Nënë Tereza është për ne shqiptarët një dhunti e madhe prej Zotit

Gjon Frani Ivezaj, historian

“Ajo ishte dashuri në vepër për Zotin nëpërmjet njeriut. Nënë Tereza është për ne shqiptarët një dhunti e madhe prej Zotit, shpresë për një të ardhme më të mirë, një lule që ka Jelur dhe është rritur në gjakun e shumë martirëve nëpër shekuj; mirënjohja dhe dhurata më e bukur e popullit tonë, e ipeshkvisë sonë Shkup – Prizren për kishën universale për botën, për njerëzimin. Sapo ta shohësh nuk mundesh të mos e duash, të përpiqesh të ndryshosh jetën tënde për ta ndjekur, ndonëse kjo do të kërkojë shumë përpjekje. Kjo i ngjan dashurisë së parë që të përfshinë tërësisht, të kaplon, tëndjek dhe të shtyn përpara…Fjala e fundit, do të thosha, duhet të thuhet nga njerëzit e thjeshtë, nga të varfërit, lëbrozët, ata që vdesin, fëmijët e braktisur, ediktët e drogës, alkoolistët, të sëmurët nga AIDS – i… nga bota e të përvuajturve, që ka një mendim të lartë dhe e do me gjithë zemër motrën tonë, e cila është bërë Nënë e tërë botës së përvuajtur…”

Dom Dr. Lush Gjergji studiues e biograf i Nënë Terezës

Janë shkruar deri më sot shumë libra, shkrime, repertazhe, monografi, studime. Gjithashtu janë botuar me dhjetra e qindra fotografi origjinale të jetës dhe punës bamirëse të Të Lumes Nënë Tereza mes të varfërve midis më të varfërve. Këto libra janë shkruar nga autor të ndryshëm më sëshumti të huaj dhe gjatë dy dekadave të fundit nga vendi i origjinës së saj trojet etnike shqiptare, Maqedonia (Shkup), Kosova dhe Shqipëria.

Në vitet në vijim Ajo do të shpallet e Shenjtë nga Selia e Shenjtë në Vatikan, përmes përshpejtimit të proçedurave të verifikimit të mrekullive të Saj, që përcaktohen nga një komision miks asnjanës, ku bëjnë pjesë doktorë dhe shkenctarë të tjerë, përmes të cilave dëshmohet, se kjo bamirëse e përkushtuar, gjatë tërë jetës e punës me misionet bamirëve, shpëtuese dhe shpresëdhënse në vendet e ndryshme të botës, ka pasur raste, që provohen mrekullisht e shkencërisht, se u ka shëruar plagët njerëzve konkretë.

Gonxhe Bojanxhi (1910-1997)

Nga disa libra biografikë, që kam lexuar me kujdes shumë vite më parë nga autorë të huaj dhe deri këto të fundit nga biografi i afërt i saj kleriku I Përndershëm Dom Dr. Lush Gjergji, del se dihet pak nga fëmijëria dhe rinia, jeta familjare e prindërve të bamirëses.

Gjatë kohës që murgesha shqiptare ishte në Irlandë (në moshën 17-vjeçare), ka pak shënime e detaje të rëndësishme mbi rininë e saj dhe për më tepër mbi familjen, lëvizjet e tyre nga Shkupi në Kosovë dhe Shqipëri etj.

Kjo sigurisht që lidhet edhe me kushtet ekonomike e politike në të cilën gjendeshin asokohe trojet etnike shqiptare. Për më tepër pak familje qytetare shqiptare kanë mbajtur ditar nga jeta e tyre e përditshme, traditë kjo pak e përhapur familjet aristokrate shkodrane dhe shumë e përhapur në vendet e Europës Perëndimore dhe Amerikë. Por gjithsesi nga biografët e sotshëm, kanë dalur shumë pyetje, të cilat një pjesë e kanë marrë udhëzgjidhje.

Dhe kësisoj natyrshëm mund të them, se në thirrjen e saj si murgeshë padyshim që një rol mjaft të rëndësishëm ka luajtur mjedisi familjar, prindërit e saj: nëna dhe babai, që asokohe luftonin për mbijetesën ekonomike të familjes.

Në traditën shqiptare, familja konservative, ka qenë pjesë e jetës në fillim të shekulli XX, kur vjen në jetë edhe vogëlushja shqiptare, që më vonë mori emrin e pagëzimit Gonxhe Bojanxhiu.

Dashuria dhe përkujdesi i prindërve ka qenë i vazhdueshëm për të gjithë fëmijët njësoj. Sigurisht më të privilegjuarit ose më mirë të shprehem më të përkedhelur në familjen tradicionale janë djemtë, që shikohen si trungu e shtylla ose vijues të brezave të familjes. Dhe për çdo lindje djali në familjen shqiptare kryesisht në Malësi, babai i vogëlushit ka shkrehur armën, për të shpreh gëzimin shpirtëror. Pak më ndryshe ka ndodh askohe me lindjen e vazjave. Pavarësisht nga kjo, vajzat, janë nderuar dhe respektuar shumë. Edhe nëse një familje ka rënë në gjakmarrje (hasmeri) me një familje tjetër, vajzat dhe gratë e të dyja shtëpive nuk prekeshin, ngujoheshin, fyheshin dhe as nuk vriteshin. Kjo tregon edhe forcën e madhe të respektit (sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit) gëzonin nënat dhe motrat shqiptare.

Mjedisi që rriti Shenjtneshën

Familja Bojaxhiu, ka mbajtur një mbimer interesant. Kjo sipas disa biografëve, lidhet me profesionin e lyerjes së shtëpive me ngjyra të ndryshme nga mjeshtëri që e ka ushtruar këtë profesion. Ndërsa nga ana e tjetër, disa autor mendojnë, se mbiemri i familjes Bojaxhiu me sa duket lidhet me historinë e hershme të familjes, e cila, ka mbajtur të ndezur ndjenjat e pastra të atdhedashurisë, ku shumë bij të denjë të tyre brez mbas brezi kanë derdhur gjakun si ngjyra e kuqe.

Por ajo që është më shumë e përhapur, është mendimi se nga kjo derë të parët e kësaj familje kanë qenë bij tregtarësh, pra janë marrë me profesionin e tregtisë së ngjyrave, që përdoreshin gjerësisht për ngjyrosjen e shtëpive apo të orendive me material druri të shtëpive.

Ende sot nuk ka një përcaktim të saktë rreth origjinës së mbiemrit Bojaxhiu, që kanë mbajtur të parët e Gonxhe Bojaxhiut, mbasi nuk ka asgjë të shkruar në regjistrat kadestrale të qyteteve ku lëvizi dhe u vendos kjo familje gjatë vitëve të mëvonshme.

Megjithatë më afër mendoj qëndron idea se mbiemri Bojaxhiu rrjedh ose ka mbetur nga fakti, të parët bojaxhi të mëparshëm ishin tregtarë të mëdhenj të mallërave, të cilët, kanë mundur t’i shesin deri Afrikën e Veriut e konkretisht në Egjipt (Misir, sikurse është përdorur në lashtësi). Nga kjo disa nga antarët tregtarë të familjes janë vendosur për tregti në Egjipt, kurse të tjerët kanë qëndruar në qytetin e lashtë shqiptar-Shkodra.

Familja e saj Bojaxhiu ka jetuar në Shkodër nga viti 1932-1933. 75 vjet më mbas, me datën 21 tetor 2008, në qytet hapet shtëpia-muze e Bojaxhive, e para në në trojet etnike shqiptare, që i kushtohet Të Lumes Nënë Tereza dhe familjes së saj, që ka banuar në qytetin e lashtë historik dhe kulturor të Shqipërisë. Aty janë të vendosur foto, relike, disa prej të cilave janë origjinale dhe ekspozohen për herë të parë.

Kolë Bojaxhiu, babai i Gonxhes, ka vijuar të merret me tregti, për të siguruar jetesën e familjes. Kryefamiljari, për ndershmëri dhe suksesin në bisnesin e vet ka gëzuar respektin e të gjithë vendasve dhe partnerëve, me të cilët rregullisht ka zhvilluar tregtinë. Ai kishte lidhje pune blerje dhe shitje mallit me tregtarë italianë, sllavë, egjiptianë, grekë etj. Një pjesë të fitimit, ai ua dhuronte (si filantropist) njerëzve të varfër përreth, që kishin më shumë nevoj, duke treguar kësisoj zemrën e tij të bardhë, prej një bujari, që u përpoq të zbuste mjerimin njerëzve në nevojë.

Kola si një i krishterë i mirë dhe i devotshëm kur kryente vepra bamirësie, nuk ua tregonte miqve dhe shokëve të vet. Shkurt çfarë bënte dora e djatë ai nuk kishte dëshirë ta merrte vesht dora e majtë. Ai shpesh ua linte njetin e tij familjes në nevojë tek pragu i shtepisë, të mbështjellë me rubë dhe largohej pa bërë zhurmë në drejtim të shtepisë së tij. Njerëzit, që e kuptonin se këtë vepër mirësie e kishin nga Kola falenderonin Zotin në kishë dhe përshëndesnin bashkëkombasin e tyre në shenjë fisnikërie dhe mirënjohje…

Drande Bojaxhiu (Bernaj), ishte nga Prizreni me prejardhje nga Novo Sella (afër Gjakovës), një familje e madhe dhe shumë e pasur. Ajo kurrë nuk ka qenë e dhënë pas të hollave dhe bile ajo asnjëherë nuk mori vesht për pasurinë (testamentin), që mund t’i kenë lënë të parët e saj Drandes.

Për të gjithë qytetarët, që e kanë njohur, ajo mbeti një nënë e mirë, e dashur për të gjithë fëmijët, e përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe halleve të familjes së saj, përkujdesej me dhembshuri për dy vajzat: Agen dhe Gonxhen dhe djalin e vetëm Lazrin. Kishte një karakter të fortë, e butë dhe e dhembshur me të gjithë, zemërbardhë me të varfërit. Devocionin e veçantë për meshën e shenjtë ua mëkoi edhe fëmijëve të vet. Ajo merrte me vete çdo ditë në kishë fëmijët e vet dhe thoshte uratët me përvujtëri kristiane.

Fëmijëria. Gonxhe Bojaxhiu lindi në qytetin e Shkupit, më 27 gusht të vitit 1910 në një mjedis thellësisht me doke e zakone, tradita dhe bujari tipike shqiptare. Ajo kishte prirje për poezi, shkruante dhe ua lexonte me endje shoqeve të klasës. Mbante gjithnjë fletore dhe një laps me vete. Këtu ajo kreu katër vite.

Bashkëmoshatarët shokët dhe shoqet e shkollës dhe të kishës katolike në qytetin shqiptar të Shkupit, që e kanë njohur nga afër kujtojnë se kishte një shëndet të dobët, por ishte koc i fortë nga karakteri, trupi dhe mendja…

Ajo rregjistrohet për të vijuar gjimnazin serb, mbasi asokohe ishte e ndalur përdorimi i gjuhës shqipe. Ishte veprimtare e palodhur pranë famullisë katolike “Zemra e Krishtit” në Shkup. Gonxhja e kishte shumë afër kishën ku shkonte çdo ditë. Gonxhja, falë zërit melodioz nisi të këndonte në korin e kishës sëbashku me nënën dhe motrën e vet, duke u bërë një trio shumë e bukur. Gjithçka e bënte për Zotin, sepse e adhuronte dhe vuante për dashurinë e Tij.

Gonxhja, përpara se të vendoste për çdo gjë, këshillohej me të afërmit, me familjen, dhe veçanërisht me nënën Drande, motrën Age si dhe me shoqërinë. Vitet e fundit para se të shkonte për murgeshë, në misione (pra në vitin 1927 dhe 1929), ishte për ushtrime shpirtërore në Letnicë për dy muaj. Murgesha e re lutej tek Zoja e Madhe dhe sërisht sikurse çdo familje tjetër besimtare shkonte në Mal të Zi çdo vit.

Vitet kalojnë dhe ajo rritet gjithnjë nën përkujdesin e vijueshëm të prindërve të dashur. Adolishenjta e zgjuar Gonxhe vijon rregullisht gjimnazin e qytetit. E heshtur dhe e rezervuar dhe sjellje të qetë përvujtërie, ajo dëgjoi thirrjen e parë të Zotit. Duke qenë e dashur dhe e dhimbshme, ajo bën për vete shumë shoqe bashkëmoshatare të shkollës.

Nëna e saj, kur bija e vet i shprehu vullnetin e saj për t’i shërbyer Zotit, u step pak çaste, ra në mendime të thella. Mbas disa ditëve, me butësinë e nënës së dhimbshur iu afrua buzagaz e i tha vajzës së vogël: “Udhë të mbarë!” thirrjes me zemër që kishte Gonxhe Bojanxhiu, për t’i shëbyer Hyjit.

Kështu nëna dhe Agia motra e madhe e saj mbetën në shtepi për katër vjet (1928-1932), mbasi Lazri, kishte kohë që ishte larguar nga shtëpia (v.1924) dhe jetonte në Tiranë (1929-1939), kur Gonxhja nuk ishte më shumë se 14 vjeçe. Në vitin 1928 motra e vogël, u nis për t’u bërë motër e kishës katolike.

Katër vjet më mbas më 1934, nëna dhe motra nisën të jetojnë në Tiranë tek vëllai Lazri. Sërisht djali nuk qëndron në familje por lëviz. Pesë vjet më vonë Lazri shkon në Itali dhe u vendos në Palermo deri sa mbylli sytë.

Marija Tereza e Krishtit të Vogël në udhën e shërbimit

Murgesha e re Gonxhe, u nis për në Irland. Gjatë udhëtimit të gjatë me tren, ajo u ndal për disa ditë në Zagreb (Kroaci). Me anije kaloi nëpër Kanalin e Lamanche, nëpër Londër dhe më vonë në Dublin të Irlandës. Për disa kohë i kushtoi rëndësi mësimin të gjuhës angleze kohë të cilën ajo ishte kandidate për murgeshë.

Nga burimet historike në Irlandë, që gjenden në rregjistrat e Kuvendit të Murgeshave asokohe ajo mori emrin e ri: Marija Tereza e Krishtit të Vogël. Prej aty me anije niset në udhëtimin e gjatë për në shtetin e madh të Indisë, që ishte koloni e Mbretërisë Angleze. Më 25 maj 1931, mori kushtet e para si rregulltare, ku mbas e dërguan si misionare në Bengali të Indisë.

Fillimi i jetës msionare për te nuk ishte shumë i lehtë. Në fillim nisi të ndihmojë si infermiere motrat e mjekësisë, gjë që i dha mundësinë të shoh nga afër varfërinë e tejskajshme të njerëzve. Puna e madhe e dobësoi shumë fizikisht. Ajo nuk ishte më në gjendje të punonte më aty dhe një ditë u largua. Tashmë një profesion i ri e priste.

Thuhet se në fëmijërinë e saj murgesha kishte pasur dëshirë të bëhej mësuese në shkollë, të edukonte fëmijët e vegjël. Ajo u caktua nga eproret si profesoresh në St. Mary’s College në Kalkutë. Aty shquhet për zgjuarësi dhe vullnet të madh për të studiuar. Me lehtësi dha disa provime shtesë, duke zgjeruar dijet e veta dhe kualifikuar më profesionalisht si profesoreshë.

Sërisht e caktojnë të punoj si profesoreshë në një shkollë tjetër me emrin St. Theresa. Gjithnjë e dashur, bujare e dhembshur dhe shumë e shoqërueshme me të gjithë. Të gjithë e duan dhe e mirëpresin me buzëqeshje të sinçertë çdo ditë që vinte në shkollë. Për aftësitë e saj si mësimdhënse, ajo do të zgjidhet si drejtoreshë e shkollës St. Mary’s, detyrë të cilën e mbajti me nder për 20 vjet me radhë.

Më 24 maj 1937, Nënë Tereza, ka dhënë kushtet e përjetshme, për të shërbyer si murgeshë katolike në vreshtën e Zotit. Tek shihte varfërinë dhe preke varfërinë, shihte njerëz të vdekur në rrugë, mjerimin, njerëz të zbathur, të çveshur, të dobët fizikisht që e rrethonte kudo në disa shtet të Indisë, Nënë Tereza, filloi të tundohej në shpirt për të bërë diçka të mirë për t’u ardhur në ndihmë këtyre fatkeqve të uritur pa strehë, bukë, të afër, ngrohësi familjare në jetë. Kjo duket edhe në një serë letrash përshkuese të mjerimit në vendin ku jetonte, që asokohe ajo shkëmbente me nënën e saj.

Një thirrje i tundon shpirtin

Më 10 shtator 1946, Nënë Tereza udhëton drejt Darjeeling për ushtrime shpritërore. Ajo do të shoh edhe më mire shtrirjen e mjerimit, që e kishte përfshirë Indisë asokohe. Me sa duket kjo do të jetë edhe çasti vendimtar i jetës së saj kur ajo do të lërë kuvendin ku ndodhej dhe do të marrë udhën e ‘Engjëllit Mbrojtës’ të të vartërve, midis më të varfërve të Indisë, ku mjerimi ishte ulur këmgëkryq dhe këndonte çdo ditë refrenin e vdekjes kudo.

Kjo është edhe thirrja e dytë e Nënë Terezës për t’i shërbyer edhe më pranë Zotit, pikërisht në sprovën apo pjesën më të vështirë të vreshtës së Tij, që ishte varfëria e tejskajshme e njerëzve në Indi.

Më 16 gusht 1948, del nga kuvendi i “Motrave të Loretos”, për t’i shërbyer me përkushtim dhe dashuri të varfërve. Ajo i besoi Fjalës së Zotit, i besoi thirrjes së Tij, rrugës për t’i shërbyer më të varfërve midis më të varfërve, duke sakrifikuar nën shembullin e Krishtit…

E Lumja Nënë Tereza, filloi të vizitojë lagjet më të varfëra të Kalkutës, Tilje dhe Motijil, ku mjerimi dhe varfëria e tejskajshme bënin kërdi mes fakirave të Indisë, si në asnjë vend tjetër të globit. Ajo i lutet gjithnjë Zotit, për t’a ndihmuar në misionin e ri për Krishtin dhe grigjën e Tij.

Urdhëri i Misionit në shërbim

Pasuria e Saj e vetme, që po vinte në dispozicion të të mjerëve ishin vetëm 5 rupa, vullnesën e Zotit, për t’i shërbyer me përkushtim, dashuri e dhembshuri të gjithë njerëzve në nevojë. Në këtë mënyrë, iu përvesh punës mes mizerjes, në fillim me disa fëmijë të varfër dhe hapi për ta shkollën e parë. I mungonte gjithçka elementare, por kishte dhe shumë mbështetje morale, fizike, shpirtërore nga Krishti, që ia lehtësoj punën, duke e parë njetin qëllimirë të shpirtit bujar të Nënë Terezës.

Nga pesë fëmijë të parë të braktisur nga prindërit e tyre dhe që endeshin rrugëve për bukë, të rreckosur, shëndetligë, të palarë, pa strehë dhe ngrohtësi prindërore, u përkujdes sikur të ishte nëna e tyre. Kështu në vitet ’80 numëri i vogëlushëve arriti në 5,000 vetë.

Dëshmi e mirësisë së vijueshme të Misionit të Dashurisë për fëmijët e varfër e papërkrahje, sot ndodhet shkolla moderne, dyert e së cilës për herë të parë i çeli bamirësja shqiptare sot e Lumja Nënë Tereza.

Në fillim të misionit, Ajo ishte e vetme me katër motra dhe nga viti në vit numëri i tyre u rrit, duke hapur qendrat e Urdhërit të “Misionit të Dashurisë”, me një shtrirje gjeografike jo vetëm në Indi por në të gjithë globin, racat dhe kombësitë.

