Përgjimet i trafikantëve të drogës. Çfarë përmban biseda dhe a është politika e implikuar?

Përgjime të shumta janë bërë nga policia italiane në lidhje me hetimin e ‘Grupit Habilaj’, që ka trafikuar 3.5 ton drogë nga Shqipëria për në Siçili, por që janë dhe kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.  Në dosjen e plotë hetimore ‘Habilaj’ të autoriteteve italiane prej 416 faqesh, pikërisht në faqet 100, 194 dhe 205,  flitet për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në faqen 100, del biseda mes dy trafikantëve Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj që përmendin emrin e Saimir Tahirit.  Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit. Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi.

Dosja voluminoze e përgjimeve të Habilajve

Një ditë pas arrestimi të 7 anëtarëve të bandës italo-shqiptare që ka trafikuar dhjetëra ton marijuanë në Shqipëri dhe Siçili, zbulohen përgjimet e para që përfshijnë drejtpërdrejt Moisi Habilajn, vëllai i tij Artan Habilajt që ishte përmendur nga opozita si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri nga i cili kishte blerë edhe një makinë. Përgjimet e bëra nga hetuesit italiane nxjerrin në pah egërsinë e trafikantëve dhe sidomos te Moisi Habilajt kur thotë për policët pasi humbi drogën: “Po të kisha një Kallashnikov, do t’i kisha shtrirë/ vrarë të gjithë.. Bam, bam bam”.

Sipas dosjes të prokruorisë italiane, Moisi Habilaj në Siçili ka urën e tij kryesore për çështjet dhe bizneset, falë edhe një rrjeti grosistësh që ishin në gjendje të blinin me para’/kesh, qindra kilogramë marijuanë dhe më pas ta shpërndanin në të gjitha klanet mafioze aktivë në këto zona. Jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa.  “Në Shqipëri, ndaj kushëririt të ministrit u përqendruan shumë dyshime. Kurrë i hetuar, kurrë i arrestuar, shumë herë i fotografuar, për shembull me kreun e Policisë Kufitare të Dhërmiut”, shkruan prokurori. Të dhëna dhe indicie që çojnë në emra e mbiemra, siç ishte ai i Antonino Riela, një tjetër personazh i cili besohet se ishte një ndër “pritësit” e sasive të drogës që vinte nga Shqipëria.

Në nëntor të 2013 monitorohet/mbikëqyret një takim ndërmjet këtij të fundit, pra Rielas, dhe Florian Habilaj, vëllai i Moisiut, pra edhe ky kushëri i ish-ministrit Tahiri. Përballja mes të tyre zhvillohet në San Giorgio dhe sipas akuzave, Riela i ka dhënë 30 mijë euro në të holla/ kesh, për një dërgesë droge (marijuanë).  Objektivi ishte të rikuperohej brenda një kohë sa më të shkurtët të mundshme , për një sekuestrimit të një sasie prej 1650 kilogramësh , ngjarje e ndodhur në Castellucio në afërsi te Augusta-s. “Po të kisha një Kallashnikov, do t’i kisha shtrirë/ vrarë të gjithë.. Bam, bam bam”. Kjo është fjalia ku citohet të ketë thënë Moisiu, tepër i zemëruar për shkak të dërgesës së humbur dhe për shkak të vështirësive të krijuara nga forcat e rendit.

Shqipëria, për familjen Habilaj, ka qenë prej vitesh një ekskluzivitet për të bërë biznes. Gjatë një përgjimi ambiental të interceptuar nga Guardia di Financa e Catanias, është po i njëjti person (Moisiu) që zbulon detaje të bashkëpunëtorit të tij, një titullar siçilian në një pikë karburanti në afërsi të Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri – thuhej- do të kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar, madje hera herës është kreu i policisë që ndihmon në ngarkimin e dërgesave të tilla”.

Ndërsa në Itali, grupi në fjalë i nënshtrohet sekuestrimeve të vazhdueshme. Furnizimet e kartelit italo-shqiptar janë bllokuar edhe në portin e Ripostos, me Siçili, ose në parkimin e qendrës tregtare Porte di Catania, ku zbulohet një automjet i mbushur me drogë. Nisin kështu bisedimet e gjata për të planifikuar dërgesat të reja dhe është pikërisht në këtë moment që Moisiu flet për kushëririn e tij politikan, ndërsa thotë se “Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të Shtetit që kemi””.

Hetuesi italiane nuk dinë për cilin “Sajmir” bëhet fjalë, por ata nuk përjashtojnë mundësinë që Habilaj e ka përmendur emrin e ministrit thjesht për të treguar forcën ndaj bashkëpunëtorëve italianë dhe për të rritur kredibilitetin, duke qenë që ishte e ditur lidhja farefisnore me familja e ish-ministrit të Brendshëm. Politikani del sërish në skenë edhe për çështjen tashmë të debatuar, makinë e tij të famshme. Habilaj, me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, do të mbërrinin gjithashtu në Siçili me një makinën “Audi”, formalisht ende pronë e ministrit. Kanabisi shqiptar do të vihej në dispozicion edhe të Sebastiano Sardo, i njohur me pseudonimin “Iano Oçhiolino”, prej pak kohësh bashkëpunëtor me drejtësinë, por me një të kaluar si administrator i drogës për klanin Cappello të katanias.

Sajmir Tahiri përmendet edhe një në pjesë tjetër të dosjes së prokurorit. “Të dy (Moisi dhe Saudi) flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisi thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë. Për shqiptarët, ai ishte njeriu me syze me të cilin mund të shtrihej edhe biznesi fitimprurës i armëve. Në një prej përgjimeve një nga shqiptarët tregon: “Nëse sjellim diçka për të, mund të sjellim edhe disa kallashnikovë le të vriten mes njëri-tjetrit, nuk na intereson. Ata vrasin njëri-tjetrin, ata i duan për vete armët”.

Biseda ku del dhe emri i Saimir Tahirit

Moisiu: Do ketë gjetur ndonjë gjë Pippo

Sabi: …po pse e marrin në punë këta?

Moisi: eh..ka dhe një magazinë të vogël këtu

Sabi: po..aty ka një frigorifer të madh

Moisi: ..hera e fundit që e kanë ngarkuar …hera e fundit…

Sabi: ..ehh…po

Moisi: .. shkojmë të marrim ndonjë kostum të përshtatshëm e të mirë për ne

Sabi:..jo jo…a jemi kushërinj apo ça (qeshin të dy)…sa na kanë mbetur?…1000 euro?…i harxhojmë edhe ato..dua të marr diçka për Artanin.

Moisiu: …po jo më, se kemi para…a do të marr ndonjë gjë për ty?

Sabi: …ndonjë veshje serioze

Të dy flasin për një njeri me pushtet me emrin “Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri)*, njeri i politikës. Moisi Habilaj thotë “ka më shumë se ne ai”. Ndërsa Sabi replikon duke thënë “Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit), por që nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu thotë se Saimir në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro në muaj. Ndërsa Sabi thotë se ai këto para i ka humbur në fushatën elektorale.

Moisiu thotë që atij (Saimirit) nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale. Sabi thotë që ai ka thënë se për nipin e tij mjaftojnë 10 mijë euro në muaj për “punën” që bën dhe thotë që “ai do të na hynte në punë, por ky nipi është një tip i keq”. Moisiu i thotë që “nuk i intereson nëse është tip i keq apo jo”. Sabi i thotë që “e rëndësishme është që të mos i bëjë pyetje dhe të mos përmendë emra dhe se akoma më me rëndësi është të mos i dalë emri që i dhanë paratë atij”.

Moisiu i thotë që “jo, dhe se nuk beson se do të ndodhë”. Sabi përsërit që ka frikë se mos nipi flet me të tjerë që i ka dhënë para atij (përmend emrin e Saimirit).

Biseda në orën 12:38:10

Sabi: …do dyfishin…

Moisiu: …ai nuk është dikush që kërkon debat, që të merret me diskutime për shumën…në fakt ai i mendonte thasët me 20…

Biseda në orën 12:41:10

Moisiu: …dhe për paketim duhen përmasat 5×5

Sabi: …i bëjmë nga 5 kg, se i presojmë pastaj

Moisiu: …i bëjmë nga 20

Biseda në orën 12:48:40

Sabi: …më pas shkoj unë vetëm tek karburanti (përmend emrin e grekut Sebastiano)…do i them që do vijmë…por nesër (përgjim i pazbardhur)…do e vendosim në garazh

Moisiu: Çfarë do bëjmë sot?

Sabi: (përgjim i pazbardhur)…do shkojmë…

Trafikantët blejnë dy byzylykë për nënën e gruan e Saimirit

Nga përgjimet e bandës së drogës që drejtohej nga Moisi Habilaj, në orën 12:14:45 në datën 16.12.2013 Moisi hyn në makinë dhe i thotë Sabit se ka marrë dy byzylykë për gruan e Saimirit dhe për nënën. Sabi e pyet nëse i kushtuan shumë. Këtu përmendet për herë të dytë i ashtuquajturi Saimir, të cilit trafikantët i kanë marrë si dhuratë dy byzylykë.

Moisi: Mjaftueshëm

Sabi: 1000 euro?

Moisi: Sa?

Sabi: 2000…

Florian Habilaj: Sot më ka thirrur në Tiranë “Shefi i Madh”

Në datë 6 tetor 2013 Moisi Habilaj që ndodhet në Katania flet në telefon me vëllain Florian që ndodhet në Shqipëri. Ky i fundit e informon se është thirrur në Tiranë nga “Shefi i Madh”, të cilit nuk ia përmend emrin. Hetuesit italianë nuk e kanë identifikuar akoma, edhe pse kjo fjali lë të nënkuptohet se banda e Moisi Habilajt kishte një nivel të lartë që e drejtonte nga kryeqyteti.

Florian Habilaj – Çfarë po bën?….ej, më dëgjon

Moisi Habilaj – Ç’thuhet? Ç’bëhet? Fëmijët mirë?

Florian Habilaj – Hiç, mirë, gjithcka në rregull.

Moisi Habilaj – E mbylle?

Florian Habilaj – Po , po.. do të dërgoj targat dhe anulimin e Porsch me to.

Moisi Habilaj – Po kur do të mi dërgosh?

Florian Habilaj – T’i ka dërguar, vëlla.. nuk e di kur, më telefonoi , nuk të tha?

Moisi Habilaj – Mere në telefon dhe pyete se me kë ti ka dërguar, kështu që nesër dërgoj atë që të presë autobusin.

Florian Habilaj – ok, në rregull

Moisi Habilaj – Ç’thuhet tjetër?

Florian Habilaj – Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita, këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg Vlorës)

Moisi Habilaj – Po ç’ne?

Florian Habilaj – Më kërkoi “shefi i madh”

Moisi Habilaj – Çfarë donte?

Florian Habilaj – Asgjë, për këto… për situatën

Moisi Habilaj – Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)

Florian Habilaj – Po, më priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë

Moisi Habilaj – Po çfarë të tha?

Florian Habilaj – më tha, “çfarë janë këto”… çfarë…. Si janë punët? I thashë “kështu kështu” (nëkupton që i ka shpejguar gjithçka fill e për pe)

Moisi Habilaj – që do të thotë?

Florian Habilaj – I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është çështje orësh (në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë

Moisi Habilaj – ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj, këtë duhej t’i thoje

Florian Habilaj – po i a thashë që ne nuk… por hiç … Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’i thërrisja, shpjegoi

Moisi Habilaj – Po, .. edhe ne e kuptuam…. Ndaj nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)

Florian Habilaj – edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “unë e thërrita dhe i thashë: nuk duhet të përfshiheshe në lojërat e (çështje) fatit”

Moisi Habilaj – e kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?

Florian Habilaj – E kishte thirrur ky? …. “shefi i madh” e kishte marrë në tel… më dëgjon?

Moisi Habilaj – po, më thuaj , vëlla

Florian Habilaj – e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se nuk duhet të ishte përfshirë (nënkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit

Moisi Habilaj – Po

Florian Habilaj – ai i ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjithmonë për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,”… I kishte thënë (shefi)- atë që ke për të bërë, bëje shpejt…

Moisi Habilaj – sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?

Florian Habilaj – Asgjë … Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin

Moisi Habilaj – …. Blasfemi

Florian Habilaj – … megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë”- më tha në fund (shefi)… “shko dhe mos e vrit mendjen”

Moisi Habilaj – e ka të qartë ai…

Florian Habilaj – sigurisht që e ka të qartë, si jo… I thashë…ia thashë të gjitha, Moisi

Moisi Habilaj – Atëherë dakort

Florian Habilaj – ai i tha “ne s’kemi faj…. Na shqetësoi…na shkatërroi të gjithë biznesin” – I thashë (shefit)

Moisi Habilaj – në rregull

Florian Habilaj – më tha “shko dhe mos e vrit mendjen” dhe të bëri të fala në mënyrë të veçantë

Maridian: Humba 1.3 tonë drogë, si kur humb një fëmijë

Sabah (Z): Sa mirë që shpëtuam… sa mirë!

Maridian: Ça thua

Z: Sepse, nëse ai do të kishte lajmëruar në heshtje, do të na kishin kapur aty.

M: Pastaj ku do të kishim ikur… vetëm të mbyteshim… (shan)… për atë i lutesha Zotiti sot: “Zot… të paktën na shpëto ne… sepse ajo (i referohet mallit) iku… të paktën mendo për ne”… i thoja.

Z: Çfarë na bëri ai qelbësirë!

M: Na prishi çdo gjë… na ka dëmtuar

Z: Lëre çfarë dëmi

M: Po kur e shihja atë punë (i referohet mallit ndr) që përfundoi ashtu… Xhaxha… nuk e di… më vinte keq si të ishte një fëmijë

Z: 1 ton e 300 mijë kile ishin

M: Më vinte shumë keq sikur të bëhej fjalë për një fëmijë… e kupton?… që e kapën ata.

Z: Një ton e 300 kile ishin

M: Kur e shihja që e merrnin ata qelbësira në kurriz

Trafikantët: Dua 160 mijë euro e i dua të vdekur të tre

Mariglen Alimuçaj: Qelbësirat që na kanë…

Moisi: Na varrosën e na lanë fëmijët në rrugë!… Ua q… do t’i kishim parë kalamajtë tanë burra 20 vjeçarë (nëse do t’i kishin kapur ndr.)… unë kam për të marrë akoma 160 mijë euro nga ky që (inc.le)…

Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?

Moisi: Këtë ku do të shkojmë ne poshtë… dhe do i  them Anxhelos (e ka për Busaça Angelo , ndr) ti marrë ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur  të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund ti bësh asgjë….

Më pas Habilaj Moisi imiton disa persona me siguri me origjinë kataneze duke thënë:  Mana Mirere i me figghii… ma morere kistu… ma morere kiddu”! (Duhet të vdesin fëmijët e mi… duhet të vdesë ky… duhet të vdesë ai)

Mariglen Alimuçaj: Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira!

Moisi: U q…

Deklarata e papritur

Emri i Tahirit u përmend nga trafikantët e drogës, Rama distancohet nga ish-ministri: Shokuese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me përmendjen e emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nga një person i ndaluar në Itali, për trafik droge. “Duam të vërtetën! Sa më parë”, shkruan kreu i qeverisë, në një postim të bërë ditën e djeshme në reagimin e tij të papritur në faqen e tij zyrtare nmë rrjetin social “Facebook”. Ai thotë se është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve. Rama deklaron se Saimir Tahirin e njeh prej vitesh dhe ka pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por ai nënvizon se, Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, thotë ai, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. “Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam -Me shtet, punë, mirëqenie. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”, thotë në mbyllje të qëndrimit të tij kryeministri Edi Rama. Ndërkaq, mediat italiane shkruanin dje se Moisi Habilaj i arrestuar ditën e hënë në shtetin fqinj, ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj me automjetin Audi të ish-ministrit Saimir Tahiri. “Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blinin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza”, shkruajnë mediat italiane. Po ashtu, mediat italiane, kanë nxjerrë edhe një përgjim të Moisi Habilajt, ku thoshte se “30 mijë euro duhet t’ia dërgonte Saimirit”.