytetarve. Perikliu me ligjet e reja u dha mundesi qytetarve të zgjidheshin në poste shtetrore ,(dhe u vendos per herë të parë) që nënpunësit të merrnin rrogë nga arka e shtetit.. Roli kryesor i qeverisjes në kohen e Perikliut i takonte Kuvendit të Qytetarëve (Eklesia). Ai mblidhej çdo 10 ditë në kodren e quajtur PNIKS në Athinë , per të vendosur per problemet themelore të qeverisjes , me anë të ligjeve dhe vendimeve. Nënpunsit e lartë të shtetit pergjigjeshin dhe jepnin llogari perpara Kuvendit të Qytetarve. Qytetaret mund të kretikonin drejtuesit politik pa u ndeshkuar. Në Asamble çdo qytetar ishte i lirë të thoshte çfardo që ai mendonte. Keshtu , p. sh. zejtari i thjeshtë kishte po ato të drejta , per të folur dhe votuar ,si pronari i madh i tokave.. Ketu per herë të parë (në një shoqeri të organizuar) u votua duke “skalitur” në rrasa ,apo tjegulla emrin e atij që donin të zgjedhnin…

Athina “mitra” ku zunë fillë , filozofia, historia , letersia, arti, kultura dhe embrionet e “shkences”
Edhe sot pas qindra e mijera vitesh në boten e qytetruar njihen e vlersohen emrat dhe veprat e korifenjëve të lashtësisë greke. Ata jo vetem kujtohen ,por merren edhe si reference per shumë fusha të filozofisë , historisë , letersisë , artit , kultures dhe “shkencave”. Natyrisht në ketë raportazh të shkurter ,nuk kemi aresye të mos i kujtojmë sadopak disa nga keta emra të medhenjë të qytetrimit të lashtë që edhe sot u bejnë dritë shumë rrugëve e rrugicave të kesaj bote , ndaj i gjejmë edhe të perjetsuar (jo vetem në Athine e Greqi ,por në gjithë Europen e më gjerë) ,në piktura , skulptura ,buste , memoriale e tjer.. Disa nga të cilet po i sjellim në kujtes si : Herakliu, Pitagora , Demokriti e tjer , e veçanarisht ai që ndryshoi drejtimin e studimit filozofik per natyren e vetë njeriun ; SOKRATI , filozofi i famshem ,teza e të cilit “Njih Vetveten“ vlen edhe sot , dhe per ketë filozofi u denua me vdekje në vitin 399 para Krishtit… PLATONI (427–347 para Krishtit) ishte nxënes dhe pasues i Sokratit..Edhe ky ishte një filozof i madh që perveç veprave të njohura është autor i ”sentences”filozofike e politike se; të gjitha të keqijat per individin dhe qytetin ( e Athines antike) ,vijnë nga politikat dritshkrurtra dhe per pasojë ,nga regjime të këqija. Sipas Platonit e mira dhe e drejta nuk janë vlera thjeshtë individuale ,por matëse ,etalone të pandryshueshme dhe të perjetshme, ku ne duhet të mbeshtetemi per të rregulluar jeten tonë… ARISTOTELI , ishte nxënës dhe pasues i Platonit (shek.IV p. Kr.). Ai thoshte, studimi shkencor behet i mundur sapo perpunohen kushtet e aresyetimit demostrativ…Filozof është ai që njeh më tej se sendet..Vlen të kujtohet se edhe sot perdoret thenia e Aristotelit se “Njeriu është kafshë politike”.. Në ketë truall linden tragjedianet e mëdhenj, që i dhanë gjalleri jetes shpesh të “pergjumur” të Ahtinasve e më gjerë si Eskili që njihet si babai i tragjedisë , i cili në kryevepren e tij “Prometeu i lidhur” i ngre himn lirisë së mendimit kunder tiranisë ,per të vijuar me tragjedianet , Sofokliu , Euripidi etjer.. Keto tragjedi luheshin në pergjithsi në teatrin e Dionisit që ishte pranë Akropol ( është edhe sot …),dhe ishte ndertuar në shekullin e V para Krishtit.. Gjithashtu mori hov edhe komedia e cila kishte perfaqesuesit e saj të degjuar Aristofanin dhe Epikarmin… Interesant paraqiteshin veprimtarit muzikore ,ku vete muzika lidhej me veprimet gjimnastikore dhe strevitjen ushtarake të të rinjve…Si vegla muzikore permenden Kitara që lidhej me hyjnin Apolon ,ndersa Fyelli lidhej me hyjnin Dionis.. Shkrimet e historisë njohin zhvillime të mëdha me historianet Herodoti dhe Tukididi që kishte marrë pjese si një nga strateget e Athines ,dhe me gjeografin Straboni..Edhe artet pamore , si piktura e skulptura kanë lulëzuar veçanarisht në shek. V-IV para Krishtit . Keto arte per herë të parë në historinë e artit boteror krijuan në pergjithsi bazat e një veprimtarie artistike të realizimit të lartë e të vetdijshëm. Piktori më i madh i shek.V (p.K.) ishte Polignoti , që krijoi kompozime te nderlikuara e me subjekte shumefigurëshe …,Skulptoret gjenialë që i perkasin gjysmes dytë te shek.V para Krishtit janë Mironi ,Fidia dhe Polikteti. Kryevepra e Mironit është skulptura “Hellesi i diskut”. Polikteti futi në skulpturë sistemin e perpjestimeve matematikisht të sakta të pjeseve të trupit ,me vetë trupin në tersi me idenë e “prerjes së artë”,ndersa Fidia paraqitet si një mjeshter i madh i harmonisë të relieveve me karakter rrëfimtar. Frymen e psikologjisë të botes së brendshme e futi artisti Praksiteli nga Athina…etjer. Gjatë shekujve V-IV para Krishtit njohen zhvillim disa degë të sheknces si Matematika e Astronomia që u perceptua nga Pitagora e pasuesit e tij , si një sistem i sferave të planeteve që levizin , ku planeti i tokës nuk ishte qendra e tyre, ndersa dijetari Metoni nga Athina percaktoi shkencërisht gjatësin e vitit në 365,3 ditë…Edhe shkenca humane e mjeksisë kishte perfaqesuesin e saj më sinjifikativ Hipokratin ,ku formula e betimit të mjekut ka vlera praktike e ligjore edhe sot pas rreth 2500 viteve…Athina është organizatorja e lojrave Olimpike në lashtesi ,por edhe në kohen e re ,ku në vitin 1896 u zhvilluan lojrat e para olimpike moderne…Të gjithë keta perfaqesues të pavdekshem të zhvillimit e qytetrimit botëror,sot janë perjetsuar në panteonin e historise me libra , piktura ,skulptura ,memoriale e monumente ,që tashma janë një trashigimi e çmuar e vetë Athines ,Greqisë e më gjërë…

Pakë nga shkrimet e historianëve Herodoti e Tukididi dhe gjeografit Straboni per Pellazgëet

Edhe pse reportazhi imë nuk ka si objekt shkrimet e historianeve apo gjeografeve të lashtesisë per paraardhesit e Ilirëve –Pellazgët , unë nuk munda të anashkaloj pa cituar “pakë” nga shkrimet e tre autoreve kolos të lashtësisë. Së pari po citoj babain e historisë HERODOTIN (484-425 para Krishtit) ,libri I ,i cili ndër të tjera shkruan: “ Çfarë gjuhe flitnin atëherë pellazgët është një çeshtje ,per të cilen nuk mund të them asgjë. Vetem në qoftese ,mund të mesojmë ,ndoshta ,ndonjë mendim nga pellazget e diteve tona , nga ata që janë akoma sot në Kreston (qytete në bregdetin e Thrakisë) ,siper tyrsenëve ,të cilet dikur fqinjë të dorëve të sotem ,banonin në token e quajtur tani Thesali , nëqoftëse ketyre pellazgëve u shtohen ata që kanë themeluar Plakienë dhe Skylakenë në Helespont dhe që kanë banuar dikur me athinasit , dhe banoret e qyteteve të tjera pellazge ,emri i të cilave është ndryshuar , del se pellazgët kanë pasur gjuhë barbare . Pra neqoftëse e tillë ishte gjuha e pellazgëve del se popullsia e Atikës – pellazge me prejardhje ,harroi të folmen e saj duke u kthyer në helenë ,prej të cileve mesoi edhe gjuhen ; pasi e folmja e krestonasve dhe plakieasve, që është e njejtë, nuk ka asgjë të perbashkët me atë fqinjëve të tyre , prove e qartë se keto dy fise pellazge ruajnë akoma në ditet tona gjuhen që sollen në ketë vend atëherë kur u vendosen atje..” Së dyti po citoj historianin athians TUKIDIDI (460-400 para Krishtit),libri I , i cili na “njofton” se: “para luftës trojane Hellada , me sa duket , nuk ka bërë asgjë me forca të perbashkëta. Mua bile më duket se ajo si tërësi nuk e mbante akoma ketë emër , se një emertim i tillë as nuk ekzistonte para Helenit , birit të Deukalionit , dhe se emrin ja kanë dhënë asaj , sipas emrave të tyre , fiset e ndryshme ,më tepër pellazgët..” Së treti po sjellë në “vemendje” ato çfar shkruan gjeografi dhe historiani grek STRABONI (viti 63 para Krishtit deri në v. 20 mbas Krishtit), libri V, nga i cili mësojmë: “Sa per pellazgët të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjeter i perhapur në gjithë Helladën , e sidomos në vendin e eolëve afër Thesalisë. Por sipas Eforit ishin me prejardhje nga Arkadia , të dhënë pas jetes luftarake , të cilët duke u shtuar nga ata që moren anen e tyre dhe të cileve u dhanë emrin e tyre , u bënë të famshëm edhe ndër helenët , edhe në gjithë vendet ku vajten . Me të vertet , shohim pellazgë të vendosur në Kretë , sikurse na deshmon Homeri , duke i vënë në gojë Odiseut keto fjalë , që i thotë Penelopës ; në ketë ishull ku banojnë ahejt , eteokretët trima ,kydonët ,dorët trefish dhe pellazgët hyjnorë, secili ka gjuhen e tij. Per më tepër Thesalia , e cila gjendet midis grykes së Peneit dhe Termopyleve dhe shtrihet gjerë në malet e