Një meteor goditi pasditen e së premtes Kubën perëndimore. Gurë dhe panik shpërndar mysafiri i paftuar i hapsirës

Guri hapësinor ra pranë qytetit Viñales, duke mahnitur banorët që arritën ta shihnin me sy të lirë.Momenti u kap jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga sistemi i radarëve atmosferikë, që e filmoi meteorin teksa fluturoi mbi provincën e Pinar del Rio.Dëshmitarë të shumtë e përshkruajtën rënien e meteorit si dy shpërthime të fuqishme. Nga impakti u thyen dritare, ndërsa në shtëpitë që ndodheshin pranë ranë copa guri, duke tronditur banorët.Ndërkohë, në internet, përdorues të shumtë kanë publikuar foto të gurëve që la pas meteori, por edhe video të momentit kur ai ra.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Key West, Florida ka njoftuar se Kuba është goditur nga një meteorit të premten.

Shërbimi njoftoi se të premten herët mori raporte për një meteor që u pa në qiellin e Florida Keys. Banorët në Viñales, Kuba, dëgjuan një shpërthim të madh të premten pasdite. Gjithsesi, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse shpërthimi erdhi si pasojë e meteoritit, por qeveria kubane po heton.

Në vitin 2013, një përplasje meteori tronditi rajonin Urals të Rusisë. Ndërtesat humbën dritaret dhe muret ranë pasi vala e zërit nga shpërthimi u përhap nëpër rajon. Më shumë se 1,000 njerëz u plagosën, duke përfshirë më shumë se 200 fëmijë. Shumë prej tyre u goditën nga ciflat e xhamit në ajër. /a.meta