Për heroin e rezistencës kombëtare, atdhetarin, shkrimtarin, poetin, Mandelën shqiptare, Adem Demaçi

Nga Moza Boletini

Gusht 2019, SHBA

Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të heroit të rezistencës kombëtare, shkrimtarit, poetit e Mandelës shqiptare Adem Demaçi nën kryesimin e  Shoqatës “Atlantiku” u organizua në “Royall Regency” Hotel në New York, një ceremoni përkujtimore me pjesëmarjen e komuniteit shqiptar në SHBA. Të pranishëm ishin Misioni diplomatik shqiptar, gazetarët Beqir Sina, Halil Mula, Adem Belliu, studentë, përfaqësues shoqatash në Amerikë, e ftuar gjithashtu ishte edhe Organizata e Gruas “Hope & Peace” me zonjat Drita Çarçani, Maria Rezaj, Janulla Rrapi, Gazmenda Tapia, unë si autore e këtij materiali etj.

Nga Michigani kishin udhëtuar gazetari dhe aktivisti i palodhur Luigj Gjokaj, ish i burgosuri politik në Mal të Zi në vitin 2006 nga forcat serbo- malazeze Rrok Dedëvukaj….

Aktivitetin e hapi përfaqësuesi i Shoqatës “Atlantiku” – Shefki Mexhuani dekoruar së fundi nga Presidenti Hashim Thaçi. Moderoi programin studentja shqiptare – amerikane Jona Muhadri. Kumtesa me rëndësi historike u mbajtën nga shkrimtari dhe gazetari Gjekë Gjonlekaj, profesori i Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë – Besim Muhadri, aktivisti Rrok Dedëvukaj, gazetari Luigj Gjokaj, veterani UÇK dhe zëdhënësi i Batalionit “Atlantiku” Ukë Lushi….

Organizatorët e këtij takimi deklaruan se së shpejti do të ngrihet në New York një memorial kushtuar figurës së patriotit dhe heroit tonë kombëtar Adem Demaçi.