MOSKË – Sisteme të reja armësh kundërajrore ruse dislokohen në Arktik

Rusia njoftoi sot se ka dislokuar sisteme mbrojtëse kundërajrore të teknologjisë së fundit S-400 në arkipelagun e Nouvelle-Zemble në Arktik, një rajon strategjik ku, vitet e fundit, Moska po e forcon praninë e saj në të gjitha fushat.

Sistemet S-400 janë vendosur në këtë arkipelag, që ndodhet midis deteve Baren dhe Kara, për të zëvendësuar sistemet më të vjetra S-300, u njoftua nga Flota e Veriut.

“Kalimi në sistemin S-400 rrit ndjeshëm zonën e kontrollit të ushtrisë ruse përsa i përket hapësirës ajrore në Arktik”, theksoi Flota e Veriut.

Arktiku, përveç rezervave të tij të mëdha me hidrokarbure, po tërheq interesin e Rusisë për shkak të Korridorit Verilindor, që ajo shpreson ta shfrytëzojë në të ardhmen si një autostradë tregtare që lidh Evropën me Azinë. Kjo rrugë detare, bërë e kalueshme për shkak të ngrohjes globale dhe shkrirjes së akullit, po luan një rol në rritje në tregtinë ndërkombëtare.

ata