Njëzet vjet nga vdekja tragjike e princeshës Diana, bota ende e përcjell me zemër të ngrir

Njëzet vjet më parë, princesha e Uellsit, Diana, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Paris.

Ajo ka qenë vetëm 36 vjeçe. Diana është futur në jetën publike në moshën 19-vjeçare, kur është fejuar me princin Charles. Më 1981, ata janë martuar. Popullariteti i saj është rritur nga udhëtimet në gjithë botën. Sensi i saj për modën e ka bërë ikonë globale, ndërsa qasja joformale e ka bërë edhe më të dashur  për publikun. Në vitin 1996, Diana ka konfirmuar se është pajtuar me kërkesën e princit Charles për divorc. Më 31 gusht të vitit 1997, e ndjekur nga fotografët në Paris, shoferi i saj ka vozitur me shpejtësi vdekjeprurëse në qytet. Diana ka lënë prapa dy djemtë e saj, princat William dhe Harry.

Diana,Princesha e Wellsit (1 korrik 1961-31 gusht 1997), një person i famshëm i shekullit 20, ka lindur në një familje aristokrate angleze me prejardhje mbretërore dhe u bë një figure publike me shpalljen e fejesës së saj me Princin Charles. Dasma e saj me Charles u mbajt ne katedralën e Shën Palit dhe u ndjek nga një audience televizive botërore mbi 750millione teleshikues. Pas martesëes së saj iu dha titulli Princesha e Uellsit,Dukesha e Kornvellit,Dukesha e Rothesay,Kontesha e Çester dhe Braronesha e Renfru. Ajo mbeti objekt i vështrimit i mediave botërore gjatë edhe pas martesës së saj, e cila përfundoj me divorc me 28 gusht 1996. Diana ishte e njohur për mbledhjën e fondeve për çështje bamirësie , punoj për organizata ndërkombëtare bamirësie.

Diana u lind me 1 korrik të vitit 1961 në Sandringham, Norfolk ajo ishte fëmija i katërt prej pesë fëmijëve që kishte Frances Shand Kydd* dhe Edward John Spencer.Familja Spencer ishte duke shpresuar që do të lindej një djalë për ta mbajtur titullin e Spencer-ve, pasi që fëmija i tretë kishte qenë djalë mirëpo kishte vdekur.Familja Spencer është një nga familjet më të vjetra dhe më të rëndësishme të Britanisë së Madhe, aleatë të ngushtë me familjen mbretërore për disa breza. Pasi familja shpresonin se do te lindte djalë ajo mbeti pa emer për një javë, deri sa u vendos emri i saj Diana Frances.Ajo u pagëzua në kishën Sandringham.Ajo kishte dy motra: Sarah dhe Jane si dhe vëllaun Charles . Diana ishte vetëm shtatë vjeçe kur prindërit e saj u ndanë. Diana ka jetuar me të ëmën në Londër gjatë ndarjes së prindërve, por gjatë festave të Krishtlindjeve deri në fund të vitit, Zoti Althorp refuzoi të le Frances-en që të kthehet me Dianën në Londër. Menjëherë pas kësaj, Zoti Althorp përfundimisht fitoi kujdestarinë e Dianës me mbështetjen e njerkes te tij, Ruth Roche, Baronesha e Fermoj. Diana mori titullin “Lady” pasi babai i saj trashëgoi titullin Earl Spencer e më 9 qershor 1975.

Martesa e saj me Princin e Wellsit

Princi I Wellsit (Princi Charles) kishte qenë më parë i lidhur me Lady Sarah motrën më të madhe të Lady Diana, dhe në të tridhjetat e tij të hershme ai ishte nën presion të vazhdueshëm të martohet. Princi i Uellsit kishte njohur Lady Dianën për disa vite, por ai së pari mori një interes serioz në të si një nuse të mundshme gjatë verës së vitit 1980, kur ata ishin mysafirë në një fundjavë të vendit, ku ajo e shikonte atë të luajë polo. Ai e ftoi Dianën për një fundjavë lundrimi,në jahtin mbretërore Britanik, ku pastaj Diana u takua me familjën e Princit Charles.Ajo u mirëprit mirë nga Elizabet e dytë, nga Duka e Edinburgut dhe nga nëna e mbretëreshës Elizabet. Fejesa u bë zyrëtare me 24 shkrut 1981, Lady Diana zgjodhi një unaze prej 30,000funtave i përbër prej 14 diamantëve përreth një safiri, e ngjajshme me unazën e fejesës së ëmës së saj. Njëzet vjeçarja Diana u bë Princesha e Wellsit, kur ajo u martua me Princin e Wellsit më 29 korrik 1981 në Katedralen e Shën Palit.

Fëmijët

Gjatë martesës me Princin e Wellsit ajo kishte dy djem William dhe Harry. Me 21 qershor 1982 ne spitalin privat Lindo Wing i Shen Marisë,Padington,në Londër,u lind djali i pare i Dianes dhe Charles, William Arthur Philip Louis. Si një bebe ajo e mori ne turnet e saj të mëdha në Australi dhe në Zelanden e Re,e sygjeruar nga kryeministri australian Malcolm Fraser. Fëmija gjegjësisht djali i dytë Henry Charles Albert David lindi 2 vjet pas William, me 15 shtator 1984.Ajo e dinte se fëmija i dytë ishte djale mirpo ajo nuk i tregoj askujt duke e përfshirë edhe Princin Charles. Princesha Diana ishte një nënë e përkushtuar, përfytyruar dhe e papërmbajtshme.

