Në arkivat e Vatikanit zbulohet relacioni i Stefano Gasparit i vitit 1671

Studiuesi Mark Palnikaj, ka zbuluar në Vatikan relacioni e Stefano Gasparit, që konsiderohet si më i rëndësishmi për historinë e Shqipërisë në shekullin XVII (krahas relacionit të Marin Bicit të vitit 1610).

I shkruar në 125 faqe format i madh, ky shkrim i tejkalon kufijtë e një relacioni informativ dhe ka rëndësinë e një studimi të plotë për zonat që ai i studioi dhe i shkeli me këmbë për dymbëdhjetë muaj pa ndërprerje më 1671.

Rëndësia e këtij relacioni qëndron në faktin se popullsia e Shqipërisë së veriut e përfshirë në territoret e shtatë dioqezave, në shumicën dërmuese i kishte mbijetuar asimilimit fetar dhe nuk e kishte pranuar të bëhej renegat i fesë katolike në pjesën më të madhe të tij.