Papa do të takohet me kryesinë e Konferencës Episkopale të SHBA-së, kardinalin DiNardo

Nesër, më 13 shtator 2018, Papa Françesku do të takojë në Pallatin Apostolik, në Vatikan, kryesinë e Konferencës Episkopale të SHBA-së në krye me Presidentin e saj, kardinalin DiNardo.

R.SH. – Vatikan

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve rreth takimit të Atit të Shenjtë Papës Françeskut me kryesinë e Konferencës Episkopale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, konfirmon se:

Të enjten e ardhshme, nesër më 13 shtator 2018, Ati i Shenjtë  Françesku do të takojë kryesinë e Konferencës Episkopale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Hirësinë e tij Kardinalin Daniel DiNardo, Kryeipeshkëv i Galveston-Hjuston, President i Konferencës së Ipeshkvijve të Kishës Katolike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Hirësinë e tij Kard. Sean Patrick O’Malley, Kryeipeshkëv i Bostonit, President i Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve.

Me ta do të jenë edhe Shkëlqesia Tij Imzot Jose Horacio Gomez, Kryeipeshkëv i Los Anxhelosit, Nënkryetar i së njëjtës konferencë episkopale; dhe Imzot Brian Bransfield, Sekretar i Përgjithshëm. Audienca do të zhvillohet në mesditë.