Pindit , quhet Argo Pellazgjik ,sepse pellazgët dikur ketu qënë zotër , dhe vetë poeti Homeri Zeusin e Dodones e quan pellazgjik. Shumë autor të vjeter edhe fiset epiriote i kanë quajtur pellazgjike, sepse ata shtriheshin deri atje [në Epir]. Dhe me që keta autor të vjeter kanë cilesuar si pellazgë një numer të madh heronjësh , autoret e mëvonshem gjithashtu u kanë dhënë emrin pellazg fiseve ,që kishin udhëheqësa keta heronj ; keshtu është quajtur pellazgjikë ishulli Lesbo dhe keshtu Homeri i quan pellazgë fiset kufitare me kilikët në Trojë. Hipothou i udhëhoqi keto fise pellazgësh nga të cilat disa banonin në Larisen pjellore . Efori kur mendonte se pellazgët ishin me prejardhje nga Arkadia , pason Hesiodin që na thotë ; nga i biri i pellazgut nga hyjnori Lykaon linden gjashtë femijë . Por Eskili në “Iketidet” (Lutëset) dhe “Danaidët”thotë se raca e pellazgëve kishte dalë nga Agro pranë Mykenës. Efori pretendon gjithashtu se Peloponezi mbante dikur emrin Pellazgia…Sipas Antiklidit ,pellazgët qënë të parët , që populluan ishujt Lemno e Imbro …më në fund po tu besojmë autorëve të Atidëve (Atikës) , ka pasur pellazgë që kanë banuar në Athinë edhe per shkak se keta popuj , duke u endur në të gjithë anët shkonin me grupe në vende të ndryshme si disa zogj , që banorët vendas të Atikës i quajtën me emrin “Pelargë”..”.

“Shenja” luftrash shkaterrimtare në Akropol
Nëse ke sado pakë njohuri per historinë e luftrave të zhvilluara në lashtesi në trojet “greke” e më gjërë , sapo të gjendesh para Akropolit ,të duket se kujtesa së bashku me imagjinaten tënde të “zgjojnë” diçka nga historia e tmerrshme dhe lavdishme e ketyre luftrave. Ato jane te shumta sa vet historia ,por ne po veçojmë fare pakë : Së “pari” Lufta kunder Persianeve e vitit 490 para Krishtit ,luftë që njihet si beteja Maratonë e cila u kurorzua me fitoren e Athinasve , ku sipas gojdhenave per të njoftuar fitoren u dergua një lajmëtar , i cili pershkoi mbi 150 km dhe vdiq vetem pasi arriti të thotë “Nike” = “Fitore”. Në vitin 486 para Krishtit perseri Perset nuk hoqen dorë nga sulmet ushtarake kunder Grekeve, duke arritur deri në shkretimin e Atikes dhe grabitjen e Athines , por në vitet 480-479 para Krishtit ,flota e madhe Perse u shpartallua nga ajo greke e udhëhequr nga strategu athinas Themistokliu.. Ndersa një luftë tjeter e madhe ,që ka mbetur në histori është ajo e Peloponezit ,që zgjati nga viti 434 deri në vitin 404.. Gjithsesi fitorja e luftrave (veçanarisht kunder Persëve) hapi prespektiva të reja per zhvillimin ekonomik e kulturor të qytet-shtetit të Athines..U rindertua qyteti i shkatërruar me në krye Akropolin , ku perveç mureve ,per celebrimin e fitores perfundimtare mbi Perset u ndertua edhe nje Statuje kolosale (Atena Parthenone).Ndersa ngjitur me Akropolin do të ndertohej tempulli i famshem që e shohim edhe sot me emrin Partenone…

Në ketë “pershkrim” të shkurter luftrash të athinasve medoj se ja vlenë të “ndalemi” pakë edhe në një pabesi të athinasve ndaj pellazgëve të cilet më vonë do të kryenin një masaker që nuk është harruar deri sot..Pellazgët pasi kishin ndertuar murin rrethues të Akropolit ,ishin shperblyer nga athinasit duke u lëshuar pellazgëve toka në kembët e malit Hymet. Toka deri atëherë nuk kishte qenë pjellore ,por kur e punuan ketë tokë pellazgët puntor filloj të jap frutet e veta . Kur e pane ketë athinasit i debuan pellazgët dhe u muaren token perseri…Pellazgët u detyruan të largohen nga Atika duke u shperndarë në vende të ndryshme , ku një pjesë prej tyre shkoi në Lemn…Pellazgët që u ngulen atëherë në Lemn vendosen të hakmerren kunder athinasve. Pasi dinin shumë mirë ditet e festave të tyre , ata ndertuan anije me pesëdhjetë lopata dhe pasi zunë pritë grabiten gratë athinase që kremtonin festen e Artemisit , në Brauron . Pastaj happen velat dhe i sollen në Lemn. Ato paten shumë femijë ku u mesuan gjuhen dhe zakonet e Athines. Keta femijë per keto aresye nuk donin të kishin asnjë mardhenie me femijët e grave pellazge , dhe në qoftëse ndonjeri prej tyre goditej , të gjithë i vinin në ndihmë dhe mbronin njeri tjetrin. Ata kishin vendosur të ushtronin forcën mbi të gjithë fëmijët e vendit (femijet pellazgëve me gra pellazge N.B.), dhe ishin shumë të forte. Guximi dhe bashkimi i ketyre femijëve i bënë pellezgët të mendonin seriozisht. Si thoshin ata në kulmin e hillërimit ,nëqoftëse sot ata janë gati ti japin ndihmë njeri tjetrit kunder femijëve të grave (pellazge) që i kemi marrë të virgjëra ,nëse perpiqen që tani ti mbizotërojnë ata , çka nuk do të bejnë kur të kenë arritur moshen madhore . Ata (pellazgët) moren vendimin ti vrisnin të gjithë fëmijët që kishin pasur me grate atikase ,gjë që e bënë dhe në të njejtën kohë masakruan edhe mëmat e tyre. Pas kesaj vepre dhe si kujtim të krimit të grave të Lemnit , të cilat dikur i kishin mbytur të gjitha në një natë burrat e tyre , u bë zakon bashkë me mbretin e tyre Thoas që në Helladë të quhen të gjitha veprat kriminale vepra si ato të Lemnit..(marrë nga Herodoti ,libri VI)…. Shekuj më vonë kur Perandoria Romake , u nda në dy pjesë , në atë të Perendimit ,dhe atë të lindjes , Greqia (nëse mund ta konceptojmë keshtu) perfundoi me perandorinë romake të Lindjes ,por dalngadal shekujt e perandorisë Bizantine e konfirmuan vetë Greqinë si perfaqesuesen tipike të kesaj Perandorie me kryeqytet Kostandinopojen…. Madheshtia e ketyre shekujve filloi të marrin fund kur Turqit në vitin 1453 pushtuan Kostandinopojen…Turqit Athinen e pushtojnë tre vite më vonë (në vitin 1456). Vlen të kujtojmë se tempulli i famshem i Partenones së bashku me kishen kushtuar Shen Maris -Virgjer pushtuesit turko-osman e transformuan në xhami deri në vitin 1687 ,kur Venecianet sulmuan Akropolin. Turqit pas kesaj Partenonen e perdoren edhe si magazinë per barut . Tempulli gjatë kohes shpertheu ,dhe per ketë aresye sot ka pullaz…E paharruar ka mbetur edhe grabitja e disa objekteve arkeologjike të Akropolit (me lejen e sulltanit) nga lordi anglez Elgin i cili keto objekte arkeologjike i ka ekspozuar (që nga ajo kohë) në muzeun Britanik ,ku shteti Grek ende i kerkon…Pushtimi turko-osman zgjati më shumë se tre shekuj e gjysem.. Athina në vitin 1834 rideklerohet kryeqytet i Greqisë. Në atë vit Athina kishte rreth 6 mijë banorë.. Vlen te kujtohet se në vitin 1941 Athina pushtohet nga Gjermania naziste pasi kishte rezistuar rreth dy muaj me luftë, ndersa thuhet se Hitleri në kete kohe viziton Akropolin…

Athina Muza e qyteterimit e zhvillimit , edhe me “aromë” pellazgo-ilire
Athina historinë e saj e ka të ruajtur në dhjetra muze ,të cilet pasqyrojne thuajse
çdo detaj të qytetrimit e zhvillimt mijëra-vjeçarë deri në ditet e sotme.
Por ne po kujtojmë fare pakë nga këta muze ,(sipas nesh më kryesoret” : Muzeu i Akropolit , Muzeu Arkeologjik Kombetar , Muzeu i Folklorit ,Muzeu i Çeramikes , (me hyjnin që i kushtohet) , Muzeu i Muzikes , Muzeu Bizantin e tjer…Gjithashtu Athina ka disa lagje e zona që perbejnë qendren historike ,si lagja antike

PLAKA që është e ndertuar në “kembet” e tempullit të famshem Partenone . Kjo lagje ka marrë hov zhvillimi veçanarisht që ne shekullin e XIX-të. Ketu gjindet dyqane ,lokale e gjithshka antike . Eshte interesant se thuajse 90% e rrugeve të lagjes Plaka janë kembësore (Pedonale). Ketu ndodhet muzeu i veglave të muzikes popullore që rrokin një hark kohor nga shekulli i III para Kishtit deri në shekullin e XIX-të. Historiani i lashtesisë HERODOTI (484-425 p.K.),kur shkruan per shtrirjen e Pellazgeve dhe gjuhes së tyre ai thotë se ata kanë themeluar Plakienë dhe Skylakenë në Helospont dhe që kanë banuar dikur me athinasit dhe banoret e qyteteve të tjera pellazge, emri i të cilave është ndryshuar…”. Lagja Plaka ka qene edhe në vemendjen e studiuesit të njohur professor Antonio Baldaçi-t i cili kur vizitonte Athinen (vitit 1897) do të shkruante : “…Në lagjen Plaka nën Akropol , vazhdon të flitet shqip megjithse Greqia kerkon me çdo mjet t’i asimilojë ata shtetas të saj…duke kaluar edhe sot neper lagjen Plaka mund të degjohet e folura shqipe midis dyqanxhinjëve…”

Lagjia Kolonaki , është një lagje plot me dyqane antike dhe me një muze artesh ,themeluar në vitin 1986 ,por me objekte arkeologjike pesëmijë vjeçare… Lagja Monastiraki (emër që duket se vjen nga koha e manastirëve), kjo lagje dallohet per qeramiken ,artizanatet dhe veshjet antike . Ketu gjindet buzuku (buzuqi) orgjinal. Po në ketë lagje është edhe varri i hyjneshes të Qeramikes… Një lagje tjeter interesante antike është lagjia Likabeto. Në ketë lagje perveç shumë vlerave historike e arkeologjike , gjindet edhe (Kodra) pika më e lartë e Athines (Likavito) në kuoten 277 metra mbi nivelin e detit. Nga kjo pike mund të shihet (siç thot populli) Athina si në pëllëmbë të dores. Per tu ngjitur në ketë lartesi ishte ndertuar një rruge (por edhe një shesh ku mund të parkoje autoveturat) që të afronte pak pa u ngjitur në maje. Në lartesin maksimale të kodres që prej gjysmes parë të shekullit XIX është ndertuar nje kishë impozante kushtuar Shen Gjergjit (Georgit) ,si dhe një lokal modern…etjer. Çdo ditë qindra turistë ngjiteshin ne Likavito ,nga ku benin fotografi e filmime te qytetit të Athines… Edhe ne keto lagje kishte mjaft rrugë e sheshe këmbësore (pedonale) , si dhe kisha kushtuar shenjetoreve kristian…Gjithashtu tregu dhe lokalet ishin të mobiluara me mjaft objekte e sende antike ,dhe të paisura me skulptura ,piktura ,memoriale ,apo bocete të historise së ndertimit ,qytetrimit , zhvillimi dhe protagonisteve të ketij antikiteti…

Biblioteka Adriano
Në Athinë ka edhe shume biblioteka ,që mbajnë brenda historinë e shkruar mijera-vjeçare ,por një ndër më të rendesishme është biblioteka ADRIANO
që mban “homonimin” e perandorit romak (Adriano) , i cili njihet edhe si ndertuesi i bibliotekes në vitin 132 para Krishtit. Biblioteka ka qënë nën kujdesin e perandorit dhe kishte të sistemuar një koleksion të gjërë matrialesh të shkruara. Biblioteka ishte e rrethuar nga një murë.. Gjithsesi per ketë bibliotekë shkruhet se në vitin 267 mbas Krishtit pesoi një shkaterrim të madh ,por në vitin 412 (mb.Kr.) u rindertua duke ju shtuar një kopsht (apo oborr) prtitje dhe një bazilik kristiane . Një shkaterrim tjeter të njohur kjo veper qytetrimi e dije pësoi në shekullin e VII (mb.Kr.),per të vijuar me një rindertim tjeter të mëvonshem. Por shkaterrimet e rindertimet nuk kanë rreshtur , pasi të pakten pas pushtimit otoman edhe biblioteka ,si çdo veper e qytetrimit perendimorë e kristian ishte në “luftë” të papajtueshme me qytetrimin e besimin turko-aziatik…Gjithsesi biblioteka Adriano sot është një mrekulli ,që ruan brenda magjinë dhe historinë e shkrimeve dhe librave që nga fillimet në stela (rrasa) guri ,në matriale prej balte , e mbi të gjitha shkrimet në pergamene ,që na kanë transmetuar ,historinë ,qytetrimin e zhvillimin mijëra-vjeçarë , e deri në librat e sotme…

Sheshi Omonia dhe shqiptarët

Sot sheshi OMONIA në Athinë ,nuk është më sheshi i lotëve ,i vuajtjeve dhe i anktheve të emigranteve shqiptare që ngjasonin me skllevrit ,të cilet qendronin ketu duke pritur me orë e ditë një pundheses ,që i ngjante më shumë një skllavpronari të pamëshirshem se një pronari grek të koheve të sotme… Sot sheshi Omonia ,ështe një hapsirë (lulishte e gjelberuar) me vlera të trashiguara kulturore , historike , arkeologjike e turistike. Ketu gjindet edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar dhe mjaftë vlera të pavdekshme , të jetës e veprimtarise të qytetit të Athines historike e më gjërë. Sheshi Omonia është qendra e qytetit..

“Në vend të një Epilogu”
Duke i ardhur fundi këtij raportazhi të shkurter ,por plot mbresa historike të “perziera” edhe me ato të sotmet që na ofrojnë “magjitë”e Athinës së lashtë , sëbashku edhe me interesat e qindra e mijerave shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Athinë dhe Greqi ,urojmë dhe besojmë se Greqia si trashigmtare e kësaj mrekullie qytetrimi e ndertimi mijera-vjeçarë , do ti kalojnë edhe keto kohë krizash politike , ekonomike e financiare , siç i ka kaluar ndër shekuj shumë fortuna e stuhi ,që nuk munden të shkaterrojne ketë trashigimi historike nga e cila ende mahnitet njerezimi, duke perfshirë edhe ne shqiptaret ,që duan apo nuk duan grekët e sotem ,shqiptaret kanë kontributin e tyre në themelet e ketij qytetrimi ,ndertimi e zhvillimi ,dje ,sot ,por edhe neser …

Fund-dhjetori 2014

REFERENCAT :                                                                                                                                     1.ATENE ,Acropoli , storia , informazione , giro turistico , ieri e oggi                                     2. Despina Tsakiri ; GRECIA ,storia , arkeologia , la Grecia oggi.

3.Niki Drosou ,Pana Yotou ,ATENE i monumenti allora e oggi.

4.Papadimas Ekdotiki , Mitologia Greca.

5.Ilirët dhe Iliria te autoret antik , Akademia e shkencave të Shqiperisë ,Instituti arkeologjik ,perg. Nga Selami Islami ,Hasan Ceka ,Skender Anamali.

6.Louis Beonlew , Greqia perpara grekëve.

7.Robert d’Anxheli “ENIGMA”

8.Antonio Baldaci , Shqiperia e Madhe.

9. Spjegimet e ciceronit…

(Publikuar në albdreams.net më 9 janar 2015)