NJU JORK – Kompania amerikane e teknologjisë ”Google” me platformë të re kundër ekstremizmit

ATSH-DPA / – Kompania amerikane e teknologjisë ”Google” u zotua se do të jetë më e rreptë me informacionin online të ekstremistëve, pasi gjiganti i internetit zbuloi një qasje të re, katërfish më shumë klikime rreth tyre.

Motori i kërkimit do të ndjekë gjurmët e gjigantit ”Facebook” në internet duke vendosur inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe shqyrtuar më shpejt të dhënat e ekstremistëve.

Për platformën e tij në ”YouTube” kjo do të thotë nxitjen e zhvillimit të sistemit të automatizuar i cili zbulon videot që përmbajnë propagandë terroriste dhe rritjen e numrit të shikuesve dhe personat që hyjnë në këtë faqe, do të identifikohen direkt nga sistemi.

“Gjithashtu, kompania do të mbajë një qëndrim strikt ndaj videove që kanë përmbajtje fetare inflamatore ose të grupeve raciste,  edhe nëse ata nuk i shkelin në mënyrë të qartë politikat e ‘Google’, nëpërmjet shkrimeve paralajmëruese apo simboleve ku ndalohet të përfitohet nga shikueshmëria e videove”, tha Walker.

“Google’ dhe ‘YouTube’ janë të angazhuar të jenë pjesë e kësaj zgjidhjeje. Ne po bashkëpunojmë me qeverinë, me grupet e zbatimit të ligjit dhe shoqërisë civile për të trajtuar problemin e ekstremizmit të dhunshëm në internet. Nuk duhet të ketë vend për informacione terroriste në shërbimet tona”, shtoi ai.//a.i/  a.jor.