Divorci

Më 20 dhjetor 1995, Pallati I Bukinghamit publikisht njoftoi se Mbretëresha iu kishte dërguar letër Princit dhe Princeshës së Wellsit , duke i këshilluar për shkurorëzim.Këtë veprim të Mbretëreshës e mbështeti Kryeministri pastaj nga Këshilltaret e larte sekret dhe sipas BBC kjo gjë u vendos pas 2 javësh bisedimësh. Princi ,menjëherë ra dakord me sygjerimin e Mbretëreshës.Në shkurt Princesha e pranoi këtë gjë me marrëveshje me Princin dhe përfaqesuesit e Mbretëreshës duke e shpallur marrëveshjën e divorcit dhe kushtet e saj, kjo gjë e nevrikosi pallatin e Bukinghamit. Diana dhe Charles u divorcuan me 28 gusht 1996. Pas shkurorëzimit me Princin e Uellsit , Diana e humbi titullin e saj “Lartesia e Saj Mbreterore”, mirëpo duke e mbajtur titullin Princeshë e Uellsit, këtë deklarat e dha Pallati I Bukinghamit duke treguar në ndryshimin e titullit si dhe duke bërë të qartë se Diana vazhdon të jetë Princeshë britanike.

Vdekja

Më 31 gusht të vitit 1997 ,Diana ishte përfshirë në një aksident rrugore i ndodhur në tunelin në rrugën Pont de l’Alma,Paris, së bashku me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Fayed dhe me shoferin e tyre Henri Paul. Dodi dhe Henri vdiqën në vendin e aksidentit kurse Diana ishte dërguar e gjallë në spitalin Pitié-Salpêtrière.Pavarësisht përpjekjëve për ta shpëtuar Dianën mirëpo lendimet e brendshme te saj ishin shumë të gjëra,dy orë pas aksidentit në 4:00 të mëngjesit , mjekët e prononcuan vdekjën e saj. Në 5 :30 të mëngjesit, vdekja e saj u njoftua në një konferencë për shtyp i mbajtur në spital nga një mjek, Jean-Pierre Chevènement (Ministri i Brendshëm i Francës) dhe Sir Michael Jay (ambasador i Britanisë në Francë). Njerëzit për shumë muaj vendosen lule,qirinj ,kartat dhe mesazhet personale ,jashtë pallatit Kensington.

Në mëngjesin e vonshëm Kryeministri francez, Bernadette Chirac, gruaja e Presidentit francez Zhak Shirak, dhe Bernard Kouchner Ministri i Shëndetësisë së Francëa, vizituan trupin e pajetë të Dianës dhe i bënë nderimet e fundit.Pastaj në Paris erdhën dy motrat Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes,dhe Princi i Wellsit duke u larguar me trupin e saj për në Londër. Vdekja e saj e papritur dhe e papranushme e nje figure jashtëzakonisht popullore mbretërore solli deklarata nga figura të larta në mbarë botën.Varrimi i saj në Westminster Abbey më 6 shtator 1997 tërhoqi rreth 3 milion vajtues në Londër, funerali i saj u ndjek nga shum media botërore televizive me një transmetim të drejtpërdrejt.

Veprimtaria

Duke filluar nga fundi i vitit 1980,Princesha e Uellsit u bë e njohur edhe për mbështetjën e saj për projekte të bamirësisë , si dhe është shquar me ndikim te konsiderushëm për fushatën e saj kundër minave tokësore dhe për ti ndihmuar viktimat e AIDS-it.[N10]

Humaniteti i Princeshes Diana

Në prill të 1987, Princesha e Uellsit ishte personalitet i parë i famshëm që preku një person të infektuar me virusin HIV. Paraqitja e saj për qështje bamirësie e publikuar më gjerësisht ishte vizita e saj në Angola në janar të 1997, duke shërbyer si një vullnetare e Kryqit të Kuqë Ndërkombëtarë të VIP, ajo vizitoi të mbijetuarit e minave tokësore në spitalë ,ajo vizitoi projektin e drejtuar nga Trusti HALO. Në gusht të atij viti ajo vizitoi Bosnjën me organizatën “Të mbijetuarit e minave tokësore”. Ajo është vlerësuar se pati ndikim në nënshkrimin nga ana e qeveris së Britanisë së Madhe dhe vendëve tjera të Traktatit të Otavës në dhjetor të vitit 1997,pas vdekjës saj,marrëveshja ishte ndalimi ndërkombëtarë për përdorimin e minave kundër-njeri. Diana gjithashtu mori njohje për punën e saj bamirësie dhe për mbështetjen e saj të fushatës ndërkombëtare për ndalimin e minave tokësore. Prej 1989 , ajo ishte presidente e spitalit per fëmijë “Great Ormond Street Hospital”.