Në Shkup një Departament për Studimin e trashëgimisë së Ganxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës

Për t’u njohur nga afër me figurën dhe veprën e Shenjtës shqiptare Nënë Terezë, Engjëllin e më të varfërve ndër varfër, kudo në botë, në Shkup pranë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut, më 7 shkurt u hap ‘Departamenti për Studimin dhe Hulumtimin e trashëgimisë së Ganxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës.

R.SH. – Vatikan

Për t’u njohur nga afër, sa më mirë e më thellë me figurën dhe veprën e Shenjtës shqiptare Nënë Terezë, themelueses së Misionareve të Dashurisë, Engjëllin e më të varfërve ndër varfër, kudo në botë, në Shkup, vendlindja e Ganxhe Bojaxhiut, pranë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut (ITSHKSH)më 7 shkurtin e kaluar u hap ‘Departamenti për Studimin dhe Hulumtimin e trashëgimisë së Ganxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, figurës universale të botës shqiptare.

Në përurimin e kësaj nisme të veçantë,  morën pjesë personalitete nga kultura, politika, komunitetet fetare, nga shoqëria e media. Ndër të pranishmit në ceremoninë e hapjes ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, i cili në fjalën e tij tha se si popull dhe drejtues të institucioneve të vendit e kanë për detyrë që në vendlindjen e Gonxhe Bojaxhiut në Shkup ta nderojnë dhe ta çmojnë figurën e lartë të Nënës Terezë.

Shkupi, vendlindja e Agneze Ganxhe Bojaxhiut, Nene Terezës, me 7 shkurt 2020, ne kuadër te Institutit te Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut, pre here te pare ne trevat tona, por siç u tha edhe ne bote, ka hapur Departamentin për Studimin dhe Hulumtimin  e figurës universale te botes e nder me madhoret e kombit shqiptar, Shën Nene Terezës.

Ne kete ngjarje te madhe e te veçantë merrnin pjese personalitete te shumta te kultures, politikes dhe nga fusha tjera te jetes shoqerore dhe mediale. ‘’ Jane shkruar libra, jane realizuar filma e jane zhvilluar me mijera veprimtari qe portretizojne e lartesojne figuren madhore te Shen Nene Terezes, por kjo qe po bejme ne sot, mund te konsiderohet ndermarrja me kuptimplote’’, tha qe ne hapje te kesaj ngjarjeje, dr. Skender Asani, drejtor  i Institutit te Trashegimise Shpirterore e Kulturore te Shqiptareve, duke shtuar se per here te pare ne bote po hapet departament i vecante qe do te hulumtoje jeten dhe vepren e Anjeze Ganxhe Bojaxhiut, Nene Terezes. Konkretisht tash e tutje do te behet studimi dhe hulumtimi i rinise, i perkatesise fetare dhe familjare, si dhe impakti ne bote, i kesaj figure kolosale  qe do te behet me nje perkushtim te madh shkencor nga departamenti i vecante i ketij instituti, qe si pike referimi ka vlerat e civilizimit perendimor  dhe bashkejetesen me kulturat dhe traditat tjera.

‘’Departamenti qe po e promovojme sot, ka si pikesynim zberthimin e komleksitetit te kesaj figure, duke i ofruar mbare shoqerise modelin me te mire te trajtimit te gjithe atyre qe jane ne anen e drejt te kauzave humane globale dhe ndjehem krenar qe i takoj nje gjenerate qe po zhvillohet me mesimet dhe porosite e Nene Terezes’’, tha Asani, duke theksuar se rruga qe lidh Ganxhe Bojaxhiun me Nene Terezen kalon neper kalldremet e Shkupit, por edhe neper kvartet plot vuajtje te Kalkutes, kurse e perbashketa e kesaj rruge eshte dimensioni hyjnor i nje perkushtimi qe vlera e njeriut e tejkalon dimensionin e perkatesise kombetare e fetare. Nene Tereza ishte shqiptare, por modeli i kauzave shpirterore qe ajo perhapi ne bote na mesoi te tejkalojme muret e egove tona nacionale, fetare e racore.

Nderkaq, monsinjor Lush Gjergji, njeri nga biografet me te njohur te Nenes Tereze vleresoi larte iniciativen e kesaj nisme.’’Per mendimin tim, themelimi i ketij departamenti eshte nje veper shume e rendesishme, jo vetem per ne shqiptaret, por per gjithe Maqedonine e Veriut sepse figurat si Nene Tereza i japin njeriut dhe njerezimit dimensione te reja te vlerave dhe virtyteve pa te cilat jeta nuk ka kurrfare kuptimi e as domethenie’’ tha Lush Gjergji, qe sipas tij, bota shqiptare gjithmone ka enderruar  qe jeta shoqerore te institucionalizohet dhe fatebardhesisht kjo enderr dite per dite po behet realitet.

Ndersa, veprimtari shkupjan, Anton Sereqi me kete rast ka perkujtuar ideatorin e ketij instituti, te ndjerin Arber Xhaferi, qe kishte thene se, te gjitha punet duhet ti kryejme permes institucioneve. ‘’Sot te gjithe po ndjehemi krenar qe tash e tutje per Nenen Tereze mund te flasim ne menyren institucionale, ka vleresuar Sereqi.

Kete ngjarje e pershendeten edhe foles te tjere, ndersa ambasadori i Kosoves ne Maqedonine e Veriut, Gjergj Dedaj, ka shpreh gezimin e tij per kete nisme.’’ Ju pergezoj qe cmoni rolin, misionin, dashurine dhe paqen e Nene Terezes sepse edhe per neve gjate luftes se fundit ne Kosove, ishte figura e Nene Terezes, e cila na inkurajonte qe te perballemi me ato momente te veshtira per popullin tone.