Papa Françesku: Emiratet, vend i përshtatshëm për promovimin e kulturës së takimit

Oazë shumetnike e shumëfetare – i quajti Papa Emiratet e Bashkuara Arabe, duke falënderuar nxehtësisht autoritetet për frymën e mikpritjes, të mirëkuptimit e të dialogut.

R. SH. – Vatikan

Gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, Papa falënderoi Princin trashëgimtar, zëvendës-presidentin si dhe të gjitha Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, “që e pritën me shumë mirësjellje”.

Ky vend – vijoi të kujtojë – u zhvillua shumë këto dhjetëvjeçarët e fundit, duke u bërë udhëkryq ndërmjet Lindjes e Perëndimit, oazë shumetike e shumëfetare, e, prej këndej, “vend tejet i përshtatshënm për promovimin e kulturës së takimit”.

Mirënjohje të thellë i shprehu Papa edhe ipeshkvit Paul Hinder, mëkëmbës apostolik i Arabisë Jugore, që e përgatiti dhe e organizoi këtë ngjarje të madhe për bashkësinë katolike.

E jo më e paktë, mirënjohja e Atit të Shenjtë për meshtarët, rregulltarët e laikët, të  cilët e gjallërojnë praninë e krishterë në këtë oazë.