Në përkujtim të jetëve që u flijuan në emër të flamurit

ndue_bacaj1

Nga Ndue BACAJ

Në fjalorët enciklopedikë të popujve për stinën e bukur të pranverës, gjenden me shumicë tog-fjalët “magjike”: Pranvera e Lirisë, Pranvera e Ringjalljes, Pranvera e Shpresës, Pranvera e Dashurisë, Pranvera e Luleve dhe Bukurisë etj. Ndërsa në fjalorin tonë kombëtar ekziston prej kohësh i “strukur” tog-fjalëshi domethënës Pranvera e Flamurit. E këtë e kemi të trashëguar nga Pranvera e vitit 1911, kur së bashku me këtë stinë shqiptarët e Malësisë Madhe “sollën” edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar, që ishte “mbuluar” prej çallmës otomane e lëngonte që prej kohes së ndritur të Gjergj Kastriotit. E për të arritur tek kjo Pranverë e Flamurit u deshtë të kalonin qindra pranvera, të përballoheshin qindra acare e rrebeshe të dimrave pafund që solli e kultivoi pushtuesi Aziatik. E natyrisht përballimi i këtij pushtuesi kishte një kosto mjaft të lartë, pasi trevat e lashta iliro-Arbenore-Shqiptare, e veçanërisht ato të Malesisë Madhe “Etnike” u tejngopën me lumenj gjaku, por edhe me jetë të njoma që këputeshin si filizat e pranverës nga acaret e befasishëm, dhe në vend që të mbinte një bimë e re që paralajmëronte ringjalljen e jetës, “mbinte” një “gungë” e re në trupin e brishtë të kësaj toke, e që kishte emrin e “tmerrshëm” varrë… Por që gjithsesi edhe këto varre nuk qëndruan të heshtura, por herë pas here oshtinin e jehonin (me sa duket shpirti i tyre që nuk prehej në paqë nën këmbën turke), e kjo jehonë nuk linte kurrë në qetësinë mashtruese as banorët e këtyre trevave, ku si të parët e tyre me pushkë në dorë lindën e po me pushkë në dorë jetuan e vdiqën, duke kërkuar lirinë e pavarësinë e trashëguar me amanet. E ky amanet qe u mbajt në gji per 432 vite u çua në vend me 06 prill 1911duke ngritur në Deçiq (Bratilë) flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbe . Kryengritja antitotomane e Malesisë së Madhe ka si datë fillimi 24 marsin (1911) dhe si datë “pushimi” 04 gushtin (1911), ditë kur u vu në zbatim marrveshja e armepushimit të dates 02 gusht. Në ketë luftë heroike Malësia e Madhe humbi qindra djem e burra trima të cilet e bënë vdekjen si me le, per liri, flamur dhe atdhe .Keta deshmor të Malesisë e Shqiperisë, edhe pse shumë prej tyre nuk u dihen as varret e as emrat, janë guret e themelit të Shqiperisë së sotme të ndarë, por edhe të asaj të neserme të bashkuar, per të cilen u flijuan. Në nderim e perkujtim të ketyre deshmoreve të kryengritjes antiotomane të vitit 1911 ne po publikojmë ata emra që kemi mundur të gjejmë deri sot, që nuk janë kurrsei të plotë …

3140423_origSë pari shtatë deshmoret KOJAS që u bënë theror diten e shnjtë të Flamurit në Deçiq me 6 prillit 1911 :
1.Dokë Preç Kercaj
2.Tomë Uc Ivanaj
3. Marash Lucë Gjokaj
4.Cak Uc Ivanaj
5.Gjeto Tomë Kolçaj
6. Kolë Dokë Marashaj
7. Gjeto Gjekë Ivanaj..

