Mira Kazhani, në emisionin “Provokacia” të Mustafa Nanos: Shoqëria jonë po jeton epokën e gënjeshtrës, e shohim lirinë si status kundër tjetrit

Në një intervistë për ABC news Mira Kazhani, në emisionin “Provokacia” të Mustafa Nanos, kryeredaktoria e Tirana Post ka folur lidhur me situatën e gazetarisë në Shqipëri. Kazhani deklaroi se gazetaria duhet të bëhet mbi bazën e argumenteve dhe fakteve.

Nga ana tjeter Kazhani ka provokuar Muçin duke i thene se 20 minuta jane shume per te folur, pasi shumica s’kane kapacitet per nje gje te tille. Nano i tha Kazhanit “pra do flasesh 5 minuta?”. Por Kazhani ka hedhe edhe nje batute provokuese, duke “provokuar”  drejtuesin e emisionit.

Gazetarja me nje batute te momentit i tha Nanos se eshte malesore dhe qendron aq minuta sa jep fjalen.

“Kushdo që do të merret me mua do ti përgjigjem në të njëjtën mënyrë, nëse është kritikë me kritikë do reagoj. E pyetur nga opinion me titullin “25 rreshta” Kazhani shpjegon situatën problematike që është pjesë e shoqërisë shqiptare, aq më tepër kur bëhet fjalë për gazetarinë, e cila sipas saj ka shumë probleme për sa i përket lajmeve dhe kopjimit.

Nuk jap mend as shes moral, por mendoj se shoqëria jonë po jeton epokën e gënjeshtrës. e shohim lirinë si status kundër tjetrit, e shohim si sharje, si akuze, nuk e shohim si liri për të shpëtuar nga mizerja jetës tonë. Ka shumë martesa të gënjeshterta, por jetojnë mirë ata, kur shumë mirë ke lirinë të bësh zgjehdjet qe do. ka politikanë që jane aty jo se e duan politikën por duan të ruajnë milionat, ka gazetarë që duan vetëm një rrogë dhe si emocionon lajmi, apo pasioni. Kemi humb pasionin.”, u shpreh Kazhani./a.m.