PAS SONDAZHIT/ Ben Blushi: Nuk i besoj, LIBRA merr votat e personave kundër Qeverisë dhe janë shumicë

Pas sondazhit të djeshëm mbi rezultatin parazgjedhor pwr Tiranwn ka reaguar edhe deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s. Sipas sondazhit të IPR marketing, rezultonte se LIBRA fitonte dy mandate në kryeqytet, PS 15, ndërsa PD 12 dhe LSI 5. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Blushi shfaqet skeptik për sondazhin, ndërsa shtron pyetjen nëse ka popull që voton 90 % për qeverinë. Sipas tij, LIBRA do të marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër qeverisë.

Statusi i plotë i kreut të LIBRA-s, Ben Blushi:

“PSE LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET

Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit.

LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E