Një qartësim që ka nevojë të bëhet: Shqiptarët janë racë e përzier, por etni e pastërt!

Nga: Besir BAJRAMI

Fillimisht duhet ta qartesojmë se kuptimi i termit racë është i ndryshëm në raport me kontekstin e përdorimit.

Tiparet racore me të cilat merret antropologjia fizike, janë tjetër në raport me kuptimin e racës si etni, apo si përmbledhje e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës të fshehura ose të shfaqura, (posaçërisht gjuha), përbëjnë brenda kohës së historisë një sasi të dalluar, një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjet veçorive dhe vajosjeve shpirtërore të veçanta, dallohet nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i përngjajnë njëri-tjetrit (Hans Friedrich Karl Günther)”.

Këtu për shembull, kur flitet për shqiptarët, bëhet fjalë pikërisht për racën në kuptimin e etnisë:

“The Albanians are the oldest and the least mixed race of the peninsula, descendants of early inhabitants driven to refuge in these mountain fastnesses. Here they have maintained primitive customs and organizations foreign to modern Europe. The basis of society is the tribe, hence the blood feud.”

“Shqiptarët janë raca më e vjetër dhe më pak e përzier e gadishullit, pasardhës të banorëve të hershëm, të shtyrë për t’u strehuar në këto male të sigurta. Këtu, ata kanë ruajtur zakonet primitive dhe mënyra organizimi, të huaja për Europën moderne. Baza e shoqërisë është fisi – që këtej vjen gjakmarrja.

– The Journal of geography, Volume 19; National Council for Geographic Education, National Council of Geography Teachers (U.S.), American Geographical Society of New York

404472_279257978788645_377011247_n

Nuk ka nevojë të biejm në grackën e racizmit, por njashtu nuk ka nevojë as për shpifje nihiliste të tipit: “Shqiptarët nuk janë autokton; …nuk janë ilir; janë racë e përzier (duke aluduar edhe në etni të përzier); …janë përzier me pushtuesit (duke aluduar edhe në përzierje të dyanshme); me grek, romak, sllav, turq, etj.”

Këto janë disa nga përfundimet që jemi mësuar t’i ndëgjojmë nga njerëz profesional ose jo, njerëz që vijnë nga grupe të ndryshme interesi, të moshave dhe rajoneve të ndryshme, në gati se çdo diskutim që bëjnë për problemet shumëdimenzionale të shqiptarëve, biseda i dërgon te dyshimet rreth autoktonisë së shqiptarëve në raport me popujt tjerë perreth, te mohimi i veçantisë së shqiptarëve për ruajtjen e elementeve kulturore dhe te përzierja etnike e racore. Për sa i përketë autoktonisë, vjetersisë, vlerave të trasheguara dhe prejardhjes nga ilirët, mund të lexoni me qindra referenca këtu: https://www.facebook.com/notes/besi…

Kur flasim për karakterin racor fizik, shqiptarët janë me racë të perzier sepse i përkasin racës alpike, dinarike (që shpesh konsiderohet si pjesë e asaj alpike) dhe mesdhetare, ashtu siç ishin edhe pellazget para ndarjes (degëzimit) ne gjuhë e kultura më të reja.403746_279255175455592_526017618_n

Gjithë popujt europian dhe ato mesdhetar, kanë elemente të këtyre tre racave, kurse shqiptarët i kanë të treja brenda vetes. Prandaj, kur shohim shqiptar me lekurë më të errët, apo më të zbardhët; shtatlartë, apo të shkurt; kjo nuk i bën ata më pak ose më shumë shqiptar, sepse përzierja fizike e racave është bërë shumë kohë para se pellazgët (apo para indo-europianët), të ndahen në kultura, gjuhë e etni të reja. Bërthama e kombinuar e këtyre racave, ashtu si edhe kultura, ka mbijetuar te shqiptarët.

Ky produkt i kombinuar racash brenda një etnije, mund të merret si model për botën që pretendon globalizimin, e jo t’i jepet ngjyrim negativ racist.

Jo rastësisht shqiptarët kanë tendencë të jenë më shumë kozmopolit se sa nacionalist, më shumë individualist se sa të punojnë në grup, sepse kanë një heterogjinitet ekstrem brenda mozaikut të tyre racorë dhe tendencës së vazhdueshme mijëra vjeçare për evoluim kulturorë.

Nëse shqiptarët kanë arritur të bëhen bashkë dhe të identifikohen si të tillë falë besimit ne kulturën e tyre të trashëguar, atëherë duhet të analizohet kjo kulturë dhe të përdoret si model për të globalizuar të ndryshmit përreth botës. Për më shumë në këtë drejtim mund të lexoni shkrimin “Shqiptarija”: https://www.facebook.com/notes/besi…

Pse shqiptarët nuk kanë brenda vetes popuj/etni të tjera?Rasti i shqiptarëve është shumë specifik, sepse ata janë krijuar si bashkim i fiseve më të vjetra të rajonit (që akoma i kishin rezistuar degëzimit etnik e gjuhësor), bashkim ky, i detyruar nga invazionet e njëpasnjëshme të kulturave tjera që ishin ndarë nga i njëjti trung i përbashkët (https://www.facebook.com/notes/besir-bajrami/shqiptarija-/682887388420455/).1

Pas ndarjes/degëzimit të popujve në gjuhë e etni të reja, shqiptarët nuk kanë patur fuqi institucionale, të paktën gjatë 2 mijë viteve të fundit, që t’ju imponojnë popujve tjerë gjuhën dhe kulturën shqiptare; nuk kanë mundur të hapin shkolla as për vete, e le më për të tjerët, që t’i indoktrinojnë ata e t’i bëjnë shqiptar. Thjesht, nuk i kanë pushtuar tjerët.

Përkundrazi, shumë shqiptar janë asimiluar, janë bërë pjesë e popujve që na kanë sunduar, por historia na mëson se asnjëherë shqiptarët nuk kanë asimiluar popuj tjerë brenda vetes.

 

Ky fakt historik na argumenton se kush flet sot gjuhën shqipe, e flet atë në formë të trashëguar, e jo të mesuar në institucione të ndonjë populli tjetër, prandaj shqiptarët që identifikohen si të tillë për nga gjuha, janë popull i pa përzier etnikisht dhe kanë shumë të drejtë që ta nxjerrin në pah këtë veçanti të rallë, nëse për studiuesit mund të konsiderohet si vlerë.2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19