Veshja në sari dhe simbolin e Krishtit varur në supin e majtë, u bë emblema e paqes dhe mirësisë në të gjithë botën, tek shpërndante përditë nga zemra e Saj dhe motrave (që e ndihmuan në këtë mision), mirësi, dhembshuri, dashuri pakufi, bujari, shpresë për jetën, më të dashurit e zemrës së vet, që ishin dhe mbetën deri sa kaloi në amshim të varfërit e më të varfërve, të sëmurëve, të pastrehëve, vreshtë njerëzore kjo plot mjerim të tejskajshëm, që Zoti i caktoi si provë e dashurisë sa pakufishme ndaj Tij. Dhe Ajo zbërtheu mision sakrificash dhe lutjeje në praktikë shembulltyrën e Krishtit.

Për bashkësinë e motrave që themeloi, krijoi rregulloren (Kushtetutën, që është dashuria ndaj Zotit, duke ndihmuar njerëzit në nevojë në të gjithë botën), e cila më vonë do të dërgohej në Romë (Vatikan) për miratim. Ata e fillonin punën e përkushtimit ndaj të varfërve në orën 4:40 në mëngjez dhe mbaronin në të tejlodhura nga puna në orën 21:45 minuta të mbrëmjes.

Muaji shkurt i vitit 1953. Kjo është data historikë, në të cilën hap dyert Shtëpia e Parë Amë e Misionit të Dashurisë (Missionaries of Charity), në Indi, ku filloi shërbimi direkt ndaj të sëmurëve, të varfërve, jetimëve, të pastrehëve, antikapëve, njerëzve të braktisur në Loëer Circular Road, Nr. 54. Aty filluan të mblidhen edhe vajza të reja, që kishin thirrjen e Zotit, për t’i shërbyer çdo ditë të varfërve. Të parat ishin vajzat nga Kalkuta dhe mbas filluan të vijnë nga shtetet e ndryshme të Indisë dhe mbarë bota në vitet në vijim.

E Lumja Nënë Tereza, kishte nevojë për varfëri, për të qenë e lirë në mënyrë materiale e shpirtërore, që të ushtroi shërbimin ndaj Zotit, ashtu sikurse Krishti i varfër u ka shërbyer të varfërve dhe skamënorëve. Të varfërit janë shumë të pasur në shpirt dhe kanë nevojë të madhe për t’i ndihmuar me dashuri, duke u dhënë ngrohtësi dhe zbutur mjerimin ku fati i keq i ka plandosur.

Fakirët e Indisë, një vreshtë e përkushtimit ndaj Zotit

India me mbi 1 miliard banorë, është shteti ku shtresat e komunitetit janë të polarizuara mes të varfërve fakirë dhe multibilionerëve, të cilët, brez mbas brezi kanë trashëguar këtë gjendje shoqërore. I madhi linderi Gandhi, është munduar me shembullin e vet personal të zbus pak këtë polarizim të tejskajshëm, por me kot…

Ishte vetëm humanistja Nënë Tereza, që mundi të rrëzojë murin ndarës midis të varfërve dhe të pasurve me misionet e saj të shpërndarë në shumë shtete të Indisë. Ajo i hapi sytë njerëzve, që të dhurojnë dashuri, respekt, bujari dhe ndihmë ndaj më të varfërve.

Në Indi ka patur shembuj pozitiv, ku të pasurit e kanë ndihmuar bujarisht Nënë Terezën materialisht në misionin humanitar prej shumë dekadash. Kryemurgesha e Urdhërit, është takuar me shumë prej tyre dhe u ka shpieguar se duhen ndihmuar njerëzit, që i përkasin të njëjtit shtet dhe Zot. Por sigurisht Ajo nuk e ka pasur të lehtë gjejë mbështetje në udhën e saj.

Të gjithë ndihmat që siguronte, si medikamente mjeksore, ushqime, veshmbathje ua shpërndante përmes qendrave të bamirësië (të mbushur me të sëmurë, fëmijë jetimë, pleq në agoni, të pastrehëve që endeshin rrugëve të mjerimit etj.), që themeloi në Indi të varfërve e lëbrozëve, që ishin buzë vdekjes së sigurtë.

