Perlat Ramçaj fisniku që i duhej Malësisë

Nga Ndue Bacaj

Pas një semundje të pasherueshme me 22 mars 2016 u nda nga jeta në moshen 65 vjeçare Perlat Rexhep Ramçaj , ish kryetari i parë i zgjedhur me voten e lirë në historinë e Bashkisë Koplik (1992-1996). Perlat Ramçaj nuk ishte thjeshtë kryetari i parë i bashkisë së qytetit të Koplikut, si kryeqender e treves së Malesisë Madhe në pluralizem e demokraci, por ishte mbi të gjitha qytetari i parë , që me punen e perkushtimin e tij në ketë detyrë fisnike dhe të veshtirë vuri jo vetem themelet e ndertimit të një institucioni e qyteti bashkohorë, dhe krijoj edhe modelin e një kryetari dhe drejtuesi shembullor, që votbesimin e popullit e perdori per ti sherbyer me fjalë e vepra popullit dhe qytetit që i besoi.. Perlat Ramçaj u zgjodhë per të dyten herë kryetar i bashkisë Koplik në vitet 2003-2007, dhe perseri ishte po ai kryetari i parë shembullorë me punë, fjalë e vepra, ishte kryetari, dera e të cilit ishte e hapur “dy kapakësh” per të gjithë pa marrë parasysh bindjet politike. Perlat Ramçaj edhe pse ishte një ndër antarët e rendesishem të partisë Socialiste, ai në detyren e kryetarit të bashkise, në detyrat e tjera dhe në jeten shoqerore ishte “thjeshtë” vetvehtja një qytetar model që respektohej dhe respektonte të gjithë ata që e njihnin dhe i njihte, ishte një babaxhan i vertet që njerzit kishin knaqësi ta takonin, të bisedonin, të qanin hallet me të, por edhe të pinin një kafe apo të shoqeroheshin qoftë edhe per pakë kohë.. Perlat Ramçaj ishte një qytetar model dhe një atdhetar i palekundur me të gjitha karakteristikat e malësori të vertet, dhe keto i ka vertetuar çdo njeri që e ka njohur apo ka punuar me ketë burrë fisnik , që fisnikria i kishte hije dhe dukej se edhe ajo vetë fisnikrohej me ketë burr të madh nga shtati, të hijeshem nga paraqitja dhe human nga fjalet e veprat. Per Perlat Ramçajn sado të flasesh apo shkruash është e veshtirë të thuash të gjitha ato vlera e virtyte të mrekullueshme që mbarte ky burr i Koplikut Malesisë Madhe e më gjerë…Perlat Ramçaj keto virtyte e vlera të mëdhaja njerzore dhe atdhetare nuk i kishin ardhur nga “qielli”, por i kishte fituar e trashiguar nga njeri brez në tjetrin . Të pakten që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) dallohet stergjyshi i Perlat Ramçajt, Meto Dema, i cili së bashku me atdhetar të tjer nga Kopliku si Sokol Mustaf Bajraktari, Abdyl Kurti dhe Memë Shabani, si dhe patriot të tjer nga Malesia, Shkodra e më gjerë nënshkruajnë me daten 16 qershor 1878 një Protestë të fuqishme, kunder planit grabitës të kongresit të Berlinit per disa trojeve shqiptare që Europa plakë donte tja jepte Malit të Zi. (më hollesisht mund të shihet në Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912, dok.15, fq.32-37..). Siç dihet kjo proteste si dhe tjerat u shoqerua me luften mbrojtese të trojeve shqiptare, ku pjesmarres do të ishte edhe Meto Dema me shoket e tij të atdhetarisë. Por veprimtaria atdhetare e paraardhesve të Perlat Ramçajt nuk mbaron ketu ajo vijon me të gjitha luftrat mbrojtese, ku po dallojmë Luften e Koplikut 1920, ku një ndër luftetaret e njohur të Koplikut në ketë luftë do të ishte gjyshi Perlat Ramçajt, Hajdar Meta, i cili njihet edhe si drejtues i devotshem i pushtetit lokal të atyre kohëve. Gjatë luftës antifashiste (nac-çl.), do të merrnin pjesë me armë në dorë edhe baba (Rexhep Hajdari) dhe axha (Muç Hajdari). Perlat Ramçaj si trashigimtar i kesaj shtepie dhe ketij fisi është dalluar jo vetem në vitet që ishte kryetar i bashkisë Koplik, por edhe shumë më perpara, kur ai punonte puntor apo drejtues i rendeishëm në ish SMT- n e kohes, në vitet e veshtira të monizmit, ku mbahet mend si një drejtues human, i drejtë, tolerant dhe sfidues i koheve të veshtira kur lufta e klasave ishte forca levizëse e shtetit komunist. Perlat Ramçaj gjatë ketyre viteve të demokracisë ka punuar edhe drejtor i ndermarrjes të kanalizimit të ujrave (bonifikimeve), dhe që nga viti 2013 deri që u nda nga jeta ka qenë drejtori i urgjencave dhe spitalit të Koplikut, ku edhe në keto detyra ka qenë dhe do të mbetet një drejtues model, per nga puna dhe të mirat që u ka sjellur institucioneve që ka drejtuar dhe qytetareve me sherbimet e ketyre institucioneve dhe personalisht të Perlat Ramçajt . I ndjeri Perlat Ramçaj në vitet e demokracisë me mjaftë sakrifica perfundoi fakultetin e Drejtesisë në Shkodër, si dhe kualifikime të ndryshme që i sherbyen atij per ngritjen e tij kulturore e profesionale , e per rrjedhoj edhe punes tij në favor të qytetareve të Koplikut e të Malesisë Madhe. Emri i mire per punë të mira e të mbara të Perlat Ramçajt prej kohesh i kishte kaluar kufijet e Malesisë e Shkodres, është pikrisht kjo aresyeja që në diten e varrimit (23 mars 2016), do të merrnin pjesë perveç mijera banorëve që e kanë njohur e kanë degjuar per të, edhe deputet të majtë e të djathtë, kryetari i bashkisë Malesisë Madhe, drejtues të pushtetit, partive të majta e të djathta, e mbi të gjitha në ketë cermoni varrimi do të ishte i pranishem, kryetari i PSSH dhe kryeministri i Shqiperisë z. Edi Rama. Me vdekjen e Perlat Ramçajt, familja, të afermit, shoket dhe miqtë humben njeriun e tyre të dashur, por edhe Kopliku e Malësia humben një nder burrat më të njohur, më të mirë e më fisnik, vdekja e të cilit ka bërë shenjë në trojet e Malesisë Madhe …