“Njolla e zezë’ e turizmit – Në korrik e gusht, 95 vonesa e anulime të fluturimeve ajrore

Në një kohë kur shifrat e turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë janë në rritje, “njolla e zezë’ e sezonit veror  duket se janë kompanitë ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil vetëm në muajt korrik dhe gusht u shënuan 95 vonesa apo anulime fluturimesh, shifra që janë dukshëm më të larta në krahasim me muajt e parë të vitit. Kjo pasi për periudhën janar – qershor nga këto kompani janë shënuara në total 65 anulime apo vonesa mbi 2 orë, që gjithsesi mbetet një shifër problematike.

Sipas Aviacionit Civil gushti shënoi rekordin, por të dhënat e përpunuar nga TV SCAN tregojnë se korriku shënoi vonesat dhe anulimet më të shumta me 51 të tilla, nga 44 që u regjistruan në gusht.

‘Fly Ernest’, ‘Albawings’ dhe ‘Blue Panorama’ janë tre kompanitë që kryesojnë listën në drejtim të performancës negative. Ndërkaq, sa i takon të drejtave të pasagjerit, të cilët janë të prekurit kryesorë nga kjo performancë, Autoriteti i Aviacionit Civil raporton se për 10 muajt e parë të vitit janë 900 formularë ankimimi të plotësuar nga 1500 persona, të cilët kanë të drejtën e kompensimit në masën e 250 eurove për dëmin e shkaktuar. Ndërkaq, ndryshe nga raportet e tjerë të përmuajshëm  të AAC, në këtë buletin nuk është bërë publik numri i pasagjerëve që kanë arritur ta përfitojnë këtë kompnesim.

Ola Mitre/SCAN