Të rënë në fushën e betejës gjatë vitit 1911 nga HOTI (në të dy anet e kufirit politik).
1. Nikë Gjelosh Luli
2. Zef Lan Ula
3. Gjon Tomë Hasi
4. Dedë Gjoni
5. Dodë Mirash Gjeli
6. Gjeto Gjon Ujka
7. Preloc Marka Gjeka
8.. Prekë Gjekë Breli
9.Prelot Gjelosh Preli
10.Nikë Pllumb Miri
11.Ujkë Gjelosh Leka
12. Zef Vuksan Leka
13.Tomë Lekë Ula
14.Prelë Prekë Leka
15. Fran Zef Pllumbi
16.Gjon Lulash Zeka
17.Zef Lulash Zeka
18.Pjetër Zef Preli
19.Tomë Hasan Marashi
20.Gjon Marash Loshi
21.Lucë Gjergji
22.Kolë Marash Vata
23.Nikë Hakë Shabi
24. Gjon Ujkë Çeku
25.Lekë Marash Peci
26.Gjokë Kolë Preli
27.Kolë Prelë Ucaj
28.Gjekë Prelë Coku
29.Zef Marka Gjeka
30.Zef Peri
31.Nikash Zefi
32. Gjeto Vuja
33.Mark Ujkë Gjeka
34.Lekë Dedë Vuja
35.Gjeto Mark Ujka
36. Fran Gjeto Marujka
37. Gjokë Deda
38. Keqa Prela
39.Gjon Deku
40.Lekë Ula
41.Mila Preka
42. Zekë Pllumbi
43.Hasë Ujka
44.Nikë Pllumbi- Miri
45.Ujkë Gjekë Daci
46.Ker Ujka
47.Uc Smajli
48.Mirash Martini
49.Lulash Smajli
50. Prelë Elezi
51.Pjetër Leka
52.Kolë Nika
53.Zef Peri
54.Nikë Pllumbi
55.Pjetër Nika
56.Keqa Prelë Dushi
57.Dokë Gjoni
58.Prelë Marashi
59.Gjon Ujka
60.Pjetër Gjeka
62.Kolë Preli
62.Zef Toma
63.Çun Çeti
64. Zef Vuksani
65.Gjeto Martin Ula
66.Marash Marku
67.Keqa Prelë Nika
68. Ujkë Gjeloshi
69.Frano Zeka
70. Zef Luli
71.Pjetër Uci
72.Nikollë Mirashi
73.Lekë Mirashi
74. Dedë Marashi
75. Mark Ujka
76.Prelë Preka
77.Preloc Marku
78.Tomë Hasani
79.Prekë Gjeka
81.Gjokë Kolë Preli
81.Gjon Gjekë Daka
82. Nikë Haka
83. Zef Gjoka
84.Fran Gjetja
85.Gjon Pllumbi
86.Gjeto Gjoni
87.Dedë Gjon Ujka
88.Gjergj Keri
89.Pjetër Vogli
90.Kolë Toma
91.Nikë Zekë Doku
93. Gjon Tomë Keri
93.Gjeto Marku
94.Lekë Dedi
95. Nikollë Gjoka
96.Pjeter Nikë Daku
97.Gjon Pllumb Maçi
98.Gjekë Kolë Marashi
99.Nikë Gjekë Luli
100.Zef Marash Dashi
101.Lucë Marash Shabi
102.Tomë Gjelosh Mikaj
103. Marash Gjelosh Mikaj
104.Gjergj Dedë Gjon Luli (në fakt ra deshmor në vitin 1912, ndonse shpesh shenohet si deshmor i 1911).

Deshmor nga GRUDA:
1. Mirash Luli
2. Tomë Hasi
3. Hasë Mirashi
4. Sokol Dashi
5. Zef Kurti
6. Martin Ujka
7. Sokë Preka
8. Mirash Hasi
9. Lekë Pjetri
10. Lucë Prela
11.Tomë Leka
12. Zef Leka
13. Zef Pjetri
14. Tomë Preka
15. Lucë Kaçeli
16. Zef Çuni
17. Nikë Bardhi
18. Kolë Prela
19. Preloc Preka
20. Maça Keqi
21.Ujkë Smaku
22. Uc Pretashi
23.Tomë Luli
24.Prekë Gjon Martini
25.Lucë Gjoni
26.Lucë Marku
27. Zef Preka
28.Tomë Preka
29.Keqa Marku
30. Prelë Smajli
31.Prekë Ujkë Luli
32.Prekë Ujka
33.Marash Marku
34.Zekë Luli
35.Gjelosh Leka
36.Prekë Luca
37. Prelë Ujk Luca
38.Preç Zefi
39.Ujkë Prela
40.Gjelosh Gjoka
41.Ujkë Zefi
42.Preç Miculi
43.Prelë Ujkë Gjoka
44.Lekë Pjeter Gjoka

Dëshmorë nga katundi i Kastratit
1. Prelë Gjelosh Jugomiri
2. Voc Keq Qarraj
3. Nikollë Voc Keqi
4. Gjon Mirash Pretashi
5. Marash Ujkë Bratoshi
6. Myrto Selim Curraj
7. Buç Hajdar Curraj
8. Selim Hajdar Curraj
9. Shpend Hajdar Curraj
10.Sadri Buç Curraj
11.Hanë Myrto Curraj
12.Tahir Zekë Curraj
13.Marash Vatë Lumaj
14.Nishë Ulë Lumaj
15.Lucë Gjelosh Marinaj
16.Mark Gjelosh Marinaj
17.Nikotë Martini
18.Ujkë Smajli
19.Marash Prekë Noka
20.Mark Gjon Ujka
21.Lucë Marku
22.Mark Luca
23.Kolë Gjon Leci
24.Pjeter Zef Mujaj
25.Kaçel Preç Broqaj
26.Preç Gjetja- Vuçetaj
27.Mark Gjoni- Vuçetaj
28.Dedë Lulashi- Vuçetaj
29.Nokë Gjoni
30.Gjelosh Marashi
31.Hajdar Mustafa
32.Sadri Buçi
33.Jak Dashi
34.Dush Lulashi
35.Lucë Marku
36. Mrak Gjon Ujka
37.Zef Marash Dashi
38.Nikë Toma
39.Gjon Noka
40.Gjeto Leka
41.Gjelosh Marashi
42.Nikë Preçi
43.Mark Kol Çera
44.Marash Ujka
45.Lac Marashi
46.Zef Nika
47.Nikollë Ivani
48.Gjon Nika
49.Nikë Gjeloshi
50.Prekë Marsh Lumaj
51.Prelë Kola
52.Gjon Nikë Çakaj
53.Nikë Gjelosh Narkaj
54. Fatime Selimi Hajdar (Curraj) – dy vjeçe, , vra nga ushtaret turq ne shtepi bashkë me të atin..

Dëshmorë nga SHKRELI
1. Lac Mirash Ivanaj
2. Martin Gjekë Pllumbi
3. Dodë Lar Vukaj
4. Gjergj Kolë Gjoni
5. Katrinë Gjon Vukaj
6. Pjetër Ndokë Dushaj
7. Gjon Stakë Deda
8. Lucë Nikë Martinaj
9. Gjon Ujkë Shkreli
10.Gjekë Marash Gjeka
11.Tomë Nikë Prela
12.Zef Tomë Nika
13.Tomë Celi
14.Ndrekë Çun Marku
15.Lekë Stakë Preknicaj
16.Lulec Ujkë Vukeli
17.Gjokë Marku
18.Martin Marku
19.Marash Mirashi
20.Kolë Toma
21.Tomë Gjeloshi
22.Zef Marku
23.Maç Keqi
24.Rrustem Hasani
25.Gjekë Deda
26.Gjon Nika
27.Prelë Preka
28. Gjon Noka
29.Pjeter Kolë Rushaj
30.Prelë Prekë Pacaj

Deshmorë nga KELMENDI
1.Prekë Mark Rudi
2.Nikë Marash Ujka
3.Mirash Shyta- Bujaj
4.Gjekë Prekë Tinaj
5.Zef Prekë Tinaj
6.Voc Gjoni
7.Pjeter Gjon Rapuka
8.Kolec Luku
9.Gjon Marash Keku
10.Daca Nikë Bogëjani
11.Kolë Toma
12.Kolë Lekë Bori (në fakt ra deshmor me 1912 në Breg të Mates, kunder Turkut, ndonse shenohet si deshmor i 1911)

Deshmorë nga TRIESHI
1.Dedë Preli
2.Lucë Prela
3.Gjelë Çaku
4.Vatë Martini
5.Nikë Baca Smajli
6.Çela Baci
7.Lucë Gjon Mati
8.Lucë Ujkë Gila

Megjithë keto çfar kemi shkruar ne jemi të bindur se kjo “Listë” me emra deshmoresh nuk është e plotë, por ne kaq kemi pasur mundesi të sigurojmë nga “kerkimet” tona Jemi të bindur se mungojnë shumë emra deshmoresh, per “aresye” se shenimet e asaj kohe nuk janë të plota nga ata që janë munduar të shkruajnë gjatë kryengritjes dhe pas saj, pasi edhe mundesia e mbajtjes mend të emrave të të gjithë atyre që vdisni si me le duke luftuar kunder pushtuesit turko-osman ishte e “vogel”.. Ishte e “vogel” pasi krismat e armëve dhe tymi i barotit që nuk pushonin asnjë çast ju a kufizonin “degjimin dhe shikimin”, por edhe pse një pjesë ketyre deshmorëve nuk kanë lenë trashigmitar, per tu “ruajtur” emrin dhe varrin e tyre gjatë rrokopujave të mbi një shekulli më pas..Patrioti dhe veprimntarin Risto Siliqi ka marrë pjesë direkt me pushkë e pendë në kryengritjen antiotomane të Malesisë Madhe. Ai ka mbajtur shenime e ka shkruar në formen e një ditari per shumë beteja luftarake, per trimerinë e malësorve dhe deshmoret e ketyre betejave.”Shenimet” e Risto Siliqit janë botuar në librin “PASQYRA” e Ditëve të Pargjakshme në të Pestin Shekull të Shqipnisë të Robënume, në vitin 1912 në Trieste Itali . Në ketë liber gjenë mjaftë kronika betejash dhe “numer” deshmoresh, por emra konkret të deshmorëve gjinden fare pakë .Per “ilustrim” të atyre çfar shkrova më siper po çfletoj disa faqe të ketij libri: Në faqen 96 shkruhet se në betejen e 22 prillit (afer Shipshanikut) u zhvilluan 16 sahat luftë në mes kryengritësve dhe ushtrisë turke. Ushtria turke la të vdekum permbi 100 nizam, ndersa prej shqiptarëve ranë deshmor shtatë sokola prej Grudet e dymbedhjetë prej Hotit.Si dhe u varruen (plagosen) gjashtëmbëdhjetë, ku mbeti tuj luftue si luani I flakti trim i Traboinit Nikë Gjekë Luli, si dhe u moren 44 mazerre dhe sa fishekë. (Siç shihet nga 19 të rënë në ketë betejë jepet vetem emri i një trimi që ra deshmor. Po në ketë faqe të ketij libri shkruhet per një betej tjeter, (por pa datë), per të dëbuar nga Deçiqi ushtrinë e turkut .Kryengritesit ishin 590 trima prej Hotit , Grudes, Kastratit, Shales dhe disa vullnetar shqiptar prej Kuçit e Trieshit të cilet e mësynë ushtrinë e turkut me të rrebtë e guxim sikur të ishin luana malit . Prej tymit nisi reja të lidhet, duhija e topave dridhte token nënkamë e plumet e nxehta si breshen pikojshin.Lufta e pergjakshme ngjati (zgjati) dymbëdhjetë sahat dhe u daravitë në të errur të nates kur ushtrija e turkuk iku kah Tuzi, tuj lanë në shesh të luftes 300 të vramë e varruem. Prej shqiptarëve ranë deshmorë 16 djelmoça e 28 u varruen dhe u moren 200 mauzerre. Ndersa në faqen 97 të librit shkruhet per një betejë luftarake në Vukpalaj, ku lufta kunder turkut zgjati 11 sahat . Ushtria turke la 100 vetë të dekun e të varruem., ndersa shqiptaret nuk paten të dekun veç 5 burra të varruem, njeri prej të cileve ishte Pjeter Gjoka.. Në faqen 100 shkruhet per një betej të dates 04 maj kur një çete prej 10 vetash me në krye trimin e Grudes Kolë Zefin u mesynë pabesisht nga ushtria turke, dhe trimat e Hotit, Grudes, Shkrelit, Kastratit dhe disa Shaljanëve u erdhen në ndihmë kunder ushtrisë turkut, duke luftuar nga Dinosha në Deçiq .Në ketë luftë ranë disa deshmorë shqiptar që e shperblyen vehten 20 herë. Në kete luftë i moren turkut 27 çadra, i prishen bajrakun (flamurin turk), i moren edhe 32 arka me fishekë, 57 mauzerre dhe disa burija..Perseri në faqen 108 shkruhet per një betej që zhvilluan kunder turkut trimat kastratas, ku shenohet se u vranë 5 djelmoça shqiptar dhe u varruan 8 të tjer, në mes të cilëve u varrua (plagosë)edhe i flakti fatos i Kastratit Nikolla i Mirash Luces, dhe më poshtë shkruhet se vlenë per tu permendun trimeria e dy djelmoçave të Kastratit-Dush Lulashit dhe Lucë Markut të cilet tuj pre krena nizamesh ranë deshmorë tuj mbrojtë të drejtat e atmes vet..Faqja 110: Me 24maj prej Rapshes Siperme, malit Brojes e prej Qafë-Kapes u çfaq luftimi . Per pesë sahat derdhet gjaku . Mbeten 70 ushtarë të turkut, ndersa prej shqiptarëve mbeten 11 deshmorë dhe u varruan 9 të tjer…E keshtu vazhdon ky liber, por edhe libra e dokumente të tjera të tashiguara nga ajo kohë. Gjithsesi deshmoret e kesaj kryengritje (me emra apo pa emra në ketë “shkrim”) ju qoftë i lehtë në perjetsi dheu i kesaj toke për të cilen u flijuan dhe u “treten” në gjirin e saj fizikisht, por që i dhuruan kesaj toke Iliro-Arbenore-Shqiptare nderë, krenari e lavdi sa të kenë kembë shqiptari mbi dhè…