PARLAMENTI NE SEANCE TE JASHTEZAKONSHME/ Nesër votimi i ministrave teknikë, vettingut dhe kryetarit të ri të KQZ-së

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën pasdite, në orën 18:00. Lajmi u konfirmua fillimisht nga kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi mbrëmjen e së shtunës me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, nderkohe qe sot Kuvendi ka zbardhur edhe rendin e dites.

Seanca e së hënës ka axhendë të paracaktuar dekretimin e ministrave të rinj, propozime të Partisë Demokratike, një ndryshim ligjor për financimin e partive dhe ç’është më e rëndësishmja, votimin e ngritjes së Komisioneve parlamentare për “Vetting”-un.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.

Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

  • Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;
  • Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;
  • Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;
  • Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.

Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës.
RENDI I DITES, DO MIRATOHET PAKETA E REFORMES ZGJEDHORE E KREU I RI I KQZ

Seancë plenare

E hënë, data 22 maj 2017, ora 18.00

Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 42, datë 21.5.2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta,
rendi i ditës të seancës plenare është si më poshtë vijon:

Hapjae Sesionit të Jashtëzakonshëm të Legjislaturës së VIII –të të Kuvendit të Shqipërisë.

Votimi i Dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të:- Zëvendëskryeministrit
– ministrit të Punëve të Brendshme
– ministrit  të Arsimit dhe Sportit
– ministrit të Shëndetësisë
– ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
– ministrit të Financave
– ministrit të Drejtësisë
(Kushtetuta, neni 98, votim me shumicë absolute)

2. Projektvendim “Për një ndryshim të vendimit nr. 12/2017 “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore”(Rregullorja, nenet 55, 73-77votim me shumicë të thjeshtë);

3. Shqyrtimi dhe miratimi i paketës ligjore propozuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore;

4. Projektvendim “Për caktimin e përfaqësuesve të pakicës parlamentare në komisionet Ad Hoc:(Rregullorja, nenet 55, 73-77 votim me shumicë të thjeshtë);

– “Për verifikimin e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 41/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 6 anëtarë”
– “Për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 45/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 12 anëtarë”
– “Për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 46/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 6 anëtarë”
– “Për caktimin e dy anëtarëve zëvendësues të opozitës në Komisionin Ad Hoc për verifikimin e kandidatëve për Institucionet e Rivlerësimit”

5. Projektvendime “Për  lirimin nga detyra të një anëtari të KQZ-së” dhe “Për emërimin e një anëtari të KQZ-së”(Rregullorja, nenet 55, 73-77 votim me shumicë të thjeshtë);

6. Projektvendime “Për lirimin nga detyra të Kryetarit të KQZ-së” dhe “Për emërimin e Kryetarit të KQZ-së(Rregullorja, nenet 55, 73-77 votim me shumicë të thjeshtë);/javanews.al/a.ç