Përkrenarja e Skënderbeut, shumë më shumës se një peshqesh, simbolika e Athletit të Krishtit

Helmeta e Skënderbeut është e përbërë nga metal i bardhtë, i zbukuruar me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj gjendet koka e bronztë e një dhie me brirë, por që është e veshur me ar. Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me mbishkrimin * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, që do të thotë: Jhezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te (Jezus Nazarene E Bekon Skënderbeun, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanëve, Mbret i Epirit). Mendohet se shiriti i bakrit me mbishkrimin janë shtuar nga pasardhësit e Skënderbeut, kurse Skënderbeu vetë nuk ka mbajtur asnjë titull tjetër veç atij të “Lordit të Shqipërisë” (Latin: Domi inus Albaniae): Duhet thënë megjithatë se përkthimi i saktë latin i fjalës Regi është Mbretëri meqënëse është fjala Rex që do të thotë Mbret. Kështu që mbishkrimi në helmet lidhet me emrin e pavendosur me të cilin Shqipëria njihej në atë kohë, në mënyrë që të përcaktonte udhëheqjen e Skënderbeut mbi gjithë shqiptarët. Burimet bashkëkohore shfaqin se Shqipëria e shekullit të 14-të përcaktohej si një grupim etnik e fisnor, që nuk kishte një shtet të vetin. Kështu që, në varësi të vendit ku jetoje – Veri ose Jug, në fusha ose male dhe me cilin qytetërim ishe lidhur – ne kemi turqisht: Arnaut, Greqisht: Arbanas, Arbanensis, Italisht: Albanian, Epirotarum, Albanensis, Shqip: Arbër, Arben, Arbëresh, Epirotas.

Sipas historianit Shefqet Pllana, Sami Frasheri në punën e tij Kamus-al-Alam thotë se fjalët “Dhu lKarnejn” (pronar i dy brirëve) ishte një epitet që i jepej Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, po i njëjti emër që Skënderbeu mbante në formën islamike. Me kërkesën e qeverisë shqiptare të para Luftës së Dytë Botërore, një kopje identike e helmetës së Skënderbeut gjendet tani në Muzeun Kombëtar të Tiranës në Shqipëri. Kopja u prodhua nga një mjeshtër i talentuar austriak në 1937.