Mimoza Çobo një zë këndues pasionesh të fuqishme, një hir i dlir i shpirtit të poetes

Dy fjale dhe nje mekim me perzemersi per krjimtarine e poetes, Mimoza Çobo. Nuk eshte asnjehere e lehte te perpiqesh te perkufizosh me nje dore fjale ate qe permbledhtaz eshte te poetja, sublimja e krijimit, ajo qellore qe e shnderron shpirtin e poetit ne nje shpend qe rrok lirite dhe çdo permase tjeter zoterimi te eterit. Sepse, “poetit nje perendi i rri prane”.

Mimoza Çobo eshte nje ze kendues pasionesh te fuqishme dhe nje hir i dlir i shpirtit. Poezia e saj eshte perjetuese. Merr dhe jep permes nje kodi te fshehte komunikimi. Troket lehte ne shpirtin e ndjenjave delikate dhe zgjon stuhi rrapellitese ne çdo fole, ne çdo kraharor. Iken dhe vjen per te mbetur me vargun, me metaforen, muzikalitetin, nje endje qe ysht, shkundullin, permend, zgjon. Ajo i flet çdo zemre, siç i flakerine çdo pasioni.  Poezia per secilin nga ne thot diçka ndryshe ngase kane perkufizuar qindra poete, por ajo e poetes, Mimoza Çobo, ka nje ligjerim dhe nje force qe e tejçon kete ze, kete jehone, kete endje qe vjen per te gjetur te secili nga ne preher per ta perkundur kete ndjenje. Te shumte jane poetet qe kane lidhur emrin dhe jeten e tyre me sublimen e krijimit, Çobo, padyshim eshte njera prej tyre. Varg pas vargu, poezi pas poezie, rime pas rime, ajo shperfaq çfare ka te shtrenjte dhe te shenjte.

Disa nga poezite e saj, te huazuara nga publikimet ne Facebook, tregojne se ku qendron Mimoza Çobo, se çfare vendi meriton poezia e saj, ajo krijimtari qe e ben ate poete dhe i lejon asaj te jetoje poetikisht. Per te poezia eshte nje gjallim energjishe te pushtetshme. Kesisoj tek ajo poezia eshte gjithçka qe ajo ofron ne permbushjen e atij obligimi qe çdo krijues ka si mision.  Albert Vataj

 

LERMË TË SHTRIJ RRËNJËT TEK TY!

Lermë të shtrij rrënjët në gjak,si hardhia në ujë,
të më shpërthejnë bisqe nëpër gjinj e gjunjë,
në degët e mia të kulloj fruti pjekur nga zjarrmia,
ti i dhënë pas qejfeve,të zbresësh mbi hiret e mia.

Mos prish gjethet e mishta,teksa gris fustanin,
gonxhen e afshtë thithe,pa rrëzuar nektarin,
thëngjill përvëlues,nëse rrëshqet mbi lëkurë,
mos u bëj furtunë,që merr me vete zaje e gurë!

Teksa shkon e vjen nëpër hire,si vetëtima,
lulet nën gush,mos i shtyp me psherëtima,
mos më krahaso në dashuri me asnjë tjetër grua,
shtyllë torture,mos më bëj,për qejfet e tua!

S’e martesa është e shenjtë dhe shtrati martesor,
po u vyshk dashuria,bie këmbana e funeralit mortor,
pas saj vyshken gjithë bisqet e çelura në lëkurë,
planeti pjellor i gruas,nuk lind krijesa kurrë.

Lermë të shtrij rrënjët në gjak,si hardhia në ujë,
të më shpërthëjnë bisqe nëpër gjinj e gjunjë,
më mbaj në shpirtin tënd,si të vetmen grua,
që ngroh me diell dhe dashuri qelizat e tua!

 

VJEN DHE IKEN, SHTËRG MALLUAR…

Porsi shtërgu vjen malluar,
vjen e ulesh prehërit të gjorë,
dy-tri lotë rrëzon gëzuar,
edhe qan e s’pushon dot…

Porsi shtërgu ikën shpirtvrarë,
duke vdekur pak nga pak,
se ke lënë një vashë pa zjarr,
se mbanë gjirit një merak;

Për të qarën e një gruaje
të një nëne në lotë larë,
në lotë larë babanë me vuajtje,
hapur lënë dheut një varr.

Dhe të iku djalëri e bukur,
dhe pranvera iku heshtur,
heshtur qanë lulja strukur,
gjirit tharë dhe gjirit tretur…

Dhe mbete gjithë jetën larg,
helm’ vetmia të ka vrarë,
përpëlitesh nëpër shparg,
duke qarë e duke sharë…

Vjen e ikën, shtërg hutuar ,
herë i njohur ,herë i huaj,
mallin nxjerr ku je i ftuar,
atje ku plisi të thotë;më duaj!

E kur gjirit vlon një mall,
çel një rreze në vatan,
e një shpresë syrin e ngjall,
mbinë e çel gjirit pa anë…

Dhe rend shtërg i përmalluar,
përmalluar pas trëndeline,
dhe të zë pjalmi tek puth urtuar,
nje manushaqe pavdeksie…

KUJDES NGA BURIMET EROTIKE!

Ti s’e di ç’bën buza,kur shkund thithkat magjike,
stalaktide pjalmi rrëzon nga shpellat karstike,
ti s’e di ç’bën,kur kridhet në oazin e kërthizës,
gjethet e mishta dridhen, si telat e lirës.

Kujdes i dashur,nga flladet e sisëve,bëj kujdes,
po të futën në kurth,as unë s’e di ç’të pret,
e nëse befas rrëshqet nëpër burime erotike,
mos thuaj,pse më përtypi vala ekzotike?!

Lermë i dashur,të ngjall me esencë magjike,
metamorfoza erotike s’është aspak tragjike,
të thërrmon siç thërrmohet një statujë kristali,
të tund në djepin e afshit gjersa shpirti të dali.

Pastaj,mrekullisht mbledh të tuat thërrmija,
qelizat e shpërthyera,i ngjit me shkëndija,
dhe pse sisa të rrufit me buzën e saj konike,
sërish do duash të të përtypi vala erotike.

Për ty që thith burime erotike me rrëmbim,
s’është çudi të të ndodh i madhi pësim,
prandaj kujdes me pasionin që ke nisur,
se mund të përfundosh një rob i vidhisur!

MOS THUAJ NËNË,MË DHEMB ZEMRA!…

Mos thuaj nënë,më dhemb zemra,mos thuaj,
shpata e dhimbjes më gjakos dhe vuaj,
erës i lutem t’më sjellë,në folenë e vjetër mua,
të mos pushoj se thëni;Të dua nënë,të dua!

Mos thuaj nënë,më dhemb gjoksi,mos thuaj,
aty ndihem foshnje dhe pse jam nënë dhe grua,
kur kokën aty mbështes,grindem si atëherë,
kur kisha lënë sisën e qumështi më ndillte me erë.

S’e aroma e qumështit rrjedh buzëve,si vesa,
rrjedh e gjarpëron nëpër damarë dhe eshtra,
ndaj,mos thuaj nënë,më dhemb zemra,mos thuaj,
jam fryt i barkut tënd,si zog i humbur vuaj!…