Mimoza Rexhvelaj, trendafili i poezisë

Nga Ndue BACAJ

Të shkruash një portret sado modest per një poete të talentuar e afirmuar bindëshem kombëtarisht (e pse jo edhe nderkombetarisht), si Mimoza Rexhvelaj, nuk është e lehtë edhe nëse je profesionist i zoti i kesaj fushe. Portreti i poeteve të vertet si Mimoza duhet të ngjasojnë me një poezi në vetvehte. Meqense poezia buron nga shpirti ajo nuk lexohet vetem “matrialisht” çfar është shkruar në “vargje”, por mbi të gjitha poezia duhet ditur të “lexohet” çfar shkruhet në mes vargjeve, se aty mrizon shpirti dhe mesazhi i saj… Megjithse unë ndjejë “mangësi” në këtë “fushë” mora penden të shkruaj një portret edhe pse të vogël, per poeten Mimoza Rexhvelaj, që siç ka emrin e një lule të njohur ajo është vetë një lule e bukur e plot shkelqim e poezisë. Perveç pendës per ketë portret mora edhe guximin, pasi potetet e vertet dinë jo vetëm të falin (nëse gabon), por falja e tyre është një “poezi” që tingëllon si fjala të lumtë…

Pak nga curriculumi i Mimozës
Poetja e talentuar Mimoza Rexhvelaj ka lindur me 21 janar 1981, dhe është vajza e të ndjerit Xhelal Cufaj nga fshati Grizhe i Malësisë Madhe. Familja apo më sakt fisi “Cufaj” është i njohur ndër mote per fisnikri e atdhetari. Babai i Mimozes, Xhelali ka qenë i denuar politik nga regjimi dikatatorial komunist. Xhelal Cufaj ka qenë edhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Malësisë Madhe, ku pas ardhjes në pushtet të kësaj force politike me 1992, ai u zgjodh antar i këshillit të rrethit të Malësisë Madhe dhe drejtor i ndermarrjes së peshkimit, detyra që i kreu me devotshmeri e korrektesi deri sa një aksident automobilistik i mori jeten tragjikisht para kohet. I thashë keto per të treguar ambientin familjar ku ka lindur dhe është rritur (jo pa veshtirsi) poetja Mimoza Rexhvelaj. Në moshë të re znj.Mimoza Rexhvelaj dashurohet dhe martohet me Fahri Rexhvelajn, një bashkeshort model e i perkushtuar, i cili duke parë intelektin, talentin dhe pasionin e bashkeshortes tij, Mimozës, ai e ka mbeshtetur e ndihmuar pamendyshje në rrugen e saj të arsimimit dhe “kultivimit” të poezisë, që vetem një mendje e shpirt i talentuar si Mimoza mund ta “prodhojë”. Mimoza Rexhvelaj ka perfunduar studimet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në degen Gjuhë-Letersi, nga ku ka marrë titullin “Mësuese”, gjithashtu ka fituar graden “Master” në “Etnokultur”. Znj. Mimoza Rexhvelaj duke kujtuar vuajtjet e babit të saj e më gjërë nga padrejtesia e regjimit të kaluar, por edhe reminishencat e të kaluares që shpesh njerrin krye edhe sot në demokraci e pluralizem, Ajo po perfundon me sukses edhe Fakultetin Juridik (Drejtësisë), gjë që duket se në të ardhmen do t’i bejnë “sfidë” kohës, duke u bërë edhe një juriste po aq e aftë dhe e talentuar sa është poete dhe mësuese. Mimoza Rexhvelaj ka botuar deri tani katër libra me poezi :
1-Dashuri ti je mëkati im
2-Fshima Lotin
3-Jepi fjalës kohë
4-Vrap i çmendur
Dhe librin (studimor –letrarë) – Vështrim mbi poezinë e Diasporës.
Mimoza e sukseshme edhe në veprimtari të tjera letrare kulturore.
Mimoza Rexhvelaj në vitet e fundit ka botuar herë pas here në shtypin letrar duke u perfshirë në disa antologji poetike, si “Korsi i hapur” 1. 2. 3. –botim i Pegasi-t ; “100 poetë per dashurinë” ; “Struga 2012’. Mimoza është perfshirë tek antologjitë “sabbat”, ”Fluturim Pulëbardhash”, ku u vlersua me “Mirnjohje”, si dhe tek “Penda e Shkodrës” 1 dhe 2, botim i Shoqatës Shkrimtarëve Shkodër, ku është antare aktive e saj. Mimoza per punen e saja është vlersuar me çmimet : “Penda e artë e Migjenit”, “Ibrahim Rugova” në Istog, “Mirnjohje” në “Takimet e Letrave” në Ulqin. Mimozës i është dhënë titulli “Poete e talentuar” nga revista “Fjala”, “Poete e psikologjisë dhe performances” nga Pegas Albania, “Mirnjohje” tek “Ora e Maleve” në Rozhajë, si dhe “Mirnjohje” nga revista “Laburemos” etjer.
Vlenë të theksohet se Mimoza Rexhvelaj është po kaq e sukseshme edhe si bashkëshorte, nënë e tre fëmijëve, si mësuese dhe si e angazhuar në politikë, ndonse sot nuk është e mjaftë koha e të sukseshmëve …Mimoza aktualisht është antare e kryesisë së degës Partisë Demokratike të Malesisë Madhe, dhe një ndër antaret më të vlefshme të keshillit të Bashkisë (M.Madhe)…
Mendime rreth poezive të Mimozës
Per të dhënë disa mendime rreth poezive të Mimoza Rexhvelajt, zgjodha librin me poezi “Vrap i Çmendur” i poeteshes Mimoza Rexhvelaj. Liber i cili mendoj se afirmon mrekullisht pjekurin brilante të poeteshes sonë. Unë nuk jam livrues i mirfilltë i poezisë, por jam një lexues i vemendshëm dhe adhurues i hershem i poezisë dhe per ketë “aresye” unë e konsideroj vehten amator i ketij zhanri letrar, veçanarisht perpara vlerave artistike, filozofike e psikologjike, që permbajnë edhe 72 poezitë e librit “Vrap i çmendur” i poeteshes së re në moshë, por të vjeter në krijimtari. Libri “Vrap i çmendur” është i fundit nga rradha (deri tani) me poezi i poeteshes sonë Mimoza Rexhvelaj, e cila siç ka emrin e një lule, lule është edhe ajo vetë, ku unë nuk po mundem ta “ndajë” a është lule e poezisë apo poezi e luleve vetë Mimoza. Është një fat i madh që nuk e ka gjithkush per t’u bërë poet apo poete. Nuk ka të ri a të re që dashuron që të pakten një herë nuk ka ëndërruar të shkruaj poezi, pasi dashnia dhe poezia kur janë të verteta nuk mund të ndahen. Poezia e Mimozes kur e lexoj më mahnit e më mrekullon por edhe më kthen dekada më prapa tek ëndërrat e mia, madje te ato ëndërra që u vyshken, sepse nuk munda t’i ujisë kurr me poezi. Poezitë e Mimozes në keto kohë të trazuara, ku më shumë lindin ferra (politike e sociale) se lule, më duket se sjellin risi, pasi edhe shpirti dhe zemra e Mimozes nga lindin poezitë e saj janë jo pak të trazuara nga padrejtesit profesionale e sociale, por Mimoza në vend që të prodhojnë “poezi me gjemba”, per të “therë” të pamerituarit e luleve, ajo “prodhon” poezi lule që në vend të gjembave të urrejtjes janë mehlem, në mos per të sheruar, per të perballuar shpirterisht kohen… Të gjitha poezitë e librit “Vrap i çmednur” janë të mrekullueshme dhe domethenëse, por unë mendova të veçoj ato me titull : Asgjë e re në horizont, Sot, Vrap i çmendur, Per ty, Impulse dhe instikte, S’ka ngjyrë loti, Kjo jam, Mbretëresha pa mbretëri, Babi më sheh prej larg, Rrugë pa kthim, Gjarpërushes, Sudoku që më trishton, Duke dalë nga tuneli i tundimit etjer.
Per të mbyllë fjalet e mia të vogla para permbajtjes të madhe të poezive të Mimozes, mendova të citoj pesë vargje nga poezia ; Impulse dhe instikte :
Poezitë janë perlat e shpirtit,
Me guackat e smeralda ngjajnë,
Veshin vello gri,
E valle ja marrin,
Nuk e di se si !
Megjithse Mimoza e mbyllë poezinë keshtu, ajo në fakt e dinë, por duhet ta dimë edhe ne të tjeret, dhe e ka gjë më bukur se ta dimë permes poezisë …
Në vend të një epilogu
Në mbyllje të ketij portreti mendova të citoj disa vargje nga poezia më shumë se domethënëse e Mimozës ; Babi më sheh prej larg, poezi të cilen ja kushton babait saj të ndjer, që e donte aq shumë, por që ftakeqesisht kjo dashuri në mes fëmisë e prindërit u nderpre, atëherë kur Mimoza kishte më nevoj se kurr, gjë që e tregon edhe poezia…
Babi më sheh prej larg
…………………………
Ndodh në qerpikun e njerit sy
Një gogel loti tinzisht të fshihet,
E prej lartësive që nuk maten
Babi më sheh e mahitet !

Mahitet pse unë s’heq dorë
Nga e drejta per të qenë shpirt i lirë,
Ani pse guri i sifizit sfilon
Ashtu çapkën në rrëpirë.

Më mirë babi më pate thënë
Krejt lirshëm e pa tundim :
-Bijë, lodhu që të jesh dikush
Mëkat të mos mbetësh gjaku im !

Mimoza Rexhvelaj me punen dhe vepren e saj ka treguar e tregon se amanetin e babit saj të dashur e ka ruajtur si gjënë më të shnjtë e të shtrenjtë, pasi është perpjekur sukseshëm ta vënë në jetë, gjë që e ka bërë Mimozen të jetojë në çdo moment jo vetëm me amanetin dhe ëndërren e bukur të babit të saj, por të jetoj shpirterisht edhe me babine saj të paharruar…
Mimoza suksese …
Malesi e Madhe, Maj-Qershor 2017