Nis vlerësimi me detektor i dy lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Serbi

Me detektor sonar (aparaturë hulumtuese) ka nisur të hënën të bëhet vlerësimi i dy lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Serbi.

Puna vlerësuese do të zgjatë 5 ditë, ku fillimisht do të vlerësohet lokacioni i Jalovishtes e më pas ai i Kizhevakut, që ndodhen në rajonin e Rashkës.

Detektorin sonar, Qeveria e Kosovës e ka siguruar kohë më parë nga Kombet e Bashkuara.

Pas përfundimit të punës në Serbi, në këtë formë do të vlerësohen edhe 2 lokacione të dyshuara për varreza me trupa të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë, një në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës dhe një në Kaçanik.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/nis-vleresimi-me-detektor-i-dy-lokacioneve-te-dyshuara-per-varreza-masive-ne-serbi-565184/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright