Pas vdekjes së Lady Macbeth

Bisedë me Znj. Moza Boletini ish Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë.
Intervistoi gazetari Albert Vataj Tiranë
Duke njohur aktivitetin shoqëror, human e krijues të Moza Boletinit si në Shqipëri edhe në SHBA, ku ajo tashmë jeton prej 20 vitesh, pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës i drejtuam si redaksi disa pyetje për intervistë dhe ajo u tregua e gatshme për tu përgjigjur.
Përshëndetje Moza, si ish e persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri si ndihesh pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës
Njësoj.
Po pse, në Shqipëri tani, s’ka më burgje e dënime politike.
E vërtetë por ka anarshi politike, ka shumë varfëri, ka korrupsion, vrasje, e krime pa fund. Falangat e saj e diktatorit hoxha janë shtrirë edhe këtu.
Sa i përket Amerikës Presidenti Trump po punon kundër komunizmit, komunistëve e socialistëve.
Po e kam ndjekur programin e Presidentit Trump dhe vlerësoj shumë angazhimet e përpjekjet e tij kundër komunizmit e socializmit nëpër botë dhe SHBA, por përsa i përket të drejtave të gruas me të cilën personalisht angazhohem çdo ditë, qeveria shqiptare socialiste dhe programi i saj i majtë po përfaqësohen edhe këtu me devotshmëri.
Pse si përfaqësohet nga gratë programi qeverisë Rama në SHBA?
Qeveria Rama ka vetë emëruar këtu Alda Moskon si përfaqësuese të grave në diasporë, çfarë do të thotë se ajo ka pranuar të dirigjojë programin e qeverisë Rama në lidhje me OJQ në SHBA, ndërkohë që është edhe një nga lideret kryesore të shoqatës së gruas Motrat Qiriazi në Amerikë.
Flitet se shumë ish sigurimsa të shtetit kanë depërtuar jashtë pas rënies së kumunizmit nə Shqipëri.
Këtu ndodhen të maskuar qindra njerëz të ish sigurimit shqiptar, të cilët i shërbyen Nexhmijes dhe Enver Hoxhës.
Pse duhej Nexhmija të dënohej për kafe, ndërkohë që çfti i kriminelëve Hoxha burgosën, pushkatuan e internuan mijra e mijra njerëz të pafajshëm përfshi gra e fëmijë. Për mendimin tim prokurori T.M, që zhvilloi gjyqin e saj si dhe ai trup gjykues nuk duhej të ndaleshin vetëm tek kafet e privilegjet e familjes hoxha por duhej të hulumtonin thellë tek genocidi që ata ushtruan mbi popullin për afro gjysëm shekulli, kur dihet se pas vdekjes së diktatorit hoxha ishte Nexhmija ajo që jepte urdhërat e ndiqte zbatimin e tyre, aq më tepër që Shqipëria përjetoi diktaturën më të egër në Europë dhe gruaja e një diktatori u dënua vetëm  për kafe.
Kaluan 30 vite pas atij rregjimi e ajo  nuk kërkoi kurrë pendesë. Përkundrazi, nuk la gazetë e televizion pa dhënë intervista mbi programin e partisë punës dhe krimet e saj si të dobishme për fatet e vendit.
Si mendoni pse ndodhi kjo situatë.
Pas daljes nga burgu për kafe e amareta Nexhmija u tolerua shumë. Dhe “nuk kishte faj” pasi u favorizua nga të gjitha sistemet post kumuniste. Nuk ju vendos asnjë lloj mase, kushti e standarti jetese për të heshtur, se dhe në atë moshë helm nxirte çdo ditë e mallkime për njerëzit që vuajtën nga gijotina hoxhiste.
Shumë ish të burgosur politikë kanë shprehur opinonet e tyre pas vdekjes së saj.
Po i kam lexuar dhe shumë mirë kanë vepruar, si mënyra e vetme për të informuar botën e brezin e ri mbi genocidin e egër komunist që ka ndodhur në Shqipëri për afro gjysëm shekulli nga Nexhmije dhe Enver Hoxha. Me këtë rast po përmend mesazhin që më ka dërguar ish i burgosuri politik, i nderuari Profesor Sami Repishti ku mes të tjerave më shkruan “Harresa duhet luftue, nëse dëshërojmë të mos përsëritet e kaluemja jonë tragjike”.
