Nikita Hrushovi: Kur fliste për shqiptarët, Titoja dridhej i tëri

Rreth 15-20 ditë pas Kongresit të 3-të, në qershor të vitit 1956, Enver Hoxha u ndodh në Moskë në konsultë, ku merrnin pjesë udhëheqësit e gjithë partive të vendeve socialiste. Atje, në prezencën e gjithë përfaqësuesve të partive të tjera, ai pohoi presionin që i kishte bërë Titoja për rehabilitimin e Koçi Xoxes (1917-1949) e të tjerëve të dënuar në Shqipëri.
– Me Titon – tha ndër të tjera Hrushovi – biseduam për marrëdhëniet e Jugosllavisë me shtetet e tjera. Me polakët, hungarezët, çekët, bullgarët e me të tjerë Titoja ishte i kënaqur, por për Shqipërinë më foli me shumë nervozitet, me duar e me këmbë. “Shqiptarët – më tha Titoja – nuk janë në rregull, nuk janë në rrugë të drejtë, nuk i njohin gabimet që kanë bërë, nuk kanë kuptuar asgjë nga të gjitha këto që po ngjasin”.
Dhe Hrushovi, duke përsëritur fjalët dhe akuzat e Titos, në fakt gjente rastin që të shfrente vetë mërinë dhe pakënaqësinë pse nuk u rehabilitua në kongres Koçi Xoxe, “të cilin Titoja e quajti patriot të madh”. Kur fliste për shokët shqiptarë, Titoja dridhej i tëri, por unë e kundërshtova dhe i thashë se “këto janë punë të brendshme të shokëve shqiptarë, ata do të dinë si t’i zgjidhin”.

Th.Mustaqi