NDRYSHIMET NE KODIN PENAL/ “Shitblerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg”

ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka paraprirë sot votimit në Kuvend, duke mbledhur  grupin parlamentar të PD-së, ku bëri një përmbledhje të rezultateve të marrëveshjes politike të 18 majit, thuhet në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit e PD-së.

Në fjalën e tij, kryetari u PD-së Basha u ndal në pikat kryesore që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lirë.

Duke folur për ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, në Ligjin e Medias dhe në Ligjin e Financimit të Partive, Basha u ndal në pikat kryesore që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lirë.

“Shitblerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetme burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.Do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit.Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë vepër penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim. Përdorimi i të mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri ne 4 vjet”,  është shprehur Basha.

Në vijim, ai ka theksuar se, “ashpërsim të dënimeve për veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime. Gjithashtu, do të forcohen rregullat për të mbikqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimeve të paligjshme.Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje, bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presinet dhe shitblerja e votës dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore”.

“Këto ndryshime, së bashku me ministrat teknikë, kreun e ri të KQZ dhe Avokatin e Popullit, rezultat i marrëveshjes politike të 18 majit, do të miratohen sot në seancën e pasdites në Kuvend” është shprehur Basha. sipas njoftimit të  zyrës së shtypit të PD-së.