Nuk jap dorëheqje! Edi Rama, shprehet i vendosur në sfidën e tij për situatën politike në Shqipër

Edi Rama dha sot një konferencë shtypi. Ai foli gjatë, si përherë, por një gjë u mor vesh live: Edi Rama nuk ka ndërmend t’i drejtohet arësyes së një pushtetari të lartë që humbet pushtet për të bërë shtet. Rama tha se nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen që ta marrë një tjetër socialist me një qeveri zgjedhore të gjithëpranuar nga palët politike. Ai ngriti zërin kur iu kërkua nga një gazetar se pse nuk jep dorëheqje, duke thënë se nuk ka njeri në planet që dorëzon pushtetin, kur e ka fituar me vota. Por zoti Rama nuk ka pse shkon larg nëpër planet, por mund ti referohet vetë PS-së së tij. Në kriza më të vogla politike kanë dhënë dorëheqjen Fatos Nano, Ilir Meta dhe Pandeli Majko. Apo në Kosovë kanë shkuar në zgjedhje të parakohshme pa mbaruar mandati. Edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj nuk ka pse kërkon nëpër planet!

Opozita nuk po kërkon pushtet në tavolinë, ajo akuzon se Rama e ka vjedhur pushtetin me bandat e drogës, siç del nga dosjet në prokurori. Por prapë opozita i kërkon që qeveria e re zgjedhore të ketë kryeministër nga PS-ja, një figurë të pa akuzuar (dhe PS ka plot) si dhe të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare e vendore në një ditë. Bile të miratohet një paketë kushtetuese që për afro 20 vite, në çdo katër vite, para zgjedhjeve (kushdo ta ketë pushtetin) zgjedhjet të zhvillohen përherë jo nga qeveria që ka pushtetin e radhës, por pikërisht nga një qeveri zgjedhore.

Por Edi Rama tha sot se nuk i shkon në mendje për dorëheqje dhe u mbështet te forca e policisë, pra si një juntë ushtarake. Edi Rama mundohej të përqeshte opozitën, duke e neglizhuar forcën e saj, por në të vertetë nuk ndjehej mirë. Kush e njeh e kupton panikun e tij të humbjes së karrikes.

Në konferencën e shtypit u mundua të përçajë PD dhe LSI, pasi iu drejtua Bashës si gjoja dikur në maj 2017, por kjo nuk ngjit sepse Lulzim Basha e ka ndarë mendjen se nesër datë 13 maj, në pra 18.30, me dhjetra mijëra vetë bashkë me LSI t’i jap përgjigjen siç e do kryeministri. Me të njëjtën metodë si u përdor ndaj Said Dollapit nesër protesta do fillojë që në fillim. Kjo do të sjellë pasoja të paparashikueshme.

Edi Rama gjeti një sallë me gazetarë të përzgjedhur me kujdes nga Endri Fuga, por tre pyetje të gazetarit të news24 e tërbuan, aqsa e la oratorinë dy orëshe dhe iku.

Pyetjet e gazetarit kurajoz dhe profesionist ishin se si do reagojë policia nesër mbrëma kur protestuesit do të përdorin “armë” të reja, të papërdorura deri më tani. Si dhe pyetja sfiduese e gazetarit për sasinë dhe përbërjen e gazit helmues lotësjellës që po tërbon e helmon edhe qytetarët e pafajshëm.

Këtu kryeministri u ndje keq dhe iku.