Papa Françesku takohet me Bartolomeun I, një ditë para takimit të Patriarkut me arbëreshët

Papa Françesku u takua sot në mesditë me Patriarkun Ekumenik të Kostandinopojës, Bartolomeu I, një ditë para se ai të shkojë në mesin e bashkësivë arbëreshe të Eparkisë së Ungrës, për të kremtuar 100-vjetorin e themelimit të kësaj dioqeze të ritit katolik lindor.

R.SH. – Vatikan

Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, dha këtë deklaratë për gazetarët:

 “Ati i Shenjtë u takua sot, siç parashikohej, me Patriarkun Bartolomeu. Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe u ndoq nga dreka, të gjithë së bashku në Shtëpinë e Shën Martës, përfshirë delegacionet përkatëse.

         Para takimit, me ftesën e Sekretarit të Këshillit të Kardinajve, imzot Semeraro, Patriarku përshëndeti kardinajtë anëtarë të Këshillit dhe u nënvizoi atyre vlerën e sinodalitetit në Kishën Ortodokse, duke i siguruar se do t’i kujtojë në lutje”.