Parlamenti Europian vendosi me 420 vota pro, 186 kundër dhe 22 abstenime pro liberalizimit të vizave me Kosovën

Parlamenti Europian vendosi me 420 vota pro, 186 kundër, 22 abstenime pro liberalizimit të vizave me Kosovën. “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”, tha eurodeputetja Tanja Fajon të enjten në Parlamentin Europian, e cila paraqiti më parë kërkesën për këtë në PE.

Në prag të votimit, Tanja Fajon tha se Parlamenti Europian ka vepruar njësoj si edhe në rastet e mëparshme, Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë, ndaj ju lutem që ta mratoni vendimin për liberalizimin e vizave, sepse shtetasit e Kosovës e kanë merituar atë. Tani e kanë radhën të marrin vendimin ministrat e Brendshëm të BE dhe krerët e shteteve dhe qeverive të BE në Këshillin e Bashkimit Europian.