Moza Boletini: Ku qëndron morali i “Vatrës”

Nga Moza Boletini

Në shtypin shqiptar po qarkullojnë disa materiale publicistikë “Dokumenti ku prokurori komunist Petraq Mishto, babai i kryetrait të sotëm të Vatrës kërkon një dënim me vdekje” që ka për autor shkrimtarin, përkthyesin dhe ish të përndjekurin politikë Agron Tufa dhe “Vatranë shifeni mirë…” me autor shkrimtarin e njohur Ramiz Gjini.

Çdo kush që njeh sadop pak historikun e “Vatrës” çuditet dhe thotë me të drejtë çfarë po ndodh në “Vatrën” e Nolit e Konicës. Dhe vërtetë është për të ardhur keq kur shikon se nga kush drejtohet “Vatra” sot.

Po ti analizosh me rradhë liderët e saj të famshëm, që nga kryetari aktual Dritan Mishto që tashmë njihet biografia e tij, dhe siç thotë edhe Ramiz Gjini: “Meqë ai i njeh krimet e të atit e drejton “Vatrën” i bie të distancohet nga dëmet që i ka sjellë i ati njerëzimit shqiptarë”.

Nënkryetar i “Vatrës” është ish ushtaraku i lartë i ushtrisë së kuqe të enver hoxhës, gjeneral Asllan Bushati. Edhe ky besnik i thekur i partisë së diktatorit hoxha, por që e ktheu pllakën në demokraci

Kryeredaktor i gazetës “Dielli” u vu si u vu, një farë dalip greca, ish kryeredaktor i gazetës “Shkëndija” organ i partisë së punës në Lushnjë deri në ditën që ra diktatura komuniste. Edhe ky shërbëtor i flaktë i vijës marksiste leniniste.

Për sekretare të Vatrës kanë Nazo Veliun, e dashura e Veis Belliut, i cili ditën fle me gruan e tij të ligjshme e natën fle me gruan e tij të paligshme, matanë parkut në Bronx Nazo Veliu. Sigurisht seicili ka zgjedhjet e tij në jetë, por edhe serioziteti në detyrë ka vlerat e veta. Pra ku qëndron morali i “Vatrës” tek brezat e rinj në këtë rast….dhe sepse duhej të dekorohej Nazo Veliu nuk e kuptoj!!! Eshtë çame në origjinën e saj, shumë mirë të gjithë kanë një origjinë, por kurrë s’kemi parë e lexuar nga ajo një prononcim apo një protestë kundër genocidit çam.

Përsa i përket ish të burgosurve politikë dhe të internuarve politikë, as që bëhet fjalë që të jenë në Krye të “Vatrës”, apo në drejtimin e gazetës “Dielli” ku shoku dalip greca e ka kthyer në fletushkë anonimesh për interesat e tij personale, miqve të tij të ngushtë, e godet në emër të saj të persekutuarit politikë.