Hapi i Dashurisë

Duke takuar dhe vizituar të varfërit E Lumja Nënë Tereza, u takua me shumë probleme që i prokupojnë çdo ditë njerëzit buzë vdekjes. Pleq të sëmurë dhe të braktisur, të rinj skeletorë dhe të sëmurë pa përkrahje, qindra njerëz buzë trotuareve, që shtrijnë dorën për bukë dhe dhjetra të tjerë në agoni të vdekjes. Shumë të varfërve të tjerë në rrugë që kishin sëmundjen e gërbulës, të cilëve nga frika e infektimit nuk afrohet askush për ndihmë humane.

Klithma, thirrje për ndihmë, mizerja e ulur në shtetin më të madh qindramilionësh shihej në çdo rrugë, lagje, shtet të Indisë. Ky zë mjerimi drejtohej nga Zoti për ndihmë. Tek zemra e Nënë Terezës, lindi një hap tjetër dashurie për të ndihmuar dramën e përditshme të këtij populli të pafajshëm.

Dhe Ai në momentet më të dëshpëruar i dërgon Engjëllin e Saj Mbrojtës Nënë Terezën të vogël fizikisht, por me zemër të madhe dhembshurie e mbushur me bujari fiskike shqiptare. Përballë dhimbjeve e mjerimit të tejskajshëm, që shihte dhe prekte ngado që shkonte Nënë Tereza me motrat, Ajo gjeti thirrjen e Zotit për t’u bërë një Nënë e madhe e dashur tyre. Dhe për këtë hapi Shtëpinë e Parë përkushtuar “Zemrës së Zojës” (indisht ‘Nirmal Hriday’)në në vitin 1954 numërin 14 në Greek Lane. Më 1955 u hapën Shtëpitë për Fëmijë (Shishu Bhavans), ku përfshihen fëmijët e porsalindur dhe të braksitur dhe deri të varfërit. Filloi kështu fushata për grumbullimin e fëmijëve nëpër rrugët e errta të qytetit, nëpër lagje të varfëra. Vetëm në Indi deri në vitin 1980 hapën dyert 40 shtëpi të tilla.

12 vjet më vonë, në vitin 1963, krijohet Dega e Vëllëzërve të Misionarëve të Dashurisë, themeluar nga vetë E Lumja Nënë Tereza.

Biografët tregojnë shumë episode të jetuara kur Nënë Tereza i ndihmonte njerëzit buzë vdekjes në Kalighat. Ajo u takua me një grua të moshuar, plot plagë të infektuara, e cila në pamundësi rrinte e shtrirë për dhe, ku mijtë e hanin për së gjalli. E skena të tilla haste ajo çdo ditë e natë në rrugët e mbushur plot drama mjerimi.

Duke e parë mjerimin e pakufi mes njerëzve Ajo mendoi që t’i kërkonte autoriteteve të qytetit disa shtëpi të gjendeshin të bashkëngjitur me Tempullin e Hyjneshës Kali, Mbrojtëses së Kalkutës, që ishin ndërtuar si bujtina për shtegtarët. Autoritetet civile, duke e parë nevojën e madhe dhe mjerimin e njerëzve të tillë, ia lejuan t’i përdorte ato përkohsisht si qendra për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të varfër.

Por disa hindu u zemëruan dhe protestuan, sepse ish qendrat e tyre po ktheheshin në qendra katolike. Puna arriti deri aty sa indut përdoren edhe infuluencen e tyre ne sferat e larta të politikës në Indi. Njeri nga politikanët u shpreh me arrogancë se do t’a përzinte Nënë Terezën nga ai vend dhe India, ndonëse ajo ishte shtetase indiane.

Një ditë ai shkoi për ta takuar direkt Nënë Terezën dhe për t’i shpreh vendimin e tij. Ai pa më sytë e vet me radhë të gjithë dhomat e mbushura plot me njërëz, ku mjerimi i popullit të tij ishte shtrirë dhe kërkonte shpresë për shpëtim. Në Indi derinë vitin 1980, kishte 4 milion të sëmurë nga gërbula, ku në të gjithë botën ishin 20 milion vetë. U prek shumë dhe midis njerëzve që e shikonin në heshtje, politikani i madh indian, i shtriu dorën e mirënjohjes Nënë Terezës, e bekoi me fjalët e ngrohta për atë dashuri e dhembshuri të pakufi, që Ajo sëbashku me Motrat e Dashurisë po tregonin përditë për popullin e tij.

Më 1975, qeveria lokale u dhuroi edhe një banesë tjetër “Motrave të Dashurisë”. Gradualisht themeluesja e Urdhërit, ndërtoi strukturën e punës, duke hapur edhe shtëpi të tjera në Indi. Shtëpia e parë jashtë Kalkutës u hap më 26 maj të vitit 1959. Njerëzit bujarë nga e gjithë bota i dhuruan murgeshave bamirëse automjete, ambulanca, dhe iu afruan për ndihmë shumë mjekë që punonin falas, mijëra bashkëpunëtorë nga e gjithë bota, të cilët e përkrahën dhe ndihmuan në veprën e madhe dhe të shumëllojshme të Nënë Terezës.

Një punë shumë të madhe ajo bëri në luftë kundër abordit, që ishte një vrasje makabër në kraharorin e nënës

Në këtë mënyrë gradualisht filloi të shkruhet historia e motrave bamirëse, të cilat pa u ankuar asnjëherë për lodhje dhe stërmundime të përditshme, punojnë në emër të dashurisë ndaj Zotit. Në Amerikën Latine dhe posaçërisht në Venezuelë (afër Carasit) në Cocorota u hap shtëpia e parë e vogël për veprën bamirëse të motrave të Urdhërit që themeloi Nënë Tereza, që kishte shkuar atje nga Kalkuta e Indisë. Vitet e mëvonshme zgjerohet shpërndarja gjeografike e qendra dhe shtëpive të bamirësisë, si në Lima (Peru), Kolombi, Bolivi, Brazil etj.

Më 1968 u hap shtëpia e parë në Romë të Italisë, me kërkesën e vetë Papa Pali VI. Qendra të tjera u hapën në Ostia (afër Romës), Palermo (1974), Ragusa (Siçili), Reggio Calabria.

Për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së lashtë autoktone aborigjene në Australi, më 1969 u hap qednra e “Misionarëve të Dashurisë”. Në Pakistan dhe Bangladesh u hapën disa shtëpi-qendra në vitin 1972. Në Jordani (Amman) në vitin 1970 motrat e Nënë Terezës, filluan të punojnë mes të vafërve të vendit. Shtëpi të tjera u hapën në vitin 1973 në Gaza (Palestinë), Jemen, Angli ( 1970, 1971, Londër), Irlandë (Dublin), Irlanda e Veriut (Belfast), Tanzani (1968, Tabore), Mauritia (1972) (afër Madagaskarit), Adis Abbebë (1973, Etiopi), Ceilon (Colombo, Sri Lanka), ShBA (Harlem, Bronx, New York), Zagreb (1979, Kroaci), Kosovë, Shqipëri (1991, Shkodër (3 shtëpi dhe një shtëpi e Urdhërit të Vëllezërve të Nënë Terezës, në Kukël afër Bushatit), Tiranë, Dukagjin (Mëlësia e Madhe) etj.

Vetëm në Indi, “Motrat e Dashurisë” në vitin 1980 udhëhiqnin 80 spitale të specializuar për të sëmurët me gërbulë. Çdo vit nga dyert e spitalit dalin të shëruar mbi 50,000 vetë, ndërsa në Kalkutë asokohe shëroheshin plotësisht mbi 2,000 vetë. Për herë të parë lufta kundër sëmundjes së gërbulës nga misonaret murgesha filloi në vitin 1957. Ata përgatiteshin nga ana mjekësore nga Dr. Senn, një specialist i mirënjohur në botë. Ai me durim e përkushtim human, u mësonte motrave murgesha mënyrën sesi duhet luftuar kjo sëmundje vdekjeprurëse në Indi e botë.