Meta dekreton Edi Ramën Kryeministër, kreu i mazhorancës: Marrëdhënia me të e njëjtë…

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën Kryeministër të vendit. Dekreti vjen menjëherë pasi Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Pritet tashmë që emrat e ministrave të shkojë në Presidencë për dekretim e më pas qeveria do të marrë votëbesimin në Kuvend.

Ditën e hënë Rama do të prezantojë në Kuvend programin dhe kabinetin e ri, ndërsa në mesjavë do të dekretohen ministrat e kabinetit qeveritar.

Pas zyrtarizimit të dekretit dhe votimit të Ruçit në krye të Kuvendit, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ai ka falenderuar Metën që nuk ka vonuar nxjerrjen e dekretit, duke e bërë të lehtë sipas tij nga ana proceduriale rrugën drejt seancës ku do të prezantohet programi i qeverisë.

“Falenderoj presidentin për shpejtësinë me të cilën ka reaguar, duke e bërë të lehtë nga pikëpamja proceduriale rrugën drejt seancës të së hënës”, tha Rama.

Ai shtoi më tej se “Për mua personalisht, marrëdhënia me Metën  ka qenë e njëjtë. Unë e kam thënë dhe më parë, edhe kur situata nuk dukej aq premtuese, me të mbaruar dallgët e fushatës, dhe pas humbjes së zgjedhje ishte një moment fatkeq për të”.

/a.m.