Obama reagon ndaj masave të pandemisë/ Raportohet se e ka quajtur kaotik reagimin e Donald Trump

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama e përshkroi kundërpërgjigjen e Donald Trump ndaj koronavirusit si kaotike, në një telefonatë me ish-anëtarë të administratës  së tij, sipas burimeve për Reuters. Obama është përmbajtur vazhdimisht, pavarësisht se Trump e ka fajësuar atë dhe administratën e demokratëve për shumë probleme të lidhura me pajisjet për të luftuar pandeminë.  Megjithatë, në telefonatën me njerëz që kanë shërbyer tek administrate e tij, Obama i bëri thirrje mbështetësve që t’i bashkohen kandidatit demokrat, Joe Biden, që po përpiqet të zë vëndin e Trump në zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Obama tha se zgjedhjet janë të rëndësishme për shkak se nuk do të jetë një betejë kundër një personi të veçantë apo partie politike.   “Po luftojmë me këto trende afat-gjatë, nën të cilat egoizmi, ndasia dhe krijimi i armiqëve është bërë një impuls i fortë në jetën amerikane”, tha ish-presidenti.

Ai shtoi se kjo është një ndër arsyet se pse kundërpërgjigja ndaj kësaj krize botërore ka qenë kaq anemike.   “Do të ishte e vështirë për qeveritë më të mira. Por ka qenë një katastrofë ndërkohë që ky mentalitet egoist po operohet brenda qeverisë tonë”, tha Obama.

Ai shtoi se për këtë arsye, do të shpenzojë të gjithë kohën e nevojshme për të mbështetur Joe Biden.   Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany u përgjigj duke thënë se trajtimi i koronavirusit nga Donald Trump ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ka shpëtuar jetë të amerikanëve.   Sondazhet kombëtare tregojnë për një garë të ashpër mes Trump dhe Biden 6 muaj përpara zgjedhjeve. Klevis Llaha / SCAN