Edhe shtypi amerikan si “Washington Post” dhe “The Guardian” shkrujtën për mos pendesën e krimeve të Lady Macbeth. Pasi edhe pas vdekjes së diktatorit hoxha ishte ajo që mori De jure frenat e vendit. Dhe për këtë më vjen mirë që një shtet i madh e demokratik si SHBA dënon e diskrititon krimet e tyre.
Si ish Sekretare e Përgjithshme dhe themeluese e Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike, sa e ka gjetur femra ish e peresekutuar politike veten në politikën apo administratën shqiptare. Dhe a ka qenë i mjaftueshëm ky përfaqësim?
Nëse do të kishim barazi gjinore 50% me 50% të përfaqësimit të saj në politike apo vendimarje, përfshi edhe një numër të konsiderueshëm të femrës ish të persekutuar politike, atëherë do të thoja se çdo gjë është në rregull. Përderisa ky ekuelibër politik nuk po ndodh si në Shqipëri dhe në Kosovë, do të thotë se nuk jemi në nivelin e duhur bashkohor të pozicionimit të femrës në politikë dhe administratë publike.
Pasi shoqëria jonë ka treguar se është tepër maskiliste, e po ti referohemi fakteve e shifrave krahasuar me vuajtjet, persekucionet e torturat që ka përjetuar edhe femra shqiptare në diktaturë, apo nga rregjimi i Millosheviçit ajo duhej të ishte në shkallën më të lartë të përfaqësimit. Këtë fakt e treguan më së miri gratë në Kosovë me Protestën e tyre më datë 8 mars 2020, ku kërkonin barazi gjinore e shoqërore.
Moza, ju kurrë se ndani Shqipërinë nga Kosova, kudo në çdo fjalë apo shënim tuajin ju do ta përmendi atë. 
Sigurisht, Kosova është e do të mbetet një ndër prioritetet e amanetet e të parëve të mi. Eshtë në dejet e mija. Përveçse im atë lindur në Mitrovicë e detyruar nga raprezapljet e herë pas hershme që i bëhej familjes së tij nga turqit e serbo malazezët për të lenë vatanin dhe siç është larguar në moshën dy vjeçare nga vendlindja me prindërit, vëllain dhe motrat e tij. Unë në Prizren kam akoma edhe eshtrat e pa gjetura të xhaxhait tim Rasim Dajçi, pushkatuar pa gjyq në vitin 1945, si patriot e intelektual nga forcat sllavo komuniste me në krye Shefqet Peçin. Por edhe dhimbja që kam brenda vetes për motrat e nënat tona të përdhunuara e malltrajtuara nga makineria serbe zgjon ndërgjegjen time për të përkrahur Kosovën e për të ngritur zërin për të drejtat e saj.
Ju Moza, keni themeluar edhe ne SHBA, një OJQ për gratë, si dhe kur ju lindi kjo ide.
Themelimi i organizatës tonë “Shpresë & Paqe” është së pari dedikim i një amaneti që gratë e Shoqatës ish të Persekutuara Politike në Shqipëri më dhanë para se të nisesha këtej duke më thënë “Edhe atje është e rëndësishme të krijosh një organizatë për gruan e të ngresh zërin për vuajtjet e torturat tona që kemi hequr në Shqipëri nga ai rregjim totalitar, pasi Amerika si vend i paqes e demokracisë botërore do ti kuptojë e do ti vlerësojë sakrificat tona për liri e demokraci. Plus gjendja e rënduar e femrës Shqiptare në Kosovë gjatë e pas lufte si dhe dhuna ndaj gruas në familjet shqiptare e të huaja më nxiti mua, Merita Shkupin, Rita Saliun, Drita Çarçanin, Mimoza Smokaj, Natasha Memën, Shpresa Rizajin, Vasha Hoxhallari e plot të tjera që të themelonim Organizatën e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA, ku Presidente Nderi kemi humanisten Rita Saliu.
Përveç statusit të gazetares që ju gëzoni qysh në Shqipëri pranë shtresës ish të persekutuar politike, ju Moza jeni edhe autore e e librit ” E bukura nën pranga”. Pse e titulluat kështu librin tuaj?
Për shumë arsye; Për gratë e persekutuara politike nga diktatura komuniste në Shqipëri, për femrat e përdhunuara, malltrajtuara e zhdukura nga makineria serbe në Kosovë dhe për femrat e dhunuara e vrarë nga bashkëshortët e tyre.
Moza shpresoj, se biseda jonë do të tërheqë lexues të shumtë, prandaj shpresoj të dëgjohemi përsëri.
Faleminderit, me kënaqësi.