PERPLASJA NE NJE PROCES/ E kishte paditur për fyerje, Nishani humbet gjyqin me Erion Veliajn

Gjyqtarja Arjana Liço ka rrëzuar padinë e presidentit Bujar Nishani si të pa bazuar në prova.

Kreu i shtetit paditi një vit më parë Erion Veliajn për fyerje, ndërsa i kërkonte 100 lekë dëmshpërblim.

PADIA

Nëpërmjet çështjes civile nr. 9499, të regjistruar dje, më datë 19.05.2016 pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka paditur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për “Shkaktim Dëmi”. Presidenti i Republikës ka kërkuar detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë për dëmin moral të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit. Për këtë gjë, Nishani ka kërkuar një dëmshpërblim monetar në vlerën e vetëm 100 lekëve. Gjithashtu, Presidenti ka kërkuar “detyrimin e palës së paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta vendimin e gjykatës”.

REPLIKAT

Një vit më parë, Presidenti i Republikes Bujar Nishani kallëzoi per shpifje kryetarin e Bashkise se Tiranes, Erjon Veliajn per disa akuza te tij ne emisionin Opinion. Nishani denoi protesten e organizuar nga Bashkia e Tiranes pranë Gjykatës Administrative, duke e quajtur nje sulm te dhunshem, te organizuar nga kryetari i bashkise dhe kerkoi reagimin e gjyqtareve dhe komunitetit nderkombetar.

Nga ana tjetër,  Erion Veliaj reagoi me anë të një deklaratë të shpërndarë nga Bashkia e Tiranës, pas konferencës së Bujar Nishani.

Veliaj tha se Nishani është kthyer në një lodër të biznesmeneve. Në një dalje publike më 17 maj, presidenti i kërkoi Veliajt përgënjeshtrimin e akuzave, sipas të cilit Nishani ka vjedhur pronën e kishës katolike në Elbasan.
Duke iu referuar këtyre akuzave, Nishani kërkoi që prokuroria të nisë hetimet për të vërtetuar dhe identifikuar “hajdutin”. Kreu i Shtetit premtoi se do të ndjekë edhe personalisht seancat e gjyqit. Nga ana e tij, Veliaj është shprehur se presidenti i Republikës po vepron në mbështetje të një pale politike. /javanews/b.d