“PËR ATDHE E FE” ngadhnjimi i martirëve në themelet e shqiptarisë dhe katolicizmit

-I-

Kur të shkruajme për popullin shqiptar duhet gjithësesi ti paraqesim edhe të dhënat konkrete të cilat dëshmojnë se si klerik (meshtar) te shumetë të kishes katolike shqiptare ( ne Kosovë) të cilet vepruan dhe punuan për një Shqipëri të madhe dhe të pavarur nje her nga zgjedha turke – otomane e me pas nga ajo serbo – malazeze (sllave).

Kështu që ata krahas punës së zellshme meshtarake punuan edhe në fushen e arsimit, kultures, letersise etj. Dhe pikërisht në Kosove në kuader të Kishes katolike poeti Imzot Pjeter Budi dhe filozofi imzot Pjeter Bogdani në shekullin XVII kanë arritur kulmet e krijimit të tyre modern letrar, dhe një herësh siç ka vënë re edhe studijus të shumtë jane bërë figura më të shquara të organizimit të kryengritjeve të armatosura kunder Perandorise Osmane.

Ndonse imzot Pjeter Budi i lindur në Shqipëri por jetu dhe vepruar në Kosovë, pa dallim feje ishte Ai i cili luftoi dhe punoi për çështjen kombtare dhe synonte vetem e vetem synimin e planeve të veta pra çlirimin e popullit shqiptar dhe bashkimin e popullit shqiptar në një shtet të vetem një Shqiperi te madhe, asnjeher Ai nuk ka harruar se ka edhe bashkëvendas musliman, dhe në përpjekjet e tij për kryengritje kishte planifikuar nderrmarrje të përbashket ku dhe i’u bashkangjiten qëllimeve të tija.

Por ç’është e verteta imzot Pjeter Budi në nje leter derguar kardinalit GACIADINI në vitin 1621 shkruante se të gjithë shqiptaret pa dallim feje janë të armatosur kunder Perandorisë Osmane.

Elemente të tilla hasim edhe në vepren fetare – letrare të Budit, kështu që GUNNAR SVANE prozen e Budit e ka vlersuar si prozë kombëtare, ku mes të tjerash thotë: se nuk mbetet aspak mbrapa standarteve evropiane.

Në vepren e Budit është shprehur edhe dashuria e popullit dhe gjuhes, por i coptohet zemra kur e sheh rënjen e fese së të pareve, pra të fesë së krishtër.

– Luften për çlirimin e atëdheut dhe për fundin e robërisë së popullit shqiptar e kultivuan edhe Ndre, Lukë e Pjeter Bogdani deshmi për këtë këmi edhe dokumente të kohës (dokumente arkivore), por ÇETA E PROFËTEVE e shkruar ne vitin 1685 nga imzot Pjeter Bogdani paraqet vepren më madheshtore të asaj kohë, kjo veper krahas veprave të medha filozofike, teologjike, letrare e gjuhësore e përshkruan edhe ndjenjen e fortë atëdhetare: dashuria e madhe për gjuhën, popullin shqiptarë, gjëndjen e mjerushme të shqipërisë, vlerat etiko – morale, identitetin etik e shumë e shumë të tjera.

Imzot Pjeter Bogdani kërkonte që sa më shpejtë të shpërndahen libra në gjuhën amëtare që të zhvillohej kultura shqipëtare.

Ajo që nuk na len të harrojmë është letra derguar Selisë së Shënjtë në Vatikan në vitin 1686 ku shkruan: se keto treva janë më plotë martir të guximshëm për fe e atëdhe (ATME E FE)

Por për shkak të organizimit të kryengritjeve të armatosura kunder Përandorisë Osmane për çlirimin e Kosovës e cila në ate kohë quhej Shqipëri mëse tri her kishtë kënë i martirizuar për vdekje dhe ç’është e verteta trupin e tijë të shënjtë me mitër në kokë ua kishin hedhur qëneve ne tregun e Prishtinës, për këtë këmi edhe dokumente arkivore.

