New York Times: Shqipëria, mundësi për investitorët e huaj! Taksa të ulëta dhe zero burokraci!

Shqipëria u ofron mundësi të shkëlqyera investitorëve të huaj përmes taksave më të ulëta dhe burokracive të reduktuara ndjeshëm.

Përmes një artikulli, New York Times ndalet te lehtësitë që ofron Shqipëria në drejtim të klimës së biznesit.

New York Times

Rreth 200 bizneseve italiane, që kërkojnë të operojnë në infrastrukturë, energji dhe bujqësi në Shqipëri, iu tha se fqinji i tyre jo i pasur ofronte taksa të ulëta dhe burokraci të reduktuar krahasuar me vendin e tyre.

Italia është partnerja dhe investitorja më e madhe tregtare e Shqipërisë, por bizneset e saj kanë humbur mundësi në marrëveshjet e privatizimit përtej detit Adriatik dhe prania e tyre industriale është e vogël.

”Bizneset italiane kanë investuar 3,5 miliardë euro, por kompanitë e saj të njohura ndërkombëtarisht kanë preferuar vende të tjera të Ballkanit për shkak të një numri faktorësh duke përfshirë korrupsionin, titujt e paqartë të pronësisë dhe perceptimin se sistemi i drejtësisë është joeficent”, tha të shtunën ambasadori italian.

Zëvendësministri për Zhvillimin Ekonomik, Ivan Scalfarotto tha se kompanitë italiane mund të sjellin teknologji moderne në sektorin e energjisë, hekurudhave dhe në infrastukturë me dëshirën për të zgjeruar qëllimin e markave të njohura italiane përtej mobilimit, modës dhe ushqimit.

“Çfarë ne kemi arritur deri tani është e mirë, por jo e mjaftueshme për ne”, u tha Scalfarotto gazetarëve pas një forumi biznesi në kryeqytetin shqiptar.

“Bizneset tona mund të luajnë një rol më të madh në sektorin e industrisë”, shtoi Vincenzo Boccia, kreu i Confindustria-s italiane.

Shqipëria po nis një program ambicioz infrastrukture “1 miliardësh për rindërtim” për të njehsuar rrjetin e saj të rrugëve me standardet europiane.

Gjatë fjalës së tij me një italishte të kulluar, kryeministri Edi Rama u tha atyre “shiheni Shqipërinë si Italinë e paraardhësve tuaj” me “taksa të ulëta dhe më pak burokraci.”

Shumica e shqiptarëve flasin shumë mirë italisht dhe gjysmë milioni prej tyre jetojnë dhe punojnë në Itali.

Taksa e biznesit është 10 pikë përqindje më e ulët në Shqipëri, ndërsa TVSH është katër pikë përqindje më e ulët.

“Shpresoj që një pjesë e 20 miliardë eurove të të ardhurave të qëndrojnë në Shqipëri, jo vetëm sepse Shqipëria po bën progres, por gjithashtu sepse italianët ndjehen si në shtëpi”, tha Rama duke iu referuar vlerës neto të bizneseve të pranishme.

“Ne do të donim që Shqipëria të ishte një Itali e vogël, eficente”, tha Rama.

“Ambicia jonë është të industrializojmë Shqipërinë sipas stilit italian”, tha ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Fabrizio Maggioni, menaxheri i shitjeve për prodhuesin e trenave dhe tramvajëve elektrikë ”Mon-Ele” tha se kryeqyteti në zgjerim i Shqipërisë, Tirana e 800 000 banorëve mund të ketë nevojë për shërbimin e saj.

Shqipëria dëshiron të ndërtojë një linjë hekurudhore drejt aeroportit të Tiranës dhe drejt portit të saj më madh, atij të Durrësit, rreth 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

“Trafiku që pamë mbrëmjen e kaluar do të thotë se ky qytet do të ketë nevojë për një tramvaj në të ardhmen”, tha Maggioni.

Raffaele Tonon, një kasap italian, tha në këtë takim se ishte skeptik rreth planeve të mëdha të investimit, duke shtuar se vendit të dalë nga regjimi komunist, 25 vite më parë, i nevojitej një fokusim më praktik.

“Duhet t’u mësojmë të rinjve aftësitë e tregtisë, qoftë në përpunimin e mishit dhe qumështit ose çfarëdo tjetër”, tha Tonnon. “Kam parë biznese që janë larguar për shkak të kësaj”, shtoi ai.