Njihni Shqipërinë e vitit 1961 nëpërmjet fotografive të gazetarit gjerman, Harry Hamm

Shqipëria e vitit 1961 ishte një Shqipëri pak e njohur, një realitet që rrekej të kapte pulsin e kohës. Nuk janë shumë vite pas, por paknjohja e saj ka mundur të vijë nga ata që jetuan dhe u përpoqën në atë epokë të ndërtimit të socializmit. 
Këto fotografi janë pjesë e një koleksioni fotografish, të cilat u bënë të njohura pak kohë më parë dhe të publikuara në një shumësi interesimi, kryesisht në rrjetet sociale. Këto fotografi, janë realizuar nga gazetari gjerman Hari Ham (Harry Hamm, 1922-1979) dhe evokojnë jetën reale të shqiptarëve, pa truke propogandistike dhe manipulime ideologjike. Ham, shërbeu me forcat gjermane në Luftën e Dytë Botërore dhe u zu rob lufte në Bashkimin Sovjetik.
Pas kthimit të tij në Gjermani studioi për shkencat politike në Frankfurt dhe në Monpëlie (Montpellier) dhe punoi gazetar për gazetat e njohura Die Welt dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Në gusht të vitit 1961 Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një kohë rrëmuje të madhe politike. Aty përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare. Këto foto nuk u bënë asnjëherë publike për popullin shqiptar gjatë monizmit, mbase pikërisht për shkak se këto tregonin një periudhë të vështirë politike dhe varfërinë në vend. Tjetër ishte ajo mundësi që i garantoi atij akses të fotografonte, tjetër ishte e drejta që këto foto të ishin pjesë e një antipropogande ndaj një regjimi, i cili gjithë pushtetin dhe arritjet e tij i kishte fokusuar tek një propagandë dezinformuese, tek një e vërtetë e rrejshme, që duhej të ishte e tillë edhe për të huajt.
Albert Vataj