– Rrugën e Budit dhe të vëllezerve Bogdani e vazhdoi edhe Atë Tomë Raspasari meshtar i rregullit françeskan nga Janjeva, autor i një “Memoriali për Shqipërinë” (MEMOIE SU IALBANIE) pikërisht për Kosovën e cila ne atë kohe quhej Shqipëri.

Këtë Memorial Atë Toma ia kishtë dorzuar kryekontit austriak LUDVIG BODENI-t në shkurt të vitit 1690, i frymëzuar nga memoriali i pater Tomës Perandori Austrisë LEOPOLDI -I- në ditën e 6 të muajit prill të po atij viti lëshon manifestimin e njohur tradicional, dhe i grish të gjithë popujt e këtyre aneve veçanarisht shqiptarët duke u prëmtuar përkrahje që të çohen në kryengritje për tu çliruar nga zgjedha otomane, në krye më imzot Pjeter Bogdani e më vonë të pater Tomë Raspasarit.

Kështu që më qindra e mira shqiptarë të Kosovës Malësise Shqipëris veriore krijuan një ushtri vullnetare mëse 30,000 burra e gra të armatosur më në krye me imzot Bogdanin e më vonë edhe më pater Tomën, në fund pater Toma me Aleancë më Austrinë provoj të fitontë Pamvarsi për një Shqipëri të bashkuar, por ngeci, duke lidhe paqë Austria më Portën e Lartë, dhe shqiptaret mbeten prap nën fati e tyre.

– Në vitin 1810 Gjakova lindi Monsinjor Dr Gasper Krasniqi-n udhëheqes i kryengritjes së Mirditës në vitin 1862 ne bashkëpunim më Shkodranët si: imzot Zef Jubanin, Pashko Vasen, Pal Dodmasen e shumë të tjerë të cilet ishin kunder okupuesit turko – otoman, kur jemi te kryengritja e Mirdites nuk mundemi ti harrojmë as kryengritjet e Karadakut te prirë nga trimi Idriz Seferri emrine të cilit e hasim ne librin e të pagëzuarve ne Kishën Katolike ne Stubëll të eperme, i frymëzuar nga idetë patriotike dhe i drejtuar nga prifti Don Mikel Tarabulluzi në grykën e Kaçanikut nën udhëheqjen e Ti u zhvilluan luftime të mëdha ku korren suksese dhe i dhanë Shqipënise dhe shqipëtarvë një impuls të ri,

Por as me udhëheqjen e monsinjor Gasper Krasniqit e as te Don Mikelit nuk muren fund kryengritjet shqiptare, por veprimtarinë e tyre e vazhduan edhe figura të tjera.

-II-

– Nuk pajtohemi kurrësesi me Kongresin e Ambasadorve të mbajtur në Londer në vitin 1913 e cila i vendosi kufijtë e Shqipnisë ku e ndau për gjysem shqipninë dhe u’a leshoj në dorë Malit Zi, Serbisë e Greqisë, kështu u shprehen Atë Shtjefen Gjeçovi dhe Atë Luigj Palaj në mbledhjen e mbajtur më prisat luftarak shqiptarë: Hasan Prishtinën, Bajram Currin dhe Isa Boletinin të dy françeskan nga Janjeva.

Ata kishin kriju një rrymë të fortë irredentistë nga zgjedha serbo – malazeze ku kishin organizuar kryengritje bashkë me shqiptarët e Malsisë, Kosovës si dhe më shqiptaret e Shqipërisë veriore.

Kështu që një bandit i bërë si prift ortodoks (serbo – malazez) kishtë kërkuar nga pater Luigji që të heqë dorë nga ndnjenjat fetare – kombtare. Por pater Luigji aspak nuk i’u shmand drejtimit që e kishte dhe kështu në ditën e 07 të muajit mars të vitit 1913 ushtaret serbo – malazez e rrahen dhe në fund e përmbaruan me bajoneta në afersi të fshatit Dukagjin (ish Novosellë) ku që nga viti 1922 u vëndos Famulli e re ku gjindë Kisha Katolike e shën Rrokut në rrethinë të Gjakovës, ku nga ajo ditë pushojnë në amshim shumë të vdekur të asaje ane ku edhe sot ato varreza quhen VORRI I FRATIT, ( Pater Luigj Palaj).

Në një leter të ditës së 10 të muajit marsë të po ati viti pra (1913) të monsinjor Lazer Mjedes, argjipeshkëv i Prizërenit del se pater Luigjin e kanë vrare malazezet.

Në atë leter pos të tjerash thuhet:

“Këtu nuk jemi aspak mirë, dhe më keq është në Gjakovë dhe në Pejë. Në këtë moment më arriti një letër prej Don Shtjefen Kurtit ku thuhet se malazezet e kanë vrarë pater Luigjin, e kane pru lidhë në Gjakovë e dy ditë më vonë e kanë marrë gjoja për ta kthyer në Pejë, e di është gjetur i vrarë në rrugë. Nuk kisha mundur kurrë të besoj se një gjë të tillë por ka edhe shumë shqiptarë që jane duke vuajtur prej tyre.

Zoti na ndihmoftë.”

– Krahas shëmbullit të pater Luigjit ishtë edhe i lartë përmënduri pater Shtjefni i cili hapi 11 shkolla në gjuhën shqipe dhe punoj në detyren e mësuesit të gjuhës shqipe në më se shumë se 20 të tjera, dhe për këtë u vra po ashtu nga serbo – malazezet në diten e 14 të muajit tetorë të vitit 1926.

As vdekja nuk mundi ti ndajë keta dy atëdhetar, ku sot eshtrat e tyre pushojnë në Zym të Hasit dhe që sa vite po në Zym mbahen “TAKIME E GJEÇOVIT”

Duhet të theksojmë se klerikët shqiptarë asnjëher nuk u pajtuan më robruesin e parë, siç ishte Perandoria Otomane e as nga robruesi i ketij shekulli sepse të dyja kishin të njejtin qëllim, çfarosjen e popullit shqiptar që është jashtë kufive të sotëm të Shqipërisë, pra ishin klerikët të cilet krahas aktiviteteve Meshtarake asnjeher nuk e lanë mbrapa gjuhen shqipe dhe popullin shqiptar.

– MEMORANDUMI nga Don Shtjefen Kurti më prejardhje nga Prizereni famullitar (i pari) në Famullinë e Dukagjinit (ish Novosell) rrethi i Gjakovës, Don Gjon Bisaku dhe ky me prejardhje nga Prizereni po famullitar në Famullinë e Becit rrethi i Gjakovës dhe Don Luigj Gashi më prejardhje nga Shkupi, famullitar në Famullinë e Smaçit rrethi i Prizerenit.

Këta tre misionar të Kongregracionit të PROPAGANDA FIDE në diten e 5 të muajit maj viti 1930 kishin dërguar një Momerandum të njohur për poziten e shqipëtarve në keto treva të cilet ia kishin dërguar Ligës së Kombëve të Bashkuara në Gjënevë.

Në këtë Momerandum nuk bëhëj fjalë vetëm për vrasjen e pater Luigjit dhe të patër Shtjefnit por në përgjithësi për gjenocidin ndajë shqiptarvë të cilin ishin duke e shtruar forcat serbo – malazeze të cilët ndalonin shkollat, manifestimet në gjuhën amtare si të qoft ato fetare dhe ato kombëtare të cilet dëshironin vetëm e vetëm vëndosjen e kolonive serbo – malazeze në shtëpitë dhe në tokat shqiptare dhe ndërrimine fese pra që shqiptaret të kalojnë në fenë ortodokse të udhëhequr nga serbo – malazezet.

Keta tre mështare nuk mbetën të fundit por veprimtarin e tyre e vazhduan edhe shumë të tjerë.

Në kohen kur Meshëtaret shqiptarë u ndjekshin nga Kosova dhe Malësia për në Shqipëri atje i prisnin burgjet famkqi të regjimit komunist të drejtuar nga Enver Hoxha.

Aleksander Tanushi OFM