Monika Kryemadhi: LSI e hapur për Front kombëtar opozitar kundër qeverisë së Edi Ramës

Duke folur në “ABC News” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se duke nisur nga shtatori nuk e përjashton mundësinë për një koalicion të gjerë, pa ngjyra politike, duke i lënë kështu të hapur derën Lulzim Bashës. “Opozita është çështje morali, jo çështje numrash. Ne si LSI jemi pozicionuar në një pozicion frontal pasi Edi Rama ka krijuar një sistem që i vendos çmim çdo gjëje, por shpirtit të një populli s’mund ti vendosësh çmim. LSI është e hapur për një front nacional kombëtar, pa bindje politike”,- tha ajo. Duke analizuar humbjen e Lulzim Bashës, Kryemadhi i kujtoi atij një gabim. “Historia e marrëveshjeve jo transparente duhet të marrë fund. Mendoj që e dëmtoi marrëveshja e 17 majtit, ndonëse kam qenë partizane që të hynin në zgjedhje”,- shtoi ajo.

Deklaratat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se është e hapur që të bashkëpunojë me kreun e PD-së, Lulzim Basha në opozitë. E pyetur në intervistën që ajo mbrëmjen e djeshme në “ABC News”, se si i duket Partia Demokratike në këtë moment, ku Basha ka një grup parlamentar me shumë pak emra të vjetër në politikë, Kryemadhi është shprehur se nuk i takon asaj që të analizojë këtë forcë politike, pasi është një debat i brendshëm dhe që uron që të kalojë shpejt. “Unë di të them se pozita duhet të jetë e bashkuar, pavarësisht axhendës personale të secilës parti. Opozita është çështje morali, jo çështje numrash. Ne si LSI jemi pozicionuar në një pozicion frontal pasi Edi Rama ka krijuar një sistem që i vendos çmim çdo gjëje, por shpirtit të një populli s’mund ti vendosësh çmim. LSI është e hapur për një front nacional kombëtar, pa bindje politike”,  ka shtuar ajo. Ndërsa e pyetur nëse i jep besim Basha, kryetarja e LSI-së ka thënë: “Unë fillimisht besoj te vetja ime, te rinia shqiptare pasi ata kanë ëndrra dhe duan t’i bëjnë realitet. Nuk besoj as te historitë por te vlerat e njeriut”- u shpreh Kryemadhi.

Pakti Rama-Basha

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e 17 majit mes PS-PD, Kryemadhi tha se ajo aleancë bëri që Partia Demokratike të ketë shumë më pak vota në zgjedhjet e 25 qershorit dhe që bëri që i gjithë spektri politik të jetë i paqartë në atë që po bëhet. “PD-në e dëmtoi marrëveshja e 17 majit, edhe pse unë thosha që Partia Demokratike të ishte në zgjedhje, por jo në këtë formë”, shtoi ajo. Duke komentuar organizimin e çadrës dhe më pas marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës, Kryemadhi vijoi duke thënë se gabimet nëse përsëriten atëherë kemi të bëjmë me faj, dhe jo më gabim. “Unë them që njerëzit mësojnë prej gabimeve, por nëse i ripërsërisin atëherë është faj, jo gabim”- u shpreh Monika Kryemadhi.

Opozitarizmi

Monika Kryemadhi, e cila është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shprehur sedo të bënte koalicion nëse marrëveshja do të ishte transparente për publikun. E ftuar në studion e lajmeve të “ABC Neës”, Kryemadhi ka deklaruar se do të bënte me këdo një koalicion nëse do të ishte i gjithi transparent për publikun. “E para jam partizane që partitë politike nuk duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, por ashtu siç bëmë ne në vitin 2013. Më pas besoj se duhet të jetë marrëveshje transparente për publikun, që të jemi të hapur dhe të ndershëm. Politika duhet të ketë baza morale, dashuri për vendin dhe popullin tënd, pasi me të do të ndërtosh vendin”, ka shtuar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Raporti me Ramën

E pyetur nëse ka besim te kryeministri Edi Ramas, Kryemadhi deklaroi se nuk kishte aspak besim tek kryesocialisti. “Nuk ka besim te Rama. Nuk besoj te ai pas është lloji i njeriut që i përdor njerëzit si sekser dhe më pas në një ditë të bukur u thotë që të dorëhiqen. Ai nuk e ndërton marrëdhënien në bazë transparente. Nuk e kam besuar, nuk e besoj dhe nuk do ta besoj”- deklaroi Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së komentoi edhe dëgjesat që bën kryeministri Edi Rama me qytetarët në të gjithë vendin. Sipas saj, e gjithë kjo është vetëm një propagandë. “Më duket se një nga portalet e zbuloi që nuk ishin live, por me regjistrim. Për mua s’janë më dëgjesa, një skenar i ndërtuar për të bërë gjyqet e popullit nga individë…si lajme vere që duan të heqin vëmendjen nga farsa e zgjedhjeve të 25 qershorit, se edhe mediat edhe njerëzit merren me politikanët e korruptuar, jo me atë që ka ndodhur. Një lloj propagande, makina e propagandës e PS ka ecur gjithmonë mirë për të bërë marketing lajmesh”, ka shtuar Kryemadhi.

Zonja e Parë

Monika Kryemadhi kryetarja e LSI, ka treguar për herë të parë pasi Presidenti Ilir Meta u betua në Parlament se çfarë bisedoi kur e uroi në Presidencë dhe nëse do të jetojnë në “Pallatin e Brigadave”. “Unë nuk e marr vendimin për këtë gjë por kam përshtypjen se Iliri nuk do të vendosë të shkojmë atje, sepse kemi shumë arsye. Na duhet më shumë hapësirë, presim njerez shumë në shtëpi kemi hyrje dalje. Edhe Era është në shkollë…”, tha Kryemadhi. Çfarë i thatë Metës kur e takuat në Presidencë? “Unë urime i thashë dhe nuk me tha faleminderit”.