Ministri gjerman: Çelja e negociatave me Shqipërinë të bëhet sa më shpejt, BE ka interes në rajon

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkon që çelja e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të bëhet sa më shpejt.

Mendoj se BE ka interes në këtë rajon”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Helsinki, në kuadër të bisedimeve me homologët e tij të BE-së, ku merrnin pjesë edhe kolegët nga Ballkani Perëndimor.

Kjo është e rëndësishme për të parandaluar të tjerët, të cilët jo domosdoshmërisht bien dakord me vlerat tona, nga zgjerimi i influencës së tyre në rajon”, theksoi Maas në një referencë të hapur për Rusinë dhe Kinën.

Maas argumentoi sot se nuk ishte e nevojshme që përpjekjet e dy vendeve të vlerësoheshin veçmas, ashtu siç ishte sugjeruar.

g.kosovari