Mithat Havari: Reagim ndaj vettingut qe do kryhet ne policin e shtetit Shqiptar !

Per dijeni kryeministrit te vendit , ministrit te brendshem , dr.te pergj te policis se shtetit, ambasadoret e SHBA , EU dhe te gjith ambasadoret e vendeve perendimore qe jane te akredituar ne RSH.

Vettingu ne policin e shtetit ose ne ministrin e brendeshme te perfshij te gjith ish oficeret e sigurimit te shtetit , te ish diktatures komuniste .

Nga 1992 e sot ata kane dhene zero kontribut ne vendosjen e rendit publik ne Shqiperi .
Po, kane dhene vetem nje kontribut brenda radheve te policis me anti vlera si ,Intriga , hipokrizi , shpifje ndaj njerezve te ndershem , dizinformacione , madje ky eshte profesioni baze i tyre .

Duhet ti kujtoj komisionit te vettingut se ish oficeret e sigurimit te shtetit plotesuan dosjet famkeqe ne arrestimin e me pas denimin e mijra shqiptareve me prova fallco te pergatitur nga kjo shpure e negative vegel e ish rregjimit diktatorial nga me te egrit ne vendet e lindjes .

Qeverrit e majta ne veçanti , por dhe te djathta ne fakt te djathta u thençin , kete kategori e promovuan ne drejtim te strukturave te policis Shqiptare ne qarqe apo brenda zyrave te ketyre strukturave nga qendra ne baze dhe rezultatet ishin te nivelit me te ulet .

Truri i sigurimsave punonte dhe punon vetem per ligesira , njeri prej simboleve te tyre psh ne qeverrin e majte 1997 2005 duke e ndjere diskretitimin ne syte e autoritetit te ministris se brendeshme si dhe te drejtoris se pergjitheshme te policis se shtetit , per pa aftesi totale te tij , inskenoi nje veprim ordiner viktimizimi , duke vendosur nje sasi tritoli ne makinen e tij , se gjoja ja kishte vendosur bota e krimit , se ky fare “trimoshi” ishte bere rrezik per ta .

Por doli zbuluar dhe u diskretitua boterisht , megjithate gjemb ne kembe si hyri vazhdon ende , biles jep dhe leksione per demokracin apo per sigurin publike.

Si ky dhe shume te tjere kane goditur me intrigat e tyre zyrtare te afte ne policin e shtetit , vetem se keta vinin nga shtresa e te perndjekurve politike qe per ta ngeleshin armiq te perjetshem te tyre , pse jo dhe brenda llojit vetem se shihnin rrezik nga ndershmeria e tyre .

Kane kaluar 25 vjet demokraci , une i lutem njerit prej ish ministrave te brendshem te majte apo i djathte , njerit prej ish drejtoreve te pergjithshem te policis se shtetit te emeruar nga qeverrit e majta apo te djathta , te gjej nje oficer sigurimi qe ka dale ne evidence per pune te sukseseshme ne vendosjen e rendit e qetesis publike , nga roli baze deri ne strukturat e larta ku ata kane mundur te depertojne e te merrnin detyra nepermjet kulisave si element ne formimin e tyre.

I drejtohem kryeministrit Edi Rama , ministrit te brendshem Fatmir Xhafaj , drejtorit te pergjithshem Ardi Veliu , ambasadoreve te vendeve partnere si ajo e USA dhe EU qe jane akredituar ne vendin tone , te marrin ne konsiderat shqetesimin tim te ligjshem , duke qene se i kam provuar ne kurriz krimet e kesaj kategorie me te kaluar te zeze , ti largojne urgjentisht nga strukturat e policis , qofte duke i kthyer tek shtepia e tyre e vjeter nga ish sigurimi sot ( SHIK) se per ate detyre jane profilizuar , ose ti nxjerrin ne reforme dhe tu japim qofte dhe rrogat te plota , mjafton te largohen perfundimisht nga strukturat shteterore dhe jo vetem nga policia .

Eshte turp i madh qe pas 27 vitesh demokraci , vendi me i shtypur nga diktatura komuniste , vendi qe pati me shume ish te burgosur politik ne te gjith ish vendet komuniste , te mbaje ende ne strukturat shteterore ish oficere te sigurimit te shtetit komunist , ata qe terrorrizuan , viktimizuan mijra te burgosur politik te pa fajshem .

Ne te gjitha vendet post komuniste ish oficeret e sigurmit te shtetit jane larguar nga administra shteterore , duke mos iu afruar as detyren e mesuesit , vetem ne Shqiperi ata vazhdojne te militojne , kjo per shkak te politikes Shqiptare te kompromentuar me te shkuaren komuniste pa dallim kahesh kuptohet .

Ngelem ne shprese se shqetesimi im legjitim do te merret ne konsiderate nga autoritetet shteterore dhe jo vetem, sa siper permenda .

Mit’hat Havari ish zyrtar i policis se shtetit !.

Marrë nga profili i